div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-600 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Quni: Dy deputetë të LDK-së janë target i LVV-së, i janë ofruar favore në biznese

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se dy deputetë të saj janë në fokusin e Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në postin e kryeparlamentares.

Pas ndërprerjes së seancës së 22-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, Quni tha se LDK-ja është në njohuri për bisedat e përfaqësuesve të LVV-së me këta dy deputetë.

“Dy deputetë të LDK-së janë në fokus të veçantë të autoriteteve të Vetëvendosjes. Ne i kemi njohuritë dhe informatave si dhe i kemi bisedat e këtyre dy deputetëve që janë në fokusin e LDK-së. I janë ofruar benefite të ndryshme për bizneset e tyre familjare”, tha Quni.

“Për të 22-tën herë jemi dëshmitarë të dështimit të partisë Vetëvendosje, e cila nuk po i arrin votat e mjaftueshme për votimin e kryetarit të Kuvendit. Kjo gjendje është treguese se VV-ja nuk i ka votat as për krijimin e qeverisë. Kështu që, kur një parti nuk mund t’i sigurojë votat është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën agjendë dhe të kmbëngulet pafundësisht”, tha ai.

Quni tha se “zgjidhja në këto rrethana është dakordimi për një qeverisë gjithëpërfshirëse”.

Ai u shpreh se LDK-ja gjithnjë do të insistojë “me racionalitet dhe respekt reciprok” në synimin për krijimin e institucioneve.

A do të vazhdojnë diskutimet me Fatmir Limajn, ja çfarë thotë Albulena Haxhiu

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk po i ka votat e mjaftueshme për këtë pozicion, është deklaruar sot para mediave pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit, raporton GazetaDemos.

Haxhiu kritikoi deputetët e partive tjera, duke i pyetur ‘pse po vinë në Kuvend?”, pasi shprehu keqardhje që të njëjtit nuk po marrin fare pjesë në votim.

E njëjta u pyet edhe për bashkëpunimin e mundshmëm me NISMA-n, teksa theksoi se përderisa ka pasur takime, diskutimet do të vazhdojnë ende.

“Ne po ashtu kemi theksuar që [NISMA-n] e shohim si partner tanë. Për këtë ka pasur disa takime, siç ka njoftuar edhe kryeministri Kurti. Diskutimet vazhdojnë për këtë qëllim dhe urojmë që sa më parë të përmbyllen. Para Qeverisë është Kuvendi”, tha Haxhiu.

A do ta votojnë Haxhiun? Anton Çuni e pranon se dy deputetë të LDK-së…!

Deputeti i LDK-së Anton Çuni pas  dështimit për të 22 herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se deputetët e partisë së tij po kontaktohen nga VV-ja. Ndërsa tha se deputetët të cilët më së shumti po kontaktohen nga VV janë shumë stabil dhe do t’i përmbahen qëndrimeve të LDK-së.

I pyetur se cilët deputetë po kontaktohen nga VV, ai refuzoi të flas me emra, duke pohuar se mbetet në diskrecionin e tyre që vet të deklarohen.

“Kontaktohemi nga zyrtarët e VV-së, nga ndërmjetësuesit e tyre. Êshtë fakt që dy deputetë e LDK-së janë në një fokus të veçantë të interesimit të autoriteteve të VV-së. Mbetet në diskrecionin e atyre që vet të deklarohet. Ne i kemi njohuritë, i kemi informatatat, e kemi përmbajtjen e bisedës të gjitha. Deputetët që më së shumti kontaktohen nga autoritetet e VV-së janë shumë stabil dhe do t’i përmbahen qëndrimeve të LDK-së”, tha ai.

Policia me aksion në ministrinë e Pecit, këto janë detajet e fundit

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.

Forcat policore janë duke kryer bastisje në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të kësaj ministrie.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në konfirmimin e Policisë për Gazetën Sinjali.

Çitaku: Shpresojmë që Kurti të reflektojë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë që shpreson që në seancën e sotme konstituive të ketë reflektim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kështu deklaroi Çitaku para nisjes së seancës konstituive, transmeton Telegrafi.

