div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-614 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kërcënohet presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë përmes një mesazhi të dërguar në adresën elektronike zyrtare të Presidencës. Ky rast i fundit vjen në një seri kërcënimesh që, sipas burimeve, janë shpeshtuar kohëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fotografinë e publikuar së fundmi, mund të shihet përmbajtja e mesazhit kërcënues, që i është drejtuar presidentes Osmani. Deri tani, nuk ka detaje shtesë për autorin apo autorët e mundshëm të këtij akti.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin e dërguar.

Në lidhje të komplikuar, Gjesti bën veprimin e papritur me Eglin në koncert, ndez turmën

Edicioni i Big Brother VIP Albania 4 ka mbaruar që një muaj, derisa ish-konkurrentët po vazhdojnë me angazhimet e tyre profesionale.

Fituesi i spektaklit ka filluar punën me projekte të reja muzikore, por edhe me koncerte.

Ai kishte rezervuar disa data në vende të ndryshme të Evropës, teksa ditë më parë performoi në Austri.

Foto: Screenshot/TikTok

Në koncertin e fundit ai nuk hezitoi që ta përmend edhe partneren e tij, Egli Takon, me të cilën siç tha ka një marrëdhënie të komplikuar.

“O ku u martova, tash Egli kumedit çka thotë”, u shpreh ai gjatë mbrëmjes.

Foto: Screenshot/TikTok

E më pas mori duartrokitje të mëdha nga publiku, ku filloi me interpretimin e këngës tjetër.

Sido që të jetë, nuk janë shfaqur më në publik së bashku që nga Big Brother.

VIDEO

 

Tragjike në Itali: Vdes shqiptari në vendin e punës, u shtyp nga një kamion ndërtimi

Një aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur mëngjesin e sotëm, më 19 maj, në komunën Vernio pranë Pratos, Itali, ku një punëtor shqiptar 56-vjeçar humbi jetën, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve nga La Repubblica, viktima ishte duke shkarkuar materiale ndërtimore nga një kamion në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale. Mjeti ishte ndalur në një shpat, por për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni lëvizi papritur, duke e shtypur punëtorin dhe i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 paradite. Viktima ishte i punësuar nga një kompani që punonte për llogari të Hekurudhave Shtetërore italiane. Edhe pse në vendin e ngjarjes mbërriti shpejt një ambulancë e emergjencës 118, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Në vendngjarje ndërhynë gjithashtu zjarrfikësit, karabinierët, policia bashkiake dhe inspektorë të ASL Centro. Prokuroria e Pratos, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Janë sekuestruar zona ku ndodhi aksidenti si dhe vetë kamioni, për të hetuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Nga 31 deri në 127 euro për metër, dalin në shitje drutë e sekuestruara

Agjencia Pyjore e Kosovës i ka vënë në shitje drutë e sekuestruara nëpër komuna të vendit.

Çmimi fillestar për metër nis nga 31 euro e shkon deri në 127 euro, varësisht nga lloji i drurit. Çmimi më i lartë është për dru teknik.

Kompanitë e interesuara mund të bëjnë edhe inepsktimin e druve që janë në shitje.

Kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i lartë.

Në dosje theksohet se çmimet e ofruara nën çmimin fillestar do të eliminohen.

Ofertat duhet të dorëzohen deri më 22 maj, në orën 14:00.

“Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjese në adresën e cekur më lartë”, thuhet në dosje./Reporteri

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen dy kamioneta

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Mazgit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:00 dhe në aksident janë përfshirë dy kamioneta.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar për Telegrafin se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, deri në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar.

“Ekipet policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hoxha.

U lajmërua homoseksual për ‘letra’, shqiptarit i ndodh e papritura!

Një azilkërkuesi shqiptar, i cili pretendonte se ishte homoseksual, i është refuzuar e drejta për të qëndruar në Britani pasi u martua me një grua.

Esmir Demaj kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar me arsyetimin se ishte homoseksual dhe do të përballej me persekutim nëse do të kthehej në vendin e lindjes, në Shqipëri, duke shkelur të drejtat e tij sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Kërkesa e tij u refuzua dhe ai u kthye në Shqipëri vetëm për të bërë një kërkesë të dytë për azil për t’u bashkuar me gruan e tij të re në Mbretërinë e Bashkuar, duke argumentuar se seksualiteti i tij kishte “ndryshuar”.

Megjithatë, një gjykatë imigracioni vendosi që marrëdhënia e tij me gruan kishte ndodhur në të njëjtën kohë kur ai pretendonte se ishte homoseksual. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij si një “përpjekje të qëllimshme” për të mashtruar Ministrinë e Brendshme.

Yvette Cooper, Sekretarja e Brendshme britanike, njoftoi javën e kaluar planet për të kufizuar fuqitë e gjyqtarëve për të bllokuar deportimet me rregulla të reja të “logjikës së shëndoshë” të zbatuara ligjërisht për të sqaruar se si gjyqtarët interpretojnë KEDNJ-në dhe për të forcuar testin e interesit publik.

Demaj u kthye në Shqipëri në prill të vitit 2023 pasi kërkesa e tij e parë u refuzua. Më pas ai aplikoi për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bashkuar me gruan e tij, një kërkesë që u refuzua nga një zyrtar i imigracionit në shtator të vitit 2023.

