div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-609 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Haradinaj i përgjigjet Kurtit me tallje: Pa Guxon dhe Alternativën, VV s’do e kalonte pragun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ndër të tjera ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, para seancës konstituive.

Haradinaj ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili tha se Nisma Socialdemokrate ia ndihmoi AAK’së ta kalonte pragun, shkruan Insajderi.

I pari i AAK’së u tall me këtë deklaratë, duke thënë se kjo është njëjtë si të thuhet se Lëvizja Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun pa ‘Guxo’ dhe Alternativën.

 

 

“Besoj që si Vetëvendosje e ka kalu pragun falë Nismës Guxo dhe Alternativën, pa Alternativën dhe Listën Guxo s’e kish kalu pragun”, deklaroi shkurtimisht ai.

Republikanja publikon videon: Ish-i fejuari më filmoi lakuriq pa pëlqimin tim

Republikanja Nancy Mace ndau një foto të asaj që e përshkroi si një “siluetë të zhveshur” të vetes, të cilën ajo tha se ishte bërë pa pëlqimin e saj, ndërsa rinovonte akuzat për abuzim seksual kundër shumë burrave, përfshirë ish-të fejuarin e saj, gjatë një seance dëgjimore të nënkomitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të martën.

Katër burrat që Mace i ka akuzuar për krime kanë mohuar vazhdimisht shkeljet, transmeton Telegrafi.

Republikanja e Karolinës së Jugut e paraqiti dëshminë e saj si pjesë të një përpjekjeje më të gjerë, për të avokuar për mbrojtje më të forta ligjore për viktimat e regjistrimit jo konsensual dhe sjelljes së keqe seksuale.

Momenti i jashtëzakonshëm nga një anëtare në detyrë e Kongresit erdhi gjatë një seance dëgjimore për nënkomitetin e Sigurisë Kibernetike, Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit Qeveritar të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilin Mace e kryeson, të titulluar “Shkelja e Besimit: Mbikëqyrja në Hapësirat Private”.

“Do të vrapoja përmes një muri me tulla për të mbrojtur gratë dhe vajzat në Karolinën e Jugut dhe viktimat e tjera të mundshme. Dua që ju të dini se unë ju mbështes”, tha Mace gjatë fjalimit të saj.

Së bashku me foton e saj, Mace paraqiti një seri imazhesh të censuruara të grave, të cilat ajo pretendoi se ishin nxjerrë nga regjistrimet që i përkisnin ish-të fejuarit të saj dhe sipërmarrësit të teknologjisë nga Charleston, Patrick Bryant – i cili i ka mohuar akuzat e Mace.

Mace tha gjithashtu se fotot e grave të paidentifikuara janë bërë pa pëlqimin e tyre.

Në një deklaratë për POLITICO të martën, Bryant i quajti akuzat që Mace bëri gjatë seancës dëgjimore “të rreme” dhe “skandaloze”.

“Nuk kam përdhunuar kurrë askënd. Nuk kam fshehur kurrë kamera. Nuk kam dëmtuar kurrë asnjë grua. Këto akuza nuk janë thjesht të rreme – ato janë keqdashëse dhe thellësisht personale”, tha Bryant.

“Nancy Mace i bëri këto pretendime vetëm ndërsa qëndronte në Kongres, gjoja e mbrojtur nga imuniteti ligjor. Nëse ajo i besonte ato si të vërteta dhe kishte prova për të mbështetur akuzat e saj, ajo do t’i thoshte ato jashtë dhomës – larg rolit dhe mbrojtjes së saj publike dhe do t’i ndiqte ato përmes kanaleve të duhura ligjore. Ajo nuk e ka bërë këtë, sepse nuk mundet”, vazhdoi Bryant.

Dëshmia e Mace vjen pas një fjalimi në Dhomën e Përfaqësuesve që ajo mbajti në fillim të shkurtit, ku akuzoi Bryant dhe tre burra të tjerë për përdhunim, trafikim seksual dhe regjistrim të akteve seksuale me të dhe të tjerë pa pëlqimin e saj.

Beteja ligjore kanë dalë nga akuzat e saj. Mace përballet me një padi për shpifje të ngritur nga njëri prej burrave që ajo akuzon, e cila u ngrit në mars në gjykatën federale.

Më herët këtë muaj, një avokat nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Karolinën e Jugut i tha gjykatës se ai do të përfaqësonte Mace, një shenjë se Mace ka të ngjarë të pretendojë se fjalimi i saj është i mbrojtur sipas një klauzole në Kushtetutë, që ofron një mburojë ligjore për anëtarët e Kongresit për veprimet e ndërmarra si pjesë e roleve të tyre si ligjvënëse.

