div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-622 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Reagimi i BE-së për veriun: Veprimet e Kosovës rrezikojnë tensione

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me aksionet e fundit në veri të Kosovës, duke kërkuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe autoritetet e Kosovës të ndalojnë veprimet e njëanshme dhe të tregojnë përmbajtje.

Sipas një deklarate të BE-së, veprimet e tilla janë dënuar për shkak të ndikimit negativ që mund të kenë në përpjekjet për të ndërtuar besim ndërmjet komuniteteve.

Veçanërisht, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për operacionet kundër kompanisë “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. BE-ja thekson se këto veprime të pakoordinuara mund të dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e një marrëdhënieje më të mirë ndërmjet komuniteteve.

Në reagimin e Bashkimit Evropian, theksohet gjithashtu rëndësia që ka angazhimi i Kosovës dhe Serbisë në dialog, si dhe zbatuar marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Reagimi i plotë:

Veprimet e fundit të policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet e shërbimeve publike rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kundër uzinës së furnizimit me ujë dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

I bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë të ndalojnë këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, u bëhen thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve. 

Nesër sërish moti me borë, ja se në cilat zona do ketë reshje

Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e viseve malore rrebeshe të shkurta bore. Mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin në 3C e 5C, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C. Frynë erë veriperëndimore e perëndimore, 3-7m/s.

Mot kryesisht me diell parashihet të dielen, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C. Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë. Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu. Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vransira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore. Maksimalet shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 8C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.

Gruaja e Elvis Naçit i komentoi jetën luksoze, Hati reagon për herë të parë

E njohur si një nga tiktokeret më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri, Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si “Hati”, ka qenë së fundmi e ftuar në podcastin “The Dalina Show”, ku për herë të parë foli hapur për jetën personale dhe përballjen me kritikat.

Në një bisedë të sinqertë me Dalina Buzin, Hati konfirmoi ndarjen nga partneri i saj, Jashari, një lajm që kishte qarkulluar prej kohësh në rrjetet sociale. Por më shumë se kaq, ajo vendosi të flasë për presionin publik dhe paragjykimet që ka përjetuar si vajzë me shami në një profil të lartë publik.

“Ka pasur emisione dhe njerëz pafund që më kanë kritikuar, që duan të më sulmojnë dhe të më bëjnë të ndihem keq. Por unë jam një tip që nuk e çaj kokën. Kur jam në rregull me veten time, nuk më shqetëson askush,” tha ajo.

Gjatë podcastit, u diskutua edhe deklarata e Fatma Naçit, e cila kohë më parë u ftua në një emision në Top Channel ku, sipas shumë vëzhguesve, iu bë presion për të sulmuar jetën luksoze të Hatixhes dhe praninë e saj aktive në rrjetet sociale, nën argumentin se feja islame nuk e lejon këtë.

Por Fatma zgjodhi të mos bjerë në kurthin e provokimeve, duke mbrojtur qëndrimin se ajo që bën Hati nuk është në kundërshtim me fenë.

Këto përplasje mediatike nuk e kanë lëkundur aspak influenceren, e cila theksoi se qëndrimi i saj ndaj jetës, fesë dhe vetvetes është i qartë dhe i pandryshueshëm.

“Të tjerët le të thonë çfarë të duan, mua nuk ma prishin dot zemrën,” u shpreh ajo.

Pas largimit të Albës dhe Limit, produksioni merr vendim të papritur për “Ferma VIP 2”

Pak ditë para finales së madhe, “Ferma VIP 2” është përballur me zhvillime të papritura që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e spektaklit.

Largimi i njëpasnjëshëm i dy konkurrentëve – Alba Pollozhani dhe Lim Hoti – të cilët vendosën me dëshirë të lënë garën, ka tronditur jo vetëm publikun, por edhe vetë produksionin.

Si pasojë e kësaj situate, produksioni njoftoi ndërprerjen e menjëhershme të televotimit të hapur përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, duke kërkuar mirëkuptimin e audiencës që ka ndjekur garën me përkushtim.

Megjithatë, loja brenda fermës ka vazhduar pa ndalesa. Fermerët kanë ruajtur atmosferën pozitive dhe dinamiken e zakonshme të spektaklit, duke përfshirë debatet dhe përplasjet tipike për një format të tillë.

Gara për çmimin e madh vazhdon, me secilin konkurrent që synon të rrëmbejë fitoren, pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Transferi i bujshëm i ditës: Ish-ministri aderon në LDK

Blerim Kuçi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga LDK dega në Suharekë, ku është shtuar se Kuçi përveç angazhimeve të shumta në politikë ka dhënë kontribut edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, në selinë e LDK-së në Suharekë, bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, pritëm ish kryetarin e komunës dhe ish sekretarin organizativ të LDK-së z. Blerim Kuçi.Blerim Kuçi përveç angazhimeve të shumta në politikë ai ka dhënë një kontribut të veçantë edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por edhe ka mbështetur arsimin e studentët duke shpërnda bursa për ta. Nga sot ai rikthehet në shtëpinë tonë politike duke iu bashkuar vizionit të LDK-së për një Kosovë zhvillimore, demokratike dhe evropiane” thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Suharekë raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë:

Blerim Kuçi nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

Sot, në selinë e LDK-së në Suharekë, bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, pritëm ish kryetarin e komunës dhe ish sekretarin organizativ të LDK-së z. Blerim Kuçi.

