div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-611 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kërcënimi ndaj presidentes Osmani, Policia jep këtë njoftim

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur institucionin më të lartë të vendit, pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë shënjestër e një kërcënimi me vdekje. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informatën dhe ka ndërmarrë hapat e parë proceduralë.

“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është inicuar rast penal”, thuhet në përgjigjen e Policisë për media.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, të hënën ka njoftuar publikisht se kërcënimi është bërë përmes një emaili të dërguar në adresën zyrtare të Presidencës.

Ndërkohë, edhe Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili ka ngritur shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme që, sipas tij, janë drejtuar jo vetëm ndaj Presidentes Osmani, por edhe ndaj anëtarëve të familjes së saj.

Aksidenti tragjik në Fushë Kosovë, DKA reagon për vdekjen e nxënëses

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Të ndjerat janë identifikuar si: H.H.A., 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin dhe A.V., 17-vjeçare, pasagjere, e mitur

Me këtë rast, Drejtoria e Arsimit e kësaj komune ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Anita Vrellakut, e cila kishte qenë nxënëse e shkollës “Minatori”.

“Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të thellë me familjen Vrellaku, miqtë dhe komunitetin shkollor që patën fatin ta njohin Anitën – një vajzë e sjellshme, e talentuar dhe e dashur për të gjithë”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të drejtorit Fatlum Berisha.

“Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që jemi pjesë e arsimit në Fushë Kosovë. U prehtë në paqe!”, thuhet ndër të tjera

 

“Qeni e kishte në gojë qesen”, flet dëshmitari që e gjeti foshnjën e braktisur në Matiqan

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të hënën në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike.

Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer për Klan Kosova momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë.

“Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë, këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe e pashë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari.

E rëndë sa ska më: Maturanti 19-vjeçar gjendet i vdekur

Trupi i pajetë i një të riu 19-vjeçar, i identifikuar si M.A., është gjetur rreth orës 12:00 në hyrje të Strumicës, në vendin e njohur si “Kriva Reka”, pas depove të drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, në Maqedoni të Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar  Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Strumicë dhe Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Strumicë.

Viktima ishte maturant në një nga shkollat e mesme të këtij qyteti.

Sipas prokurores Violeta Milçovska, deri më tani në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupi është dërguar për autopsi dhe analizat  pritet të ndihmojnë në sqarimin e shkaqeve të vdekjes.

Nga SPB Strumicë kanë bërë të ditur se një mjek ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektimi është kryer nga një prokuror publik dhe një ekip hetimor i policisë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë se si i ndjeri përfundoi në atë lokacion apo rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në vdekjen e tij.

Mësohet gjendja shëndetësore e Rrahman Jasharaj

Gjatë ditës së sotme është raportuar se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është shtrirë në Spitalin e Pejës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj sindikate, Ymer Ymeri, ka njoftuar se Jashari sot ka dhënë shenja të përmirësimit  në krahasim me ditën e djeshme kur edhe është dërguar në spital.

‘‘Po, po, e vërtetë, fatkeqësisht është e vërtetë, është në spitalin e Pejës. Por ka shenja të përmirësimit. Prej dje është i shtrirë në spital, por në krahasim me gjendjen qysh e ka pas dje, sot është më mirë’’, ka thënë Ymeri për Express-in.

Ai, ka treguar se Jashari për shkak të marramendjes është rrëzuar duke pësuar kështu tronditje, por që fatmirësisht ka pasur lëndime serioze.

Ymeri ka thënë se ende nuk dihet se kur kryetari i SBASHK-ut Jasharaj do të lirohet nga spitali.

‘‘Nuk dihet për shkak se, ju kanë marrë pak mendtë, është rrëzu dhe e ka pas një tronditje, por fatmirësisht nuk ka diçka lëndime serioze, ose gjakderdhje të brendshme nuk ka. Me shëndet ka qenë pak më gjatë, ka një muaj e gjysë, dy gati, që ka qenë pak me tension me sheqer’’, ka thënë ai.

Nexhmedin Spahiu e krahason veten me Adem Jasharin kur pyetet për takimin me Gjuriqin

Një fotografi e publikuar e analistit Nexhmedin Spahiu, ku shfaqej në zyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur reagime të shumta në media dhe skenën politike në Prishtinë.

Takimin e kishte njoftuar edhe vetë Gjuriqi.

“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq.

Takimin e kishte njoftuar edhe vetë Gjuriqi.

“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq.

E gjatë interviste kur u pyet për këtë takim, Spahiu e krahason veten me heroin Adem Jashari.

“Të pyesësh pse, është njësoj sikur ta pyesësh Adem Jasharin, përse ti luftove, dhe sakrifikove për Kosovën, çfarë të shtyri. Thjesht motivi, vullneti për të kontribuar për Kosovën, për atë çka i duhet Kosovës”, deklaroi Spahiu në A2CNN.

Blero’s nuk po i ec, ndahet edhe nga e dashura e re?

Duket se ka një krisje mes Bleros dhe të dashurës së tij të re, Agnetes.

Ishte modelja ajo e cila me anë të një “Instastory” publikoi një thënie e cila duket se është drejtuar këngëtarit, shkruan Indeksonline.

“Ske nevoj me I than të dua njerit, veç me vepra kallzon e je nrregull”, thuhet ndër të tjerash në publikim.

Duke hulumtuar profilet e tyre në rrjetet sociale shohim që dyshja nuk e ndjekin më njëri=tjetrin në Instagram.

 

Shpresojmë që çifti të ribashkohen sërish.

 

 

 

 

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari po kalon në një periudhë të rëndë shëndetësore.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Jasharaj është i shtrirë në Spitalin e Pejës dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe njëri nga mjekët që ka pranuar Jasharajn nën kujdes mjekësor, por që nuk ka pranuar të jap detaje të reja për gjendjen e tij shëndetësore./

Kurti në Podujevë injoron gazetarët: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, s’është përgjigjur në pyetjet rreth bllokadës në Kuvend në një ngjarje në Podujevë ku ai shkoi për të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të banimit të përballueshëm dhe social.

Kurti injoroi plotësisht pyetjet e gazetarëve, ndërsa foli për banimin social.

“Çështja të tjera të bllokimit janë në Prishtinë, ne jemi për ndërtim këtu”, tha Kurti.