Mace gjithashtu paditi një nga burrat e tjerë të akuzuar në gjykatën shtetërore më herët këtë muaj, duke pretenduar se ai “e shpifi në mënyrë të përsëritur dhe keqdashëse” atë në mediat sociale. /Telegrafi/

 

Raportohet se një 14-vjeçare u rrëmbye nga katër persona, detaje

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të 21 majit, në Fushë Kosovë, ku një vajzë rreth 14-vjeçare (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se është rrëmbyer nga katër persona të panjohur.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 00:30 është pranuar informacioni për një rast të dyshuar rrëmbimi. Në vendin e ngjarjes, në rrugën “Dardania”, Policia ka kontaktuar me nënën e viktimës, e cila deklaroi se e kishte parë vajzën e saj brenda një veture të dyshimtë.

Kur ajo ishte afruar, vetura kishte lëvizur me shpejtësi, duke e goditur ankuesen, e cila më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

Pasi ka kaluar mbi një orë, vajza e mitur është paraqitur në Emergjencën e Prishtinës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është intervistuar nga Policia.

Ajo deklaroi se ishte marrë me forcë nga katër persona në rrugën “Pajazit Islami” rreth orës 00:10 dhe gjatë rrëmbimit ishte prekur në pjesën e qafës dhe duarve, përpara se të lirohej rreth një orë më vonë. Sipas raportit mjekësor, ajo nuk ka pësuar lëndime fizike.

Hetuesit kanë identifikuar veturën e dyshuar, ndërsa Prokurorja kujdestare për të mitur, ka autorizuar që rasti të procedohet si vepër penale “Rrëmbimi”. Hetimet janë në vazhdim.

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë”- Sulmohet gjinekologu Afrim Veliu

Një skenë tronditëse është parë sonte në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gjinekologu i njohur Afrim Veliu, rreth 60-vjeçar, është sulmuar fizikisht në mes të rrugës nga një person ende i panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth orës 21:30, në rrugën “Henry Dynant”, ku mjeku ishte duke kaluar, kur papritur është goditur me forcë nga një individ i panjohur.

Ishte i tëri i përgjakur, nuk dinte nga të shkonte. Po kërkonte ndihmë, me duar në kokë“, ka rrëfyer për Sinjalin një banor i ndërtesave përreth që kishte parë ngjarjen.

Sipas dëshmitarit okular, sulmi ishte brutal dhe i paarsyeshëm, ndërsa autori ishte i veshur në të zeza, me trup i gjatë dhe është larguar pas sulmit me vrap.

Nuk dihet akoma nëse policia është vënë në dijeni për rastin, por Sinjali do të sjellë çdo zhvillim të ri për këtë rast të rëndë dhe të dënueshëm.

Dashuria në ekran: Kiara dhe Luizi zbulojnë projektin e tyre të ri

Moderatorja e njohur Kiara Tito ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio, ku ndau detaje të veçanta nga jeta e saj personale dhe profesionale, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo foli për rrugëtimin në media, lidhjen me familjen dhe projektet që pritet t’i sjellë së shpejti.

Gjatë intervistës, Kiara zbuloi për herë të parë një projekt të ri që po përgatit së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin – një film që tashmë ka hyrë në fazën e parë të planifikimit.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet,” tha Kiara.

E pyetur nëse filmi do të jetë një komedi apo do të fokusohet te historia e tyre e dashurisë, ajo shtoi:

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri?!”

Ky është emri i vërtet i Nerës bashkëshortes së Sabri Fejzullahut

Të gjithë e njohin Nerën si bashkëshortën e Sabri Fejzullahut.

E njohur me emrin Nera, por ky është emri i shkurtër i zonjës pasi ajo quhet Nergjivane, shkruan “Kosovarja”.

Nera njihet si një grua dhe nënë shumë e përkushtuar për familjen.

Kujtojmë që Sabriu dhe Nera së bashku kanë një raport shumë të ngushtë që e dëshmojnë edhe në çdo intervistë që bëjnë.

Kurti: PDK-së i duhet edhe një mandat në opozitë, mezi e nxorrëm në opozitë

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i duhet edhe një mandat në opozitë, prandaj siç thotë ai, nuk i ofron koalicion. Kurti e quajti “lajm” kthimin e Fatmir Limajt në Kuvend, duke përmendur nofkën e tij gjatë luftës. Ai la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të.

“Kosova ka qeveri, por nuk ka Kuvend. Sepse Kuvendi është thelbësor për të kontrolluar qeverinë dhe për të mbikëqyrur ndërmarrjet publike. Paradoksalisht, opozita po e lë Kosovën pa mbikëqyrje të ekzekutivit dhe pa shtëpinë e saj – Kuvendin”, ka thënë Kurti në RTK të martën në mbrëmje. 

Ai përmendi se koalicioni me LDK-në dhe pakicat joserbe do të ishte stabil sepse numri i deputetëve do të ishte 77, e me përfshirjen e Nismës arrin në 80. Sipas tij, kjo është rruga më e mirë përpara, duke përjashtuar idenë për një qeveri teknike apo tranzicionale.

“Jam kundër qeverive teknike që e lënë vendin pa opozitë. Në një demokraci, opozita është thelbësore. PDK-së i duhet edhe një mandat në opozitë. Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë dhe nuk e kuptoj pse ka zell për ta rikthyer në pushtet nga ata që janë në opozitë e nuk janë pjesë e PDK-së”, u shpreh Kurti.

