div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-610 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti jep detaje, kjo është pozita e re për Glauk Konjufcën në Kurti 3

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se opozita nuk i beson që “i ka 61 vota për formimin e qeverisë”, prandaj i kërkon opozitës ta testojnë.

“Ata nuk besojnë që i kam 61 vota, unë ju them testomni, e kanë në dorë të më testojnë….Nëse unë dështoj, kjo do të ishte fitorja për ta”, tha Kurti në RTK, transmeton Express.

Sipas tij, në rast se bëhet Qeveria Kurti 3, Glauk Konjufca do të bëhet ministër.

“Glauk Konjufca jemi marrë vesh në Lëvizjen Vetëvendosje që do të bëhet anëtar të Qeverisë, në Qeverinë Kurti 3. Glauku po vjen në Ekzekutiv, Albulena po kthehet në Legjislativ”, tha Kurti, transmeton Gazeta Express.

Do jetë njëri nga ministrat? E pyeti gazetari.

“Po”, iu përgjigj Kurti duke mos zbuluar planin se cilën ministri do ia lënë në udhëheqje Konjufcës, në rast se bëhet Qeveria Kurti 3.

Kurti: Do t`i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit

Kryeministri ë detyrë Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për RTK-në ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër do të jetë tentimi i 19-të me radhë. Kurti tha se besuan që konstituimi i legjislativit do të bëhej shpejt, derisa për emrin e Albulena Haxhiut, e cila nuk ka arritur t’i marrë deri tash votat e nevojshme për t’u ngjitur në krye të Kuvendit, tha se është propozimi i duhur.

 

“Ne kemi besuar që do ta kemi konstituimin e kuvendit shumë të shpejt. Kemi propozuar Albulena Haxhiun që është gruaja më e votuar si deputete në legjislaturën e nëntë. Besoj që është propozimi i duhur, përveçse ne jemi të obliguar që ta kemi propozimin si parti fituese. 57 deputetë ishin për Albulena Haxhiun, nevojiteshin 61, në mesin e tyre nuk janë vetëm të koalicionit LVV- Alternativa e Guxo por edhe deputetë të pakicave. Nuk arritëm t’i kemi 61, provuam disa herë”, tha Kurti derisa një për një foli se si dështoi fillimisht formimi për komisionin për verifikimin e mandateve, e që sipas tij më vonë ata që e kundërshtuan e kuptuan se e kishin gabim.

Kreu në detyrë i qeverisë tha se duke parë se nuk i kishin 61 vota, provuan që zgjidhjen t’ua jap presidentja.

“Kryesuesi, Avni Dehari i dërgoi letër presidentes dhe ajo tha se ju vetë duhet ta gjeni zgjidhjen. Kaluam nga votimi i hapur në përpjekje për votim të fshehtë, mirëpo tash jemi në këtë pikë ku 10 herë është refuzuar komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë. Është për të ardhur keq, meqë aktgjykimi i Kushtetueses në pikat 124 dhe 125  thotë se me votim të hapur ose të fshehtë duhet të bëhet zgjedhja. Ne kaq kemi mundësitë tona, por ajo çfarë po ndodhë është e paprecedentë sepse po pamundësohet kuorumi, sepse aktgjykimi gjithashtu thotë se të gjithë deputetët, secili e secila duhet të votojë për, kundër ose të abstenojë. Por, ajo çfarë kemi tash, jo emri i Albulena Haxhiut tashmë, por kundërshtimin e votimit të fshehtë përmes pamundësimit të kuorumit që është shkelje e aktgjykimit”, tha ndër të tjera, Kurti.

Ai ka përmendur ftesat që u bëri PDK-së e LDK-së në tentim për të dal nga ngërçi, që sipas tij, takimi trelateral përfundoi me bilateral dhe pa sukses.

Kurti tha se zgjidhja nuk është t’i imponohet propozimet njëri-tjetrit.