“[Z. Demaj] kishte kërkuar pa sukses azil në Mbretërinë e Bashkuar në bazë të homoseksualitetit të tij të pretenduar. Ai tani është i martuar me një grua dhe pretendon se seksualiteti i tij ka ndryshuar”, iu tha gjykatës.

Shqiptari apeloi kundër vendimit të Ministrisë së Brendshme në një gjykatë imigracioni të nivelit më të ulët. Gjyqtarja pranoi se fakti që ai ishte “aktualisht në një marrëdhënie heteroseksuale të përkushtuar” nuk do të thoshte domosdoshmërisht se pretendimi i tij i mëparshëm se kishte qenë homoseksual ishte “i pavërtetë”.

Gjykatësi tha se “përvoja tregon se seksualiteti është një spektër”, por gjykatës iu tha se marrëdhënia e Demaj me gruan e tij ndodhi në të njëjtën kohë me homoseksualitetin e tij të pretenduar. Gjykata tha se ai “nuk kishte bërë asgjë” për të njoftuar Sekretarin e Shtetit për rrethanat e tij të ndryshuara.

Duke hedhur poshtë apelin e tij, gjykatësi arriti në përfundimin se Demaj “zgjodhi qëllimisht të mos zbulonte se tani ishte në një marrëdhënie me një grua dhe ishte pajtuar me babanë e tij sepse besonte se kjo nuk do ta ndihmonte të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar”.

Gjyqtari shtoi: “E gjej të mundshme që kjo ishte një përpjekje e qëllimshme për të mashtruar [Ministrinë e Brendshme].”

Demaj e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë, por gjykatësi Clive Lane vuri në dukje se kishte edhe prova se Demaj “iku” nga autoritetet e imigracionit.

Sipas të drejtave të nenit tre të KEDNJ-së, njerëzit që mund të persekutohen për shkak të orientimit të tyre seksual mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Postimi që emocionoi rrjetin – Urimi i Majk për ditëlindjen e të birit

Reperi Majk ka befasuar në llogarinë e tij me urimin emocionues dhe plot dashuri për ditëlindjen e të birit.

Në një postim të veçantë në rrjetet sociale reperi është shprehur “Urime ditëlindjen jeta e babit”, shkruan “Kosovarja”.

Ky postim emocionues ka marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë uruar gjithashtu Roanin.

Kujtojmë se Majki shumë herë ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me të birin.

Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina, Policia jep detaje nga rasti i trishtë

Një ngjarje tronditëse është vërejtur nga një qytetar paraditen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia për Sinjalin,e cila ka zbardhur detajet e fundit për ngjarjen.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë”, tha Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës për Gazetën Sinjali.

“Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se  foshnja e porsalindur është pa shenja jete”.

Borovci ka njoftuar se “trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen”.

“Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë”, apeloi ai.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Gazetën Sinjali.

Ekskluzive: Egli Tako në Prishtinë, kjo është arsyeja

Artistja e njohur shqiptare, Egli Tako, është parë së fundmi duke kaluar disa ditë në Prishtinë, dhe tashmë është zbuluar arsyeja e vizitës së saj misterioze.

Burime të sigurta konfirmojnë për Indeksonline se artistja ka qenë në kryeqytet për të finalizuar projektin e saj më të ri muzikor, shkruan Indeksonline.

Egli e ka gati këngën e saj solo, një rikthim i fuqishëm që pritet të bëjë bujë në tregun muzikor.

Indeksonline mëson se videoklipi i këngës është xhiruar pikërisht në kryeqytetin e Kosovës, ku ajo ka bashkëpunuar me një ekip për të sjellë një produkt vizual të nivelit të lartë.

Kënga pritet të publikohet së shpejti, ndërsa fansat tashmë janë në pritje të hitit nga artistja, e cila di gjithmonë si ta surprizojë publikun.

 

 

Biden thyen heshtjen pasi zbuloi se po lufton me kancerin ‘agresiv’ të prostatës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe miku i Kosovës, Joe Biden, 82 vjeç, është diagnostikuar me kancer të prostatës që është shpërndarë edhe në eshtra, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të dielën.

Për rastin ka reaguar edhe vet Biden, përmes një shkrimi në Facebook.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet ku jemi thyer. Faleminderit që na mbështetni me dashuri dhe përkrahje”, shkruan Biden.

Politikani veteran, i cili u largua nga pushteti në janar, u diagnostikua të premten, pasi vizitoi një mjek javën e kaluar për shkak të simptomave urinare, raporton televizioni BBC.

Kanceri i tij është një formë më agresive e sëmundjes, i karakterizuar nga rezultati Gleason prej nëntë nga dhjetë. Kjo do të thotë se sëmundja e tij klasifikohet si “e shkallës së lartë” dhe qelizat kancerogjene mund të shpërndahen shpejt, sipas Qendrës Kërkimore të Kancerit në Britani.

Thuhet se Bideni dhe familja e tij po i shqyrtojnë opsionet për trajtimin e ish-presidentit.

Zyra e tij tha se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se me gjasë mund të menaxhohet.