“Edhe sot po bëjmë ftesë që të reflektojnë. Kosova është më e madhe se secili emër i përveçëm në atë sallë. Ne jemi të gatshëm për zgjidhje. Shpresojmë që Kurti të reflektojë, qytetarët na kanë votuar për të dhënë zgjidhje”, theksoi ai.

Pamje që thyejnë zemrën: Fëmija vrapon në shkollën që digjet pas sulmeve izraelite në Gaza

Një video rrëqethëse që po qarkullon tregon një fëmijë duke vrapuar nëpër një ndërtesë që digjet në Gaza, pasi ajo u bombardua nga Izraeli, në një sulm gjatë natës që la më shumë se 30 të vdekur.

Shkolla Fahmi al-Jarjawi në qytetin e Gazës, e cila ka strehuar palestinezë të zhvendosur, u shënjestrua si pjesë e 200 sulmeve në enklavën e shkatërruar në 48 orët e fundit, tha ushtria izraelite.

Pamjet që tregojnë një vajzë të vogël duke vrapuar nëpër ndërtesë, të cilat Al Jazeera dhe media të tjera pretendojnë se i kanë verifikuar, u ndanë nga transmetuesi kombëtar izraelit Kann News përpara se të fshiheshin. Nuk është e qartë nëse fëmija në video i shpëtoi flakëve.

Imazhe të tjera nga vendi, ku ishin strehuar familjet e zhvendosura, tregojnë kufomat e djegura të të rriturve dhe fëmijëve. Në orët që pasuan, qeveria e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se rreth 18 fëmijë ishin midis të vrarëve në sulm, të cilin e dënoi si një “masakër brutale”.

Në një deklaratë, ajo tha se Izraeli ka synuar “qëllimisht dhe sistematikisht” strehimore për persona të zhvendosur “në një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe humanitare, dhe në një përpjekje të hapur për të shkaktuar numrin më të madh të mundshëm të viktimave civile”.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se kishte “goditur terroristët kryesorë që vepronin brenda një qendre komande dhe kontrolli të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, të vendosur në një zonë që më parë shërbente si shkolla ‘Faami Aljerjawi’”.

Kliko për videon

‘Ku i bane milionat’, ja si i përgjigjet Bekë Berisha komentuesit

Në rubrikën më të re në Prive by Liberta Spahiu, “Koment për Koment”, i ftuari ishte deputeti Bekë Berisha.

Ai u përball me komentet më të nxehta nga ndjekësit online dhe, në stilin e tij të drejtpërdrejtë, dha përgjigje pa dorashka për secilën.

Nga pyetjet provokuese si “Ku u bane milioner?”, deputeti Berisha nuk hezitoi të flasë hapur.

Ai madje tregoi se një komentues që kishte fyer nënën e tij nuk e kishte lënë me kaq, Beka kishte shkuar personalisht natën në shtëpinë e tij, duke e përballur direkt me fjalët që kishte shkruar.

Ndiqni përgjigjet epike të tij në materialin e mëposhtëm! /Prive By Liberta Spahiu

Aksident i rëndë në Prishtinë – motoçikleta goditet nga vetura, një 13-vjeçar në gjendje kritike

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në udhëkryqin e rrugëve “Xhelal Hajra” dhe “Murat Xhakaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me pasoja serioze për jetën e një të mituri.

Sipas burimeve nga organet e rendit, në aksident janë përfshirë: Një veturë tip Volkswagen Golf, e drejtuar nga B. H. dhe një motoçikletë Yamaha, e drejtuar nga E. C. me pasagjer E. C..

Të dy të rinjtë që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Pasagjeri, i moshës 13-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pa vetëdije dhe në trajtim intensiv.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, përfshirë njësinë e hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, të cilët kanë kryer ekzaminimet teknike dhe procedurat e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, shoferi i veturës është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësinë në këtë aksident të rëndë.