“Unë besoj që zgjidhja e duhur përpara është që të mos ia imponojmë propozimet njëri- tjetrit, por zgjedhja e kryetarit e nënkryetarëve të shkojë bashkë në paketë e të fillojë numërimi te poshtë për formimin e qeverisë, sepse tash po shkon numërimi përpjetë”, tha Kurti.

Tregoi se LDK-ja e cila nuk iu përgjigj takimit i kishte thënë se nuk ishte vendi e koha për marrëveshje për procedurë, por se duhej  marrëveshje politike, prandaj i ofroi koalicion qeveritar LDK-së,  gjë që sipas tij, u refuzua ashpër.

“Nesër nuk është në pyetje Albulena që është propozimi ynë, por është në pyetje pikërisht komisioni për votim të fshehtë. Nëse opozita janë të sigurt që Albulena nuk fiton përsëri le ta provojnë me votim të fshehtë. Porsa të konstituohet kuvendi, si kryetar i partisë që ka fituar zgjedhjet, do t’i kem 61 vota minimum për qeverinë e re, por paraprakisht na duhet një kuvend i ri”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha se gjatë mandatit të tij katër vjeçar ka pasur edhe sovranitet shtetëror edhe integritet territorial, e edhe mirëqenie sociale e rritje ekonomike sipas tij, të paparë më herët.

“6 për qind mesatarisht në vit,asnjëherë pa rënë nën 4 për qind të bruto produktit dhe tash ka ardhur radha ta kemi edhe kuvendin e ri për qeverinë e re në legjislaturën e nëntë. Ne kemi synuar 500 mijë vota siç dihet. Kemi pasur rezultat të mirë me rreth 400 mijë vota, me 48 deputet”, tha Kurti në intervistë për RTK-në.

Fejohet Dua Lipa?

Dua Lipa ka rikthyer vëmendjen e publikut dhe mediave, pasi ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël dhe mjaft të veçantë me partnerin e saj, aktorin britanik Callum Turner. Për herë të parë, këngëtarja shqiptare ka treguar edhe unazën e fejesës, duke ushqyer spekulimet për një hap të ri në marrëdhënien e tyre.

29-vjeçarja ka publikuar në Instagram një përmbledhje fotosh nga jeta e saj personale, ku spikasin çaste romantike me Callumin dhe qenushin e tyre besnik, Golo. Në një nga imazhet më të komentuara, ajo shihet duke buzëqeshur me një gotë martini në dorë, ndërsa Turner – 35 vjeç, i njohur për rolin në “Fantastic Beasts” – e puth në faqe plot përkujdesje.

Një tjetër fotografi e tregon çiftin të relaksuar në një shëtitje në bar, të shoqëruar nga Rottweiler-i i tyre, ku nuk kalon pa u vënë re unaza vezulluese në dorën e majtë të Dua-s, që tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave.

Në një selfie të afërt, unaza shfaqet sërish në mënyrë të dukshme, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një fejesë tashmë të konfirmuar, ndonëse pa një deklaratë zyrtare nga çifti.

Krahas jetës private, këngëtarja mahniti edhe me stilin e saj në një tjetër paraqitje ku kishte veshur një fustan të shkurtër rozë dhe një këmishë me vija – kombinim që dëshmoi edhe njëherë ndjeshmërinë e saj për modën.

Dua Lipa dhe Callum Turner janë bashkë prej disa vitesh dhe janë parë shpesh në evente të rëndësishme, por ky postim i fundit duket se shënon një faqe të re në historinë e tyre të dashurisë.

Lushi: Kurti është shqiptari më i padijshëm që kam njohur, s`ka haber as me qeverisje e as me menaxhim

Ish-eprori i UÇK-së, UK Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, e ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se Kurti është shqiptari më i padijshëm që ka njohur në jetën e tij.

