div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-68 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mësohet sa vota doli minus Lushtaku pas rinumërimit në Skenderaj

Për shkak të parregullësive në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në QNR po rinumërohen edhe një herë të gjitha kutitë e votimit.

Në 72 vendvotimet e komunës së Skenderajt është kryer procesi i rinumërimit 100%, raporton Insajderi.

Kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtakut, Bedri Hamzës, Sala Jasharit, Shahin Dervishajt e disa të tjerave iu janë hequr votat.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të kandidatëve që tanimë kanë vota minus:

Bedri Hamza -29

Sala Jashari -36

Arian Tahiri -10

Mërgim Lushtaku -94

Jakup Nura -32

Xhevahir Geci -14

Ganimete Musliu -20

Ilir Murtezaj -25

Vlora Çitaku -9

Shahin Dervishaj -42

Ariana Musliu Shoshi -30

Uran Ismaili -11

Artan Behrami -5

Isak Neziri -9

Gëzim Qerimi -8

Besa Kabashi Ramas -2

Enver Hoxhaj -22

Musli Gucati -1

Fadil Demaku -3

Hajdar Beqa -3

Rrahman Rama -4

Nait Hasani -4

Xhavit Haliti -16

Idriz Vehapi -5

Elmi Reçica -5

Selver Xhelili -2

Djali i Nait Hasanit është ndaluar nga Policia, avokati i tij tregon se për çka po dyshohet

Ditën e sotme, prokuroria Themelore në Prizren ka kryer një aksion për dyshimet për manipulim të votave, i cili ka rezultuat me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave.

Lidhur me këtë, është deklaruar avokati Anton Çupërjani, avokat i Art Hasanit, i cili është djali i Nait Hasanit.

Avokati ka bërë të ditur, se djali i Nait Hasanit

‘’Është ndaluar sot me vendim të prokurorit, vendim të cilin ne si avokat ende nuk e kemi pranuar, përkundër intersimit tim për ta marr një vendim të tillë, ku edhe parashihet këshilla juridike për paraqitjen e ankesës por një gjë e tillë neve na u është mohuar, e që për neve kjo është sfidë dhe shqetësim i madh. Arsyeja është ndaluar për veprën penale të falsifikimit të votave. I njëjti është ftuar në cilësinë e të dyshuarit’’, ka thënë ai.

E dhimbshme: Vdes ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 164 të UÇK-së, Menduh Brava

Ka ndërruar jetë ish-zëvendëskomandanti i batalionit në Brigadën 164 të UÇK-së, Menduh Brava.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ngushëlloi familjen Brava për humbjen e më të dashurit të tyre.

Haradinaj kujtoi përkushtimin e palëkundur të Bravës gjatë rrugëtimit për liri dhe shtet.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Menduh Bravës. I ndjeri, gjatë luftës për liri, i shërbeu me nder atdheut si zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 të UÇK-së, ndërsa pas luftës ishte kryetar i OVL-UÇK-së në Han të Elezit. Kisha nderin të rrugëtojmë bashkë edhe politikisht, në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për asamble nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Brava, miqve dhe gjithë aktivistëve tanë në Han të Elezit. U prehsh në paqe, Menduh!”, shkroi Haradinaj.

Vjen lajmi i shumëpritur për rikthimin e Gjestit

Pas një periudhe të vështirë dhe shkëputjeje nga skena për t’u qëndruar pranë familjarëve në momente të rënda, Gjesti është gati të rikthehet te publiku.

Në fund të dhjetorit, vetë këngëtari kishte njoftuar se planifikonte të kthehej me një projekt të ri në fund të janarit. Megjithatë, që nga ai moment, Gjesti nuk kishte bërë asnjë lëvizje apo njoftim tjetër në rrjetet sociale, duke i mbajtur fansat në pritje deri ditën e sotme.

Lajmin e shumëpritur e ka konfirmuar më në fund menaxheri i tij, Bonart Ajvazi. Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, i pyetur se kur do të publikohet kënga e re, ai u përgjigj: “Më shpejt se sa shpejt”, duke sinjalizuar se projekti është gati.

Gjatë gjithë kësaj kohe, fansat nuk i kanë kursyer mesazhet e mbështetjes, duke e pritur me padurim këtë projekt që pritet të jetë mjaft emocional dhe domethënës për karrierën e tij.

Kryeprokurori Kryeziu: Kushdo që guxoi t’i fus duart në votat e qytetarëve do ballafaqohet me ligjin

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu është deklaruar para mediave për aksionin e sotëm të zhvilluar në Prizren në lidhje me keqpërdorimet që dyshohet se u bën në kuadër të zgjedhjeve të 28 dhjetorit më saktësisht në votat për kandidatët për deputetë.

Kryeprokurori Petrit Kryeziu tha se deri më tani janë gjithsej 109 persona të ndaluar, nën dyshimin për falsifikim të votave, dhënie e marrje ryshfeti.

“Deri tani kemi 109 të ndaluar për vepra penale të falsifikimit të rezultateve zgjedhore, për presion e kanosje e për dhënie e marrje ryshfeti.Kemi pasur situate ku kemi fituar dëshmitarë bashkëpunuese, e na kanë treguar si kanë ardhur presionet e situate ku kanë treguar kush ka marrë e nga kush ka marrë ryshfet”,deklaroi Kryeziu.