Blerim Kuçi përveç angazhimeve të shumta në politikë ai ka dhënë një kontribut të veçantë edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por edhe ka mbështetur arsimin e studentët duke shpërnda bursa për ta. Nga sot ai rikthehet në shtëpinë tonë politike duke iu bashkuar vizionit të LDK-së për një Kosovë zhvillimore, demokratike dhe evropiane.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetari i degës Ardian Shala falenderuan ish kryetarin e Suharekës Blerim Kuçi për gatishmërinë e tij për të kontribuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës me synime të qarta për rikthimin e LDK-së në Suharekë dhe krejt Kosovën.

Fjalët që flasin më shumë: Gjesti lëshon sinjale për Eglin në këngën e re

Fenomeni i këtij viti, Gjesti, i është futur punës në muzikë kokë e këmbë.

Në një video të postuar pak minuta më parë në rrjetin e tij në TikTok, Gjesti ka ndarë një klip me këngën e tij më të re, e cila pritet të dalë në treg së shpejti.

Në një nga pjesët e këngës thuhet: “Na jena nda, po me zemër të du hala”, ndërsa diçka që tërheq vëmendjen në tekstin e saj është vargu: “Kokë si gacë e nxehtë, çokolladë e nxehtë”, që mund të jetë një mesazh indirekt për Eglin, pasi shpesh i ka thënë se është si çokollatë e nxehtë.

Gjesti dhe Egli, siç është përmendur edhe në rubrikën “E vërtetë apo e pavërtetë” nga Prive by Liberta Spahiu, pritet që shumë shpejt të sjellin bashkëpunimin e tyre më të ri.

 

Kajtazi: Osmani do të duhej të ndihej e turpëruar në Tiranë, solli në pushtet shkaktarin e izolimit të Kosovës

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar samitin e mbajtur në Tiranë, në të cilin Edi Rama ishte nikoqir i liderëve të Bashkimit Evropian.

Kajtazi ka thënë se teksa Evropa bashkë me NATO-n u mblodh në Tiran, Kurti po bën përpjekje “kamikazë politike” bashkë me Avni Deharin për ta bërë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Ndërkaq, ai ka thënë se Vjosa Osmani sot në Tiranë do të duhej të ndihej e turpëruar që ngriti në pushtet Kurtin, i cili e izoloi Kosovën.

“Teksa Evropa Perendimore bashke me NATO-n ka zbarkuar ne Tirane, ky qyryku jone eshte duke bere perpjekje “kamikaze politike” qe bashke me fatkeqin Avni Dehari, ta bejne Albulena Haxhiun kryetare te Kuvendit”, ka thënë Kajtazi.

“Hajde po supozojme qe e ben Albulenen kryetare, edhe? Kryetare Kuvendi te nje shteti te izoluar. Shqiperia ka gjasa qe para vitit 2030 te behet anetare e Bashkimit Evropian. Militantet e VV-se, bashke me qytetaret normal te ketij vendi do te detyrohen te udhetojne ne Shqiperi me pasaporta”, ka thënë ai.

“Qe ku e ka sjell Albin Kurti Kosoven”, është shprehur Kajtazi.

“Vjosa Osmani do te duhej sot te ndjehej mysafiri me i turperuar i ketij samiti, sepse solli ne pushtet shkaktarin kryesor per izolimin e Kosoves”, ka thënë ai.

Momente jo të zakonshme nga Samiti i Tiranës, çfarë ndodhi mes Erdogani’t dhe Ramës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pasi ka mbërritur në Samitin e Tiranës i ka komentuar atletët kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në kuadër të samitit Erdogan ka ardhur i shoqëruar me një pjesë të kabinetit të tij.

Ndërkohë që gjatë takimit, Erdogan i ka tërhequr vëmendjen Ramës për atletet. Ndërsa më tej, Rama e ka shoqëruar deri në gjysmë të rrugës dhe më pas është kthyer.

Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot në Tiranë se bota ka nevojë për një arkitekturë të re të administrimit global për ta tejkaluar atë që ai e përshkroi si zbehje ndaj besimit në arenën ndërkombëtare.

Erdogan mbajti fjalim në seancën e parë plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë me pjesëmarrje të gjerë liderësh evropianë dhe të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.

“Për ta tejkaluar zbehjen e besimit në arenën ndërkombëtare, kemi nevojë për ndërtimin e një arkitekture administruese globale të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, theksoi presidenti turk.

Interes i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi!

Vetëm në 12 orët e para që nga hapja zyrtare për aplikimin e biletave Shqipëri – Serbi, ka pasur 200 mijë kërkesa nga 50 mijë aplikues.

Sipas Telesport, parashikohet që numri i aplikuesve të shkoj deri në 200 mijë, e që do të thotë kërkesë për 800 mijë bileta për një stadium me kapacitet 22 mijë ulësesh.

Atmosfera pritet të jetë si asnjëherë më parë për këtë përballje të jashtëzakonshme.

Gjesti dërgon një foto surprizë në grupin e fansave – Detajet që ngrenë pikëpyetje për Eglin

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti ka realizuar një grup në ‘instagram’ me ndjekësit teksa kohë pas kohe ndanë detaje nga jeta e tij.

Pak minuta me parë ai ka dërguar një foto të tij, e komentet të shumta nuk munguan se kur do t’i surprizoj me ndonjë projekt të ri muzikor.

Ndryshe edhe pyetjet për Eglin janë të shumta se cili është raporti i tyre tani pas daljes nga shtëpia më e famshme, por kjo ende është e paqartë për fansat e dyshes.

Gjesti mesa duket këtë periudhë e ka zgjedhur të kalojë kohë me miqtë dhe të fokusohet në muzikë.