Duke komentuar veprimin e Kurtit që sot ka vendosur gurthemelin e objektit për banim të përballueshëm në Podujevë, ai ka thënë se kjo politikë e qeverisë nuk ka logjikë.

Sipas tij, Kurti nuk ka haber as me qeverisje e as me menaxhim.

Albin Kurti është shqiptari më i padijshëm që kam njohur në jetën time. Ky njeri, që nuk ka pasë punë tjetër përpos politikës gjatë gjysmë shekulli prej kur ka lindur, nuk ka haber as me qeverisje e as me menaxhim. Ky injorant është duke i kushtuar kombit shqiptar miliarda me padijeninë e tij të thellë të alokimeve të gabuara të buxhetit dhe djersës së qytetarëve të Kosovës. Siç e dinë tashmë edhe fëmijët, Republika e Kosovës i ka 182 000 banesa të pabanuara dhe nën dry. Në vend se të vendosë taksim për këto banesa, çfarë do të debllokonte relacionin natyror ofertë-kërkesë në tregun e banesave, i pamësuari Kurti çohet dhe do të ndërtojë edhe më shumë banesa apo gjoja banesa të përballueshme ku pronar do të jetë shteti gjegjësisht taksapaguesit. Banesa këto që do të krijojnë enklava të parazitizmit dhe varfërisë, në vend se këta banorë të incentivizohen dhe stimulohen të punojnë dhe blejnë banesat ku dhe si duan vetë”, ka shkruar Lushi.

Ai e ka ftuar kryeministrin Kurti që të ndryshojë qasje.

“Njerëzit nuk duan lëmoshë nga shteti, por duan mundësi dhe punë. Duan zhvillim dhe treg të lirë ku qindra mijëra shqiptarë nga Diaspora kanë marrë peng sektorin e patundshmërive duke bërë mbi 10 miliardë euro kapital të vdekur. Albin injoranti, nëse do të ndihmosh të rinjët, çiftet dhe pensionistët, takso banesat që nuk banohen më shumë se 6 muaj në vit dhe të gjitha grupet do të mund të kenë banesat e veta pa pretenduar ti se po jep sadaka dhe ndërkohë krijon qytetarë të varur! Jemi me fat shumë të keq që e kemi alokues të parave tona një populist teveqel. Zoti e ndihmoftë dhe çliroftë Kosovës sa më shpejt nga ky i padijshëm!”, ka shkruar Lushi.

Vdes stomatologu i njohur

Një lajm i trishtë ka prekur sot Vushtrrinë dhe komunitetin mjekësor në vend. Ka ndërruar jetë Dr. Bashkim Vatovci, stomatolog i njohur dhe i respektuar nga ky qytet.

I ndjeri, i cili ishte vëllai i të ndjerit Agim Vatovci, ka qenë një prej profesionistëve më të dalluar në fushën e stomatologjisë në Kosovë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur profesionale dhe njerëzore.

Gjatë gjithë jetës së tij, Dr. Vatovci u dallua për përkushtimin e palëkundur ndaj profesionit dhe kujdesin ndaj pacientëve.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 21 maj 2025, në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Kjo ishte puna e Teuta Krasniqit para se të bëhej e famshme – nuk do ta besoni!

Teuta Krasniqi sot është një nga artistet më të dashura dhe më të njohura.

Rrugëtimi për të marrë këtë epitet nuk ishte i lehtë për aktoren.

Ajo para se të ishte aktore dhe personazh publik ka punuar në një butik në qendër të Prishtinës.

Teuta është shembull ideal që me punë dhe mund të arrihet gjithçka, shkruan “Kosovarja”.

“Kush **** jeni?”, kosovari përjashtohet nga “Për’puthen”

Edhe pse dukej se kosovari, Adoro, gjeti fatin e jetës në “Për’puthen”, e papritura ndodhi në studio.

Teksa Emi ishte duke folur për takimin, konkurrenti vëmendjen e kishte dika tjetër, shkruan Indeksonline.