Ai tha se se ditë më parë kanë paralajmërua se manipulim i votës dhe rezultateve zgjedhore është krim dhe duhet ndëshkuar, sot secili prej atyre që ka guxuar t’i fus duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me ligjin.

“Dua ta bëj të qartë se këtu s’bëhet fjalë për numërimin e votave për subjektet politike, kur kemi qenë të angazhuar të gjithë por bëhet fjalë për manipulime brenda llojit- aty ku katër subjektet më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre e kanë menduar se larg syrit të institucioneve mund të manipulojnë. Mund të mos kuptoheshin gabime të vogla, por këtu s’bëhet as për dhjetëra as për qindra por mijëra vota të manipuluara e të falsifikuara.Pra ka kandidatë që vetëm për kandidatë ka mbi 6 mijë vota të falsifikuara për një kandidat. Pra bëhet fjalë se vetëm në një vendvotim pra ka ndodhur në Qendrën e Numërimit, vetëm në një qendër mbi 2 mijë e 444 vota. Pra vetëm në një klasë. E në regjionin tonë ato që janë numëruar nga subjekte politike është vetëm një klasë që ka dalur e pa keqpërdorur pra që është zero.E mos të flasim për Komunën e Prizrenit ku janë shtuar mbi 4 mijë vota. Pra diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota. Pra po flasim për një organizim e dashje direkte për të përmbytur vullnetin e qytetarëve”, deklaroi Kryeprokurori.

Ai tha se do të ishte e pamundur të ndryshoheshin gjithë këto vota po të mos kishte kompromis të komisionerëve të deleguar nga 4 partitë më të mëdha politike të Kosovës.

“Pra sistemi i tillë pasi komisionarët janë mekanizëm kontrollues e procesverbalin e nënshkruajnë të gjithë për ta legjitimuar.Secili komisioner s’do të duhej as të numëronte as të regjistronte vota por sipas hetimeve rezulton se ka ndodhur e kundërta.Ky hetim ka qenë mirë i koordinuar me prokuroren Laura Pula dhe Agron Qalajn, si u.d i Kryeprokurorit të Shtetit.Qëllimi ynë për ta shtrirë ligjmërinë është preventive gjenerale .Duhet ta dinë se kushdo që guxon t’i fus duart me vullnetin e qytetarëve do ballafaqohen me forcën e ligjit sikurse sot po përballen një pjesë e madhe pasi s’mbaron me këtë numër”, shtoi ai.

Këta janë tre kandidatët e LDK-së që iu shtuan votat më së shumti

Edhe sot po vazhdon rinumërimi në Qendrën e Numërimit të rezultateve.

Nga  2 mijë e 557 vendvotime deri më tani janë numëruar 1 mijë e 289, apo 50,41 për qind.

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës disa kandidatëve iu kanë shtuar votat, raporton Insajderi.

I dëmtuari më i madh i kësaj partie deri më tani duket se është Paris Guri.

Atij i janë shtuar 378 vota. Pas tij vjen, Ukë Rugova me + 205 vota si dhe Armend Zemaj me +127.

Për Paris Gurin ditë më parë reagoi edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili aludoi se votat ia kanë tjetërsuar ‘të vjetërit’ e kësaj partie

Arrestohet nipi i kandidatit për deputet të PDK-së, Fetah Paçarizit

Një aksion i gjerë i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren ka çuar në pranga një person nën dyshimet për ushtrim presioni dhe dhënie ryshfeti në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në kuadër të këtij hetimi, rreth 100 zyrtarë të KQZ-së janë ftuar për intervistim, shkruan Insajderi.

Prokuroria dhe Policia në Prizren kanë zbarkuar në terren për të hetuar parregullsitë në procesin zgjedhor.

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, gjatë këtij aksioni është arrestuar Granit Paçarizi, i cili është djali i vëllait të kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Fetah Paçarizi.

Sipas burimeve, Paqarizi dyshohet për veprime të kundërligjshme që përfshijnë presion mbi votuesit dhe dhënie ryshfeti për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Mbi 100 zyrtarë të KQZ-së nën llupën e Prokurorisë Hetimet nuk janë ndalur vetëm te personat e dyshuar për ryshfet. Mësohet se mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë zgjedhjeve të fundit janë ftuar për intervistim. Gjatë ditës pritet që numri i personave të ndaluar të rritet, pasi policia po vazhdon mbledhjen e provave.

Këta janë kandidatët e PDK-së që u “rritën” pas rinumërimit – secilit mbi 300 vota më shumë

Procesi i rinumërimit të votave në nivel vendi ka filluar të prodhojë lëkundje serioze në rezultatet e deritanishme të kandidatëve për deputetë. Kur janë numëruar mbi 50% e kutive të planifikuara, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po shënon rritje të ndjeshme te disa prej emrave të saj kryesorë.

Nga të dhënat e fundit që vijnë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, vërehet një trend i qartë i shtimit të votave që nuk ishin reflektuar në procesin e parë të numërimit.

Listës i prin Arian Tahiri, i cili deri më tani ka përfituar plot 873 vota shtesë. Pas tij renditet