div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-599 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Le të vriten edhe 20 mijë fëmijë në Gaza” – Deklarata tronditëse e aktivistes shqiptare

Një deklaratë e dhënë gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë televizive nga aktivistja shqiptare që jeton në Izrael, Jeta Gani, ka tërhequr vëmendjen për shkak të përmbajtjes së saj të fortë dhe gjuhës së përdorur.

E ftuar në një emision televiziv Gani shprehu mbështetje të plotë për veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Sipas saj, ajo që po ndodh në Gaza është pasojë direkte e sulmeve të Hamasit ndaj popullsisë izraelite, shkruan Gazeta Imazhi

Deklarata e saj e plotë në lidhje me këtë çështje ishte si më poshtë:

“Hamasi u ka marrë jetën të rinjve që jetojnë në Izrael, dhe për këtë arsye po ndodhin vrasjet në Gaza. Le të vriten edhe 20 mijë fëmijë të tjerë në Gaza, ç’na duhet ne?” – tha Gani në transmetim të drejtpërdrejtë.

Jeta Gani është një qytetare shqiptare me banim në Izrael, e cila ka dalë publikisht edhe më parë me qëndrime të forta në mbështetje të shtetit izraelit. Kjo deklaratë është një nga më të drejtpërdrejtat dhe më të ashpra që ajo ka bërë deri më tani në kontekstin e konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Hamasit.

Livia bën veprimin e papritur ndaj Mevlanit

Raporti i Livias dhe Mevlanit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve.

Livia ka ndarë disa kujtime me Mevlanin në llogarinë e saj, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar dhe spekuluar për një mundësi ribashkimi të çiftit.

Duke rikthyer këto momente të kaluar, Livia ka lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre mund të ketë një mundësi të re, megjithatë nuk ka konfirmuar asgjë.

Ky veprim ka bërë që fansat të ngrihen pyetje mbi statusin e marrëdhënies së tyre, dhe tashmë mbetet të shihet në vazhdim nëse ata do të provojnë përsëri një lidhje.

Për momentin, nuk ka asnjë informacion të ri rreth lidhjes së tyre, por mbetet të shihet.

ZRrE-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme, merr dy vendime të rëndësishme
Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje, ZRrE-ja ka marrë dy vendime që ka të bëj me liberalizimin e tregut të energjisë.

Bordi ka marrë vendim që t’i lëshohet licenca kompanisë VOLTKOS dhe t’i njihet licenca e AI EnergyX

“Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të lëshojë licencën për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen VOLTKOS S Sh.p.k., një hap ky që kontribuon drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, sipas parimit të reciprocitetit, Bordi ka njohur licencën e ndërmarrjes AI EnergyX – Dega në Kosovë, duke i mundësuar kësaj kompanie që të veprojë në tregun vendor në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Vdes në Austri i riu nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave në rrugën L1436 në Perg të Austrisë ku la të vdekur 21 vjeçarin nga Kosova.

Pas intervenimit të emergjencës austriake përmes helikopterit, thuhet se i riu kosovar ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin më të afërt.

Ndërkohë, 29 vjeçari tjetër i aksidentuar, ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar nga spitali.

Policia austriake ende nuk ka dalë me një sqarim për shkakun e këtij aksidenti fatal dhe për mënyrën se si ndodhi.

Për këtë rast ka shkruar edhe mediumi austriak “Heute.at”.

“Ka me dalë në shesh e vërteta”, çka po paralajmëron vëllai i Festimit…!

Vëllai i viktimës së 9 majit në Rugën B në Prishtinë, Festim Isufi i cili u gjet i vdekur në banesën e tij, e për të cilin raporti i autopsisë tha se vdiq si pasojë e dy plagëve fatale nga thika të marra nga gjithsej 7 prej tyre, ka folur për ngjarjen e rëndë për të cilën akoma detajet janë në ‘mjegull’, raporton GazetaDemos.

Teksa foli për vetit e viktimës, ai shtoi se po punojnë shumë për zbardhjen e rastit duke potencuar se të gjitha pistat ia kanë lënë organeve të rendit, me çrast uroi që kjo tragjedi mos t’i ndodh askujt.

“Saktë nuk e mbajë në mend kur kemi fol, por pasi zanatet tona janë krejt të ndryshme, kemi fol veç qysh je, a je mirë, qysh po shkon puna. U kanë një njeri i veçantë në familje, u kanë ma i vogëli i familjes. Besoj që drejtësia ka me shku në vend, për këtë punë jemi duke punu shumë, shumë, shumë, shumë. Ka me dalë në shesh e vërteta”, u shpreh ai.

“Na si familjarë nuk e kemi fajësu Rinën, për tjera sene ia kemi lanë Policisë dhe Hetuesisë me u marr me atë punë, se çdo sen që thuhet…në Gjermani thonë ‘fjalët i merr era’…”.

