div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-644 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Detaje të reja: Burri që u gjet i vdekur në Prishtinë është dizajner i njohur në vend

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur mesditën e sotme te Rruga B në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marrë nga thika.

Dyshimet e para janë se fillimisht një person ka therur më thikë të dashurën, e më pas ka qëlluar edhe veten.

IndeksOnline ka mësuar se i vrarë sot në Prishtinë, është dizajneri i njohur, Festim Isufi.

Isufi ishte stilisti i parë shqiptarë që ishte në javen e modes në Paris. Njëkohësisht për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor në biznes me Agnesa Vuthajn./I

Ekskluzive: Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij, kjo e fundit është influencuese e njohur

Gazeta Imazhi raportoi ekskluzivisht për një ngjarje tronditëse që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Sinjali nga burime të Policisë, rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër  ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Viktima, R.I, rreth 31-vjeçare dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet tona konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimore ndodhen në të dy lokacionet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila dyshohet se përfshin dhunë në marrëdhënie intime dhe përfundon me vetëvrasje.

Kjo është bashkëshortja që u ther me thikë nga burri i saj në Prishtinë, i cili më pas u gjet pa shenja jete

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një ngjarje tronditëse që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Sinjali nga burime të Policisë, rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër  ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Sinjali mëson se gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet tona konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimore ndodhen në të dy lokacionet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila dyshohet se përfshin dhunë në marrëdhënie intime dhe përfundon me vetëvrasje.

Gazeta Sinjali do të vijojë të raportojë me përgjegjësi dhe saktësi për zhvillimet e mëtejshme.

Loredana heq dorë përfundimisht nga Jozi?

Loredana Brati siç shihet i ka dhënë fund lidhjes së saj me Jozin, transmeton Insajderi.

Ndonëse kështu la të nënkuptohet instastory i fundit.

Loredana teksa po pozon për reklamë ndjekësit kanë vënë në pah dorën e saj në të cilën po mungon unaza që ky i fundit ia kishte dhuruar.

Megjithëse ajo nuk ka dhënë ndonjë deklaratë konkrete për ndarjen.

Genta konvertohet në fenë katolike?

Pas komenteve të shumta që mori për ndryshimin e saj të papritur në pamje, Genta është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kësaj here, vëmendja nuk është tek flokët, por tek një detaj simbolik që ajo ka zgjedhur ta mbajë publikisht – një kryq prej ari në qafë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Genta nuk ka folur për asnjë media,” thuhet ndër të tjera, por ndjekësit e saj kanë vënë re se ky është rasti i dytë që ajo shfaqet me të njëjtin aksesor në postimet e saj në Instagram.

Në një foto të publikuar nga një mike shumë e afërt e saj, Genta shihet duke buzëqeshur, ndërsa kryqi që mban në qafë, i kombinuar me disa aksesorë të tjerë, ka nxitur dyshime të reja mes fansave.

Ndërkohë që spekulimet për një sëmundje janë zbehur, tashmë po qarkullojnë teori se ajo mund të jetë konvertuar në fenë katolike.

Jozi trazon rrjetin, uron Gjestin për ditëlindje?

Joz Marku ka trazuar rrjetin me një postim në instastory.

Ai ka publikuar një gotë me verë dhe poshtë saj ka shkruar:

“Hajt gëzuar”

Ndjekësit e ish banorit këtë veprim të tij e aluduan si një urimë për ditëlindjen e Gjestit, shkruan Kosovarja.

Kjo lëvizje e Jozit a është një ngacmim mediatik apo!

Megjithëse Gjesti dje festoj ditëlindjen i rrethuar me miqtë e tij më të afërt.

Delfina, moderatorja e “RTK”-së, gruaja e deputetit të PDK-së

Delfina Krasniqi është një nga fytyrat e njohura të Televizionit Publik të Kosovës.

Delfina prej vitesh është pjesë e programit të mëngjesit, ku shfaqet në rolin e prezantueses.

Krasniqi prek vitesh është e martuar me gazetarin dhe tashmë analistin e përsonazhin e njohur të televizionit, Artan Behrami.

Çifti janë prindër të lumtur dhe kohë pas kohe shfaqen mjaftë të dashuruar në rrjete sociale.

Dhuna s’ka të ndalur në vend – Theren me thikë disa të mitur

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në qendër të Podujevës, ku disa të mitur janë therur me thikë.

Ngjarja ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë parë viktimat e plagosura duke u nisur me urgjencë drejt Qendrës Emergjente.

Policia e Kosovës, menjëherë pas pranimit të informacionit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me shirita sigurie.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare nga ana e policisë për motivet apo rrethanat e incidentit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga sheshi ku ka ndodhur ngjarja, në të cilat shihen forca policore dhe shirita të vendosur për të siguruar perimetrin.

E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën pasi u zu nga dheu gjatë punimeve

Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur paraditen e së premtes trupi i pajetë i Ardit Beshirit, punëtorit 29-vjeçar që humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut, ndërsa po punonte me eskavator, shkruan Gazeta Sinjali.

Beshiri u aksidentua më 3 maj, kur u zë nga një masiv dheu dhe inertesh gjatë punës në zonën e “Qafës së Burrelit”, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos. Rrëshqitja përfshiu një sipërfaqe të gjerë dhe ndodhi në një distancë rreth 4 kilometrash, çka e vështirësoi ndjeshëm operacionin e kërkimit nga ekipet e emergjencës.

Trupi i viktimës u lokalizua dhe u nxor nga masivi këtë mëngjes. Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në vendin e punës.