Kurti tregon arsyen pse s’u arrit marrëveshja me Limajn për koalicion

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Limaj jo vetëm që u kthye në kuvend dhe ia mundësoi kalimin e pragut AAK-së.

“Fatmir Limaj, komandant Çeliku u kthye në Kuvend dhe jo vetëm që u kthye në Kuvend por ia kaloi pragun AAK-së”, tha ai në RTK.

Kurti konfirmoi takimet me Limajn, për çka tha se nuk ka pasur marrëveshje, teksa tha se s’mund t’ia japë postin e kryeparlamentarit një partie me 3 deputetë.“Kam pasur takime me Fatmir Limajn, kanë kaluar në atmosferë ku është rritur besimi, por s’ka pasur marrëveshje. Unë s’mund t’ia jap postin e kryeparlamentarit një partie me 3 deputetë sepse e dëmton koalicionin që e kam me Guxo dhe Alternativën. Ai mund të ketë ministri në qeveri por jo postin e kryeparlamentarit”, tha Kurti.

Kurti lavdëron Fatmir Limajn: Kthimi i Komandant Çelikut është lajm i mirë për Kuvendin

Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka folur lidhur me raportet e krijuara me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kurti në një intervistë për RTK’në e lavdoi fort Limajn, duke iu referuar si “Komandant Çeliku” dhe e quajti Nismën Socialdemokrate si “parti simotër”, transmeton Gazeta Imazhi

Ai bëri të ditur se Limaj ia kishte kërkuar pozitën e kryekuvendarit, mirëpo që Kurti ia kishte refuzuar.

 

 

“Është lajm që Komandant Çeliku është kthyer në Kuvendin e Kosovës, që Nisma Socialdemokrate që do duhej të jetë parti simotër… Ia mundësoi AAK-së Fatmir Limaj që ta kalojë pragun. Pa Nismën AAK-ja do të ngelej pa prag. Unë e di që AAK-ja ankohet për Nismën.

Prandaj, domethënë, Nisma është në Kuvendin e Republikës unë kam pasë takime, takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur mirëbesimi, mirëpo s’ka pasur marrëveshje thjesht për shkak të insistimit si një lloj parakushti për bashkëpunim në të ardhmen me pozitën e kryeparlamentarit. Unë jam në koalicion parazgjedhor me partinë ‘Guxo’”, deklaroi Kurti.

Kurti: Ofrova koalicion qeveritar me LDK-në, por u refuzua ashpër

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili prej kohësh është duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve dhe paraqitjeve në emisione televizive, sonte është duke dhënë një intervistë në RTK. Ai fillimisht u pyet se çka pritet nesër në vazhdimin e 19-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në këtë pyetje, ai ndër të tjera tha se “nuk duhet imponuar njëri-tjetrit propozimet”, referuar propozimit të tij për Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares. Por, nuk e përmendi që vet kundërshtonte emrin e Kadri Veselit në kohën e PAN-it.

Gjithsesi, Kurti tha se synuan 500 mijë vota në zgjedhje.

“Kemi besuar që do ta kemi konstituimin e Kuvendit më shpejtë, kemi propozuar Albulena Haxhiun si gruan më të votuar. Me bindjen qe 25 mijë vota bësoj që është propozimi i duhur. 57 deputetë ishin për Albulenën, nevojiten 61. Në mesin e 57 kemi dy boshnjakë, dy turq, një serb, një ashkali dhe një rom, nuk arritëm ti kemi 61. Provuam disa herë…”, tha Kurti ndër të tjera në RTK, transmeton Express.

“Duke parë se nuk i kemi 61 vota, provuam që zgjidhjen të na jap presidentja, konkretisht kryesuesi i senacës Avni Dehari, i dërgoi letër dhe ajo tha ju duhet ta gjeni zgjidhjen. Kaluam nga votimi i hapur në të fshehtë. 10 herë është refuzuar komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë”.

Sipas tij “ajo çka kemi tash është jo emri i Albulena Haxhiut më, kemi kundërshtimin për votimin e feshtë”.

“Unë provova të mblidhem me kryetarin e PDK-së dhe LDK-së të dalim nga ky ngërç. Sepse edhe ata i kanë nënkryetarët….”, shtoi ai.

“Unë besova që ta bëjmë bashkë, takimi trilateral përfundoi në bilateral dhe pa sukses. Zgjidhja e duhur është të mos ja imponojmë propozimet njëri-tjetrit”, tha ai.

“Nga LDK më thanë që nuk është vendi i koha për procedurë, por për marrëveshje politike, i ofrova koalicion qeveritar që u refuzua mjaftë ashpër”, shtoi ai.

“Nesër është në pyetje komisioni për votimin e feshtë, nëse opozita janë të sigurt që nuk kalon Albulena Haxhiu, le ta provojnë votimin e fshehtë”, tha ai.