I pyetur se a e kanë pyetur bashkëshortën e Festimit, Rinën për ditën tragjike, ai u shpreh se “nuk kemi dashur me lujtë ping-pong me fjalë”, teksa shtoi se nuk e kanë fajësuar asnjëherë të njëjtën për rastin tragjik.

“Jemi kanë në varrim. Jemi taku me Rinën. Në ato momente s’kemi pas shkëmbim fjalsësh se u kanë qaq rast i rëdum, s’kemi me pas çka me fol veç jemi përqaf”, shtoi ndër tjera ai.

“Ne s’i familje nuk dimë asnjë detaj. Na nuk e kemi fajësu Rinën. Nuk është e vërtetë që u fajësu Rina. Deri në momentin që del e vërteta në shesh, fajtor nuk është kërkush. Na mundemi me dyshu në krejt botën, ama dyshimi dhe fakti i vërtetë janë dy botë të ndryshme”, tha ai në “Kosova Today”.

Nenad Rashiq për incidentin në Veri: Maturantët s’ishin fajtorë, ishin të gjithë viktima

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, ka folur për incidentin e fundit të ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Ai ka thënë se të gjithë maturantët ishin viktima atë ditë, meqë ata po festonin si për çdo vit, fundin e vitit shkollor.

Rashiq ka thënë se maturantët s’janë fajtor dhe se s’kanë qenë as nën ndikimin e Arsenijeviqit.

 

 

“Kisha thanë që viktima janë të gjithë maturantët. Maturantët s’janë fajtor sepse po festonin fundin e vitit shkollor”, ka thënë Rashiq në Klan Kosova.

“S’ka ndodhë diçka spektakulare, kjo ndodh për çdo vit”, është shprehur Rashiq.

Ndryshim i dukshëm te Blero, a ka bërë ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë.

Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe do ta mbyllë kapitullin në karrierë.

Veç kësaj, ai tani po diskutohet për një gjë krejtësisht tjetër, që nuk ka të bëjë me muzikën.

Në një intervistë të fundit, krijuesi i hitit “Fotografia” mori vëmendje me paraqitjen.

I njëjti shihet të kete bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, gjegjësisht në mollëza.

Ish-fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 duket se nuk e ka problem këtë pjesë, meqë shumë nga të famshmit përfshihen në të tilla gjëra.

Sidoqoftë, albumi i ri i Bleros pritet të lansohet me datë 31 maj.

Aksioni në ministrinë e Bujqësisë, Haxhiu e quan plan për ta dëmtuar Pecin e Kurtin

Deputetja e LVV-së, ministre ne detyrë e Drejtësisë, tha se ka një plan për të dëmtuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci dhe qeverinë në detyrë, Kurti.

Në një prononcim për mediat, ajo tha se Peci, sa ka qenë ministër “dhe sa vazhdon të jetë”, ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe se, sipas saj, s’ka asgjë për të fshehur”, raporton Klankosova.tv.

“Jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa ka qenë dhe sa vazhdon të jetë në Ministri të Bujqësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ai. Ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur gjithë këtë plan për të dëmtuar ministrin Peci dhe qeverinë Kurti. Nuk ka asgjë për të fshehur, dhe do të jetë i gatshëm kurdo që ftohet nga institucionet përgjegjëse”, deklaroi Haxhiu.

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, sot ka zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë për të zhvilluar hetime mbi kontratën e dyshimtë për fabrikën e përpunimit të mbetjeve shtazore

Lushtaku: Nuk qëndrojnë pretendimet se ka deputetë të PDK-së që e votojnë Haxhiun

Mërgim Lushtaku, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se nuk qëndrojnë pretendimet se ka deputetë të kësaj partie që e votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

 

Para fillimit të seancës konstituive, përpjekje kjo e 22-të, Lushtaku tha se janë “kompakt në çdo qëndrim dhe vendim”.

 

“Ne sikur edhe ju, kemi dëgjuar këtu mendime por sigurisht që ne si PDK jemi kompakt sa i përket qëndrimit tonë dhe kemi të bashkë renduar çdo vendim dhe qëndrim. Sigurisht që ne diskutojmë këtu edhe në organet tona të PDK-së dhe ne me plot besim i themi që asnjë nga PDK nuk e voton një qeveri dhe një kryesues dhe kryetar të Kuvendit siç është Albulena Haxhiu, dhe Vetëvendosjen si parti në udhëheqje të qeverisë. Prandaj, tek ne kjo nuk qëndron ky pretendim dhe besoj që do të vërtetohet në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ai.

Deputeti i PDK-së tha se janë në komunikim me bashkëpartiakët dhe qëndrimi i tyre është i njëjtë.

 

 

“Ne vazhdimisht jemi në komunikim me të gjithë kolegët deputetë dhe me të gjitha strukturat e partisë. Dhe qëndrimi jonë është i qartë, edhe çdo deputet i PDK-së e ka bërë të qartë që nuk do të votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe nuk ka asnjë bashkëpunim me LVV-në”, shtoi ai.