Ai ofendoi kameramanët duke thënë: “Pse qeshni ju, kush **** jeni?”.

I menjëhershëm ishte reagimi i moderatores Megi Pojani, e cila e përjashtoi atë nga programi, për shkak se fyerjet nuk tolerohen në asnjë mënyrë.

 

 

Ja sa është paga e deputetëve për seanca disa minutëshe

Që nga prilli e deri në mesin e majit, deputetët e betuar të Kuvendit, kanë mbajtur plot 18 tentativa me seanca veç disaminutëshe për konstituim, por pa asnjë rezultat konkret.

Pavarësisht kësaj situate të pazakontë dhe mungesës së funksionalitetit parlamentar, deputetët vazhdojnë të marrin pagën e plotë mujore.

”Sipas Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, paga bruto mujore e një deputeti është afërsisht 1,859 euro, deri më 30 qershor 2025. Pas kësaj date paga bëhet 1,914 euro”, deklaroi për klankosova.tv, Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ai thotë se parlamentarët madje kanë të përfshirë meditjet në pagën e tye fikse mujore.

”Mëditja është integruar në pagën e tyre fikse mujore, ku legjislatura e 8-të e ka bërë këtë ndryshim”.

”Deputetët nuk përfitojnë më kompensime/mëditje shtesë për pjesëmarrje në seanca plenare, përfshirë edhe ato për tentimet për konstituim të Kuvendit”, shton ndër tjera Miftaraj.

Kjo do të thotë se edhe në rastet kur seancat po thirren çdo 48 orë, nuk ka pagesë shtesë për pjesëmarrje.

Megjithatë, deputetët vazhdojnë të marrin pagën e tyre afro 1,859 euro pavarësisht seancave 48 orëshe, vetëm disa minutëshe.

Ndryshe, seanca e radhës mbahet nesër, në orën 11:00, në tentativën e 19-të për konstituim./Klankosova.tv.

Ndahet nga jeta Zamira Gashi-Shatri, ishte profesoresh në Universitetin “Fehmi Agani”

Ka vdekur Zamira Gashi-Shatri, që ishte pjesë e stafit të rregullt akademik në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Për lajmin ka njoftuar vetë universiteti përmes një njoftimi në Facebook.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të Prof. Ass. Dr. Zamira Gashi-Shatri, pjesë e stafit të rregullt akademik në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, që nga themelimi”, thuhet në njoftim.

Postimi i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë:

Me dhembje të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të Prof. Ass. Dr. Zamira Gashi-Shatri, pjesë e stafit të rregullt akademik në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, që nga themelimi.

Me veprat dhe përkushtimin e saj, ajo la një trashëgimi të çmuar në edukimin dhe zhvillimin akademik të brezave të tërë të studentëve, duke ndikuar në formësimin e shumë gjeneratave.

E ndjera do të mbetet shembull i mirësjelljes, kolegialitetit, sinqeritetit dhe korrektësisë gjatë punës në Instucionin tonë.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, bashkëndjen dhimbjen e thellë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, miqve dhe kolegëve të saj. Kujtimet dhe vepra e Profesoreshës Zamira, do të mbeten të përjetshme, ndërsa kontributi i saj do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.

U prehtë në paqe!

Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,

Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku

Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Egli Tako lajmërohet nga ky vend

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako këtë periudhë nuk është aq aktive në rrejt.

Por me veprimin e fundit që është lajmëruar nga studio ka bërë të ditur se eshët duke punuar fort për projekte të reja, shkruan “Kosovarja”.

E padyshim këtij vendimi po i gëzohen edhe shumë fansa që Egli ka zgjedhur të rikthehet në muzikë, e që kohët e fundit është përfolur dhe një bashkëpunim me Gjestin

Pot, Mbetët të shihet se a do të ndodh ndonjë bashkëpunim mes saj dhe Gjestit.