div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-603 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
A po ndryshon emri për kryeparlamentar? Ja çfarë u konfirmua nga Kurti sot

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mos konstituimin e kuvendit, e ka cilësuar si pengesë të qëllimshme nga ana e opozitës.

Sa i përket kandidates për kryetare të kuvendit Albulena Haxhiut në këtë proces, Kurti u shpreh se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga opozita përmes refuzimit të kuorumit në votimin e fshehtë.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje as në pikëpyetje. E përgjigjja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, tha Kurti.

Shuplaka e papritur – Zonja e Parë e Francës godet Macron/Pamje

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave, pasi tregon një moment të pazakontë mes Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron.

Pamjet janë regjistruar në Hanoi, Vietnam, në momentin kur çifti presidencial po zbriste nga aeroplani presidencial A330. Sapo dera e avionit hapet dhe Macron shfaqet, ai ndalet për një çast dhe tërhiqet paksa prapa, pasi duket qartë se një shuplakë nga dora e Zonjës së Parë e godet në fytyrë.

Presidenti reagon me qetësi, duke buzëqeshur dhe duke kuptuar se gjithçka po filmohej.

Megjithatë, momenti ka ngjallur reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.

Një mik i afërt i çiftit presidencial është përpjekur të qetësojë situatën duke e cilësuar ngjarjen si një “zënkë të thjeshtë çifti”.

Ajo që shton edhe më shumë kuriozitet në video është fakti se Brigitte Macron refuzon në mënyrë të dukshme krahun që i ofron bashkëshorti i saj gjatë zbritjes nga shkallët e avionit, duke shtuar spekulimet për tensione në çift.

 

Benita nervozohet me “Teviden në Dubai”, paralajmëron padi për aktorët e “Logjikonomisë”

Benita Zena, modelja deklarata e së cilës u bë bujë lidhur me çmimin e dhëmbëve të saj, ka kritikuar aktorët e “Logjikonomisë”.

Në një rol satirik të ashtuquajtur “Tevida në Dubai”, njëri nga aktorët e “Logjikonomisë” tallet me jetën luksoze të modeles.

Zena në një intervistë për “Prive” ka pretenduar se iu është përulur imazhi, për çka paralajmëruar edhe padi nëse përsëritet një gjë e tillë.

“Kur më ka dal në Instagram, u kanë funny, e kam pa si funny, por në momentin kur kam hy me shiku m’u ka dokë që shumë e kanë banalizu. Unë jam pro hajgareve, pro emisioneve humoristike, amo jo deri në qat formë që me ma ulë edhe një herë. Nëse ndodh edhe një herë, keni me u përballë me ligj”, ka thënë ajo. /Insajderi.org/

 

Nga festa familjare në tragjedi – zbardhen detaje nga aksidenti tragjik për tre shqiptarët në Gjermani

Mediat në Gjermani kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Koblenz, ku kanë mbetur të vdekur tre shtetas shqiptarë.

Sipas autoriteteve gjermane gjashtë pasagjerë të tjerë në automjetin që rezulton të jetë një minibus me nëntë vende, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, ku po trajtohen me ndihmë mjekësore.

Një zëdhënës i zjarrfikësve tha për DPA-në se një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç humbën jetën në aksident. Gjashtë personat e tjerë ishin midis moshës 20 dhe 66 vjeç dhe nuk u plagosën rëndë.

Autoritetet kanë sqaruar më tej se grupi prej 9 personazh po kthehej nga një festë familjare në shtetin e Hessen kur ndodhi aksidenti në orët e para të mëngjesit.

Nuk ka indikacione se shoferi 22-vjeçar ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës”, tha policia, duke i kërkuar publikut të mos përfshihej në spekulime. “Është një aksident shumë, shumë i tmerrshëm”, shtoi një zëdhënës i policisë së Koblenzit.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë dhe identiteti i disa personave në minibus nuk është konfirmuar ende, por gjetjet fillestare treguan se minibusi kishte dalë nga autostrada A48 dhe ishte përmbysur.

Asnjë automjet tjetër nuk është përfshirë në këtë aksident. “Autostrada u rihap në mëngjes pasi qëndroi e mbyllur për më shumë se katër orë”, tha një zëdhënëse e policisë rrugore.

Autostrada A48 kishte qenë më parë plotësisht e mbyllur midis kryqëzimeve Koblenz dhe Ochtendung ndërsa kryheshin punimet e rimëkëmbjes. Trafiku u devijua nëpërmjet A61.

“Marre, spo ju vjen turp” – Ngërçi në Kuvend nervozon Bleron

Edhe sot ka dështuar përpjekja e 21-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë, përcjell Indeksonline.

Ndër reagimet e shumta nuk mungoi as ai I këngëtarit, Blero.

Duke publikuar një shkrim në “Instastory” ai u shpreh se Kuvendi është bërë si një telenovelë amerikane që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot.

“Marre, spo ju vjen turp!”, shkroi ndër të tjerash.

Më poshtë keni postimin e plotë./Indeksonline/

E rëndë në Gjermani: Humbin jetën tre shqiptarë në një aksident

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në Koblenz të Gjermanisë, kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë.

Aksidenti i rëndë rrugor, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, derisa veç të vdekurve, edhe katër shqiptarë të tjerë janë plagosur.

”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

 

 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”

“N’kohë t’Thaçit u kanë një euro”- Aktorit kosovar i kushton një hamburger 4,50 euro

Jeton Zogiani, aktori i njohur shqiptar, ka publikuar një faturë “marramendëse”. Zogiani e ka shpërndarë në ‘Facebook’ këtë faturë, duke thënë se një hamburger atij i ka kushtuar 4,50 euro, shkruan Insajderi.

N’kohe t’Hashim u kane 1 euro, edhe kogja qitshim kajde, nau doke shtrejte.

Ai me shaka është shprehur se në kohën e Hashim Thaçit hamburgeri ishte një euro.

Postimi i plotë:
Me Albin Diteziun, 4.49 euro nje hamburger!

N’kohe t’Hashim u kane 1 euro, edhe kogja qitshim kajde, nau doke shtrejte.

Një anë tjetër e Medës: Thirrja e ezanit që po emocionon ndjekësit

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Meda, ka surprizuar ndjekësit me një moment të rrallë dhe shumë të veçantë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet duke thirrur ezanin, thirrjen islame për falje.

Në ditën e premte Meda ka thirrur ezanin në mejtepin e Tahir ef. Llukës në Deçan, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse i njohur për këngët e tij energjike dhe atmosferën që krijon në dasma, ky veprim tregon një anë tjetër më të thellë dhe të ndjeshme të artistit, duke i shtuar edhe më shumë vlerë figurës së tij publike.

E rëndë: Vdes 20-vjeçari në vendin e punës në Ulqin

Erion Rexhep Kurti, 20 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vendin e punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai jetonte në fshatin Krythë në Ulqin.

“Ngushëllimet dhe lutjet për familjen dhe të afërmit janë të shumta në këto momente të vështira. Të gjithë kujtojnë Erionin si një djalë të dashur dhe të respektuar.

“Zoti i dhëntë shpirtit të tij paqe dhe familjes forcë për t’u përballur me këtë dhimbje të madhe”, thuhet në njoftimin e familjarëve.