div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-598 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E dhimbshme: Ky është i riu shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali

Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën Edmond Gjocit, 39 vjeç, me origjinë shqiptare, i cili jetonte në Tuoro sul Trasimeno, në rajonin e Umbrias, Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor SR71, pranë Riccio-s, një fshat i vogël në komunën e Cortonës, pranë kufirit me Castiglione del Lago.

Gjoci, i cili punonte si kopshtar, po shkonte drejt vendit të punës. Për shkak se nuk kishte leje drejtimi, ai priste një mik që ta merrte me makinë. Ndërsa qëndronte në anë të rrugës, ai u përplas me forcë nga një makinë Lancia Y, e cila doli nga korsia dhe i mori jetën në vend, pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Automjeti drejtohej nga një 19-vjeçar, nxënës i shkollës së mesme, i cili po shkonte në shkollë në Cortona.

Për arsye ende të paqarta, ai humbi kontrollin e mjetit dhe rrëshqiti në drejtim të kundërt të rrugës, duke përplasur Edmondin në mënyrë fatale.

Edmond Gjoci ( Foto e publikuar nga mediat italiane )
Ekipet e ndihmës së shpejtë 118, përfshirë edhe helikopterin Pegaso, mbërritën menjëherë në vendngjarje, të gatshëm për ta transportuar viktimën drejt spitaleve të Scotte ose Careggi, por çdo përpjekje për ta shpëtuar rezultoi e kotë.

Edmond Gjoci ndërroi jetë në vend, për shkak të plagëve të rënda. Edhe masazhi kardiak u provua i pasuksesshëm.

Viktima ishte baba i një vajze të vogël dhe kishte vite që jetonte e punonte në Itali.

Sipas procedurës standarde, drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testeve për konsum alkooli dhe lëndësh narkotike, por rezultatet ende nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, automjeti dhe telefoni i të riut janë sekuestruar nga karabinierët, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Rruga ku ndodhi ngjarja është e njohur për numrin e lartë të aksidenteve, shumë prej të cilëve me pasojë vdekjen.

Djali i Mimoza Mustafës maturanti më i bukur? Mimoza sjell foton e ëmbël krah tij!

Mimoza Mustafa është një nga artistet më të njohura dhe më të dashura të skenës shqiptare, e cila jo vetëm që njihet për talentin e saj, por edhe për bukurinë e saj të jashtme.


Çdo gjë që ajo bën, ka përfunduar gjithmonë me një audiencë të madhe dhe vëmendje të veçantë.

Tani, ajo ka provuar se bukuria është një trashëgimi që vazhdon, duke i lënë djali saj Bojkenit një trashëgim të jashtëzakonshme. Në mbrëmjen e maturës, Bojkeni ka vënë në pah këtë trashëgimi, duke shkëlqyer me një kostum të zi elegant.

Matura është një moment i rëndësishëm në jetën e çdo adoleshenti, dhe Bojkeni e ka shfrytëzuar atë për të treguar përkushtimin dhe elegancën e tij.

Një vigjilje e jashtëzakonshme ku ai mori vëmendjen e të gjithëve, duke u bërë tema e bisedave. Komentet për pamjen e tij ishin të shumta, me shumë njerëz që e quajtën “djalosh simpatik” dhe “mashkull të bukur”.

Bojkeni nuk është thjesht djali i Mimoza Mustafës; ai ka ndërtuar një identitet të vetin dhe duket se është një djalë me të cilin do të duhet të lidhen shumë e shumë të rinj. Një shenjë e qartë e kësaj është përkrahja masive që mori nga miqtë dhe familja e tij, duke e mbështetur në këtë përvojë të veçantë.

Çfarë ndodhi? – Kaderi shfaqet e pikëlluar dhe në të zeza

Kader Kicaj, një nga personazhet më të komentuara të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, duket se po ndërmerr një hap të ri në karrierën e saj, këtë herë në fushën e aktrimit.


Së fundmi, ajo është parë në një foto të publikuar në Instagram nga aktori i njohur Rifat Smani.

Kaderi shfaqet e veshur tërësisht në të zeza, me një stil më serioz, krejt ndryshe nga imazhi i saj i zakonshëm që jemi mësuar të shohim gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë dhe në rrjete sociale.

Edhe pse nuk ka pasur ende një konfirmim nga vetë Kaderi, amja e saj e re dhe prania në një story pranë një aktori sugjerojnë një përfshirje të mundshme në botën e artit skenik.

Ajo ka qenë një nga figurat më të njohura në media dhe tani po tregon një anë tjetër të saj, duke përqafuar një rol më artistik.

Interesi për Kaderin është rritur ndjeshëm që kur ajo doli nga Big Brother VIP, dhe shumë ndjekës po e shohin atë si një model që mund të bëjë një kalim të suksesshëm nga reality show në aktrim profesional. Shpeshherë, artistët që dalin nga formate të ngjashme përballen me sfida të mëdha, por Kaderi duket se ka një strategji të qartë për të avancuar në këtë drejtim.

Më shumë se kaq, Kaderi ka kuptuar rëndësinë e imazhit dhe perceptimit publik. Stili i saj i ri në këtë foto, i shoqëruar me një pamje serioze, i jep asaj një dimension tjetër, duke e pozicionuar si një individ që është i përgatitur për sfida artistike. Kjo ndryshim mund të jetë një sinjal i rëndësishëm për ndjekësit e saj, të cilët presin me padurim të shohin atë në projekte të reja dhe emocionuese.

Pasi u intervistua nga Prokuroria – Kurti ka dy fjalë për Pecin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lartë kontributin e Ministrisë së Bujqësisë dhe ministrit në detyrë, Faton Peci, në rritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit, ndonëse ky i fundit është nën hetim nga organet e drejtësisë për një rast të dyshuar për korrupsion.

Sipas tij, Peci ka qeverisur mirë me ministrinë e Bujqësisë.

“E kjo padyshim është edhe rezultat i trajtimit me prioritet e seriozitet që i kemi bërë sektorit të bujqësisë dhe qeverisjes së mirë e të suksesshme të ministrit të linjës, Faton Peci”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Panairi AGROKOS & Agroturizëm 2025 – një ngjarje e përvitshme ku përfaqësohen prodhues të kulturave bujqësore, përpunues të frutave dhe të produkteve blegtorale, kompani të makinerive bujqësore, pijeve artizanale, ambalazhimit dhe standardizimit dhe agroturizmi, një sektor i cili po kthehet në një pasuri të re për vendin tonë.

E kjo padyshim është edhe rezultat i trajtimit me prioritet e seriozitet që i kemi bërë sektorit të bujqësisë dhe qeverisjes së mirë e të suksesshme të ministrit të linjës, Faton Peci.

Për herë të parë, janë ndarë 300 milionë euro për 120 mijë fermerë përmes granteve dhe subvencioneve, me ç’rast mbështetja për grurin është rritur me 275%, e për bujqësinë organike me 500%.

Janë rehabilituar sisteme ujitjeje për mbi 11 mijë hektarë dhe është rritur për 50% toka e punueshme bujqësore për vetëm katër vjet – nga rreth 80 mijë hektarë në mbi 120 mijë hektarë.

Prodhimi vendor dhe konkurrueshmëria e produkteve tona në tregje të huaja është rritur. Nga viti 2019 deri më sot, eksporti i domateve, zarzavateve dhe perimeve të konservuara është shumëfishuar.

Në blegtori kemi ndarë mbi 13 milionë euro për ndërtimin e 93 stallave të reja, shtimin e mbi 2,000 krerëve gjedhe dhe blerjen e dhjetëra traktorëve.

Për herë të parë janë kthyer në pronësi të shtetit prona me vlerë miliona euro, të cilat më parë ishin tjetërsuar në mënyrë të paligjshme. Kemi kthyer besimin te ligji, te drejtësia dhe te mbrojtja e pasurisë publike. 30 mijë fermerë në baza vjetore janë dëshmitarë përfitues të angazhimit të ministrisë dhe qeverisë në përgjithësi.

 

Pas intervistimit, Peci shfaqet me jelekun e kuq siç e vishte presidenti Rugova

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pas një intervistimi pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës.

Ai u intervistua në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Pas lirimit avokati Tualand Hodaj, ka publikuar një foto me Faton Pecin.

Ajo çka tërhoqi vëmendjen është se ministri u shfaq me jelekun e kuq që e vishte presidenti Rugova.

Capital T humb personin e ngushtë të familjes, ndan fjalët lamtumirëse

Sot është një ditë e kobshme për Capital T dhe familjen e tij.

Reperi i njohur po përjeton një moment të dhimbshëm, pasi ka humbur një nga personat më të dashur të familjes së tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të axhës së tij, Bajram Qazim Ademi, i cili ndërroi jetë ditën e sotme.

“I përjetshëm kujtimi për ty Axh. Qofsh i Parajsës” – shkroi ai, duke ndarë një fotografi të njoftimit mortor të të ndjerit.

Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar me tone të ashpra pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale që përfshiu ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.


Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi ndërhyrjen si një “inskenim të gërditshëm” të udhëhequr nga prokurori Blerim Isufaj. Ajo e mbrojti fuqishëm ministrin Peci, të cilin e quajti “ministrin më shembullor të këtij mandati”.

Sipas saj, veprimi i Prokurorisë nuk është asgjë më shumë se një “hakmarrje e shëmtuar” ndaj angazhimit të ministrit Peci në luftën kundër korrupsionit.

“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë,” shkroi Gërvalla në reagimin e saj.

Faton Peci lirohet në procedurë të rregullt

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është liruar me procedurë të rregullt pasi është intervistuar nga Njësia e Veçantë Hetimore

Ai u intervistua në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Lajmin e ka konfirmuar Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

“Ka përfunduar. Z. Peci është liruar në procedure te rregullt”, ka thënë Luta.

Me autorizimin e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës kreu bastisje në katër lokacione, përfshirë edhe Ministrinë e Bujqësisë.

Prokurori Shala bëri të ditur për media se hetimet në lidhje me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

E papritura në pushime, Adelina Tahiri përballet me një situatë të pazakontë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë pushimeve të saj në Vjenë, Austri.

Teksa po qëndron në një hotel luksoz, një ngjarje e çuditshme e ka befasuar krejtësisht – dritarja e dhomës së saj është rrethuar nga një numër i madh bletësh.

Ngjarja ka ndodhur papritur dhe ka shkaktuar shqetësim tek këngëtarja, e cila nuk ka hezituar të kërkojë ndihmë nga autoritetet austriake.

Në një reagim të shkurtër në Instagram, Adelina është shprehur se nuk ka përjetuar kurrë më parë një situatë të tillë dhe se mbeti e habitur nga ajo që pa.

“Asnjëherë në jetë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Adelina duke e përshkruar skenën si të pazakontë dhe të frikshme.

Rrëfehet reja Mihrije Brahës, tregon se ku e takoi për herë të parë Platorin

Reja e Mihrijes tregon se ku e takoi për herë të parë Platorin, të fejuarin e saj.

Platori është i njohur si djali i këngëtarit Naim Abazi dhe këngëtares Mihrije Braha, kohë të gjatë ai nuk përflite në media deri së fundmi kur u fejua.

Fejesa e tij bëri bujë kjo nga fama që kanë prindërit e tij, duke u komentuar mjaft shumë nga mediat dhe publiku për atmosferen, dukjen e tyre e të ftuarve, pasi kishte mjaft shume te ftuar.

E nga ajo ceremoni për publikun u bë e njohur edhe e fejuara e Platorit, Tringa e cila është goxha aktive në rrjete sociale duke sjellur momente nga përditshmëria, së fundmi ajo u pyet në Instagram nga ndjekësit se ku është takuar me Platorin ku nu hezitoi të përgjigjet:

“Për herë të parë u takuam në prishtinë por unë dhe Platori kemi një histori shumë të gjatë dhe interesante andaj është e vështirë të thuhet me pak fjalë”, ishte përgjigja e Tringes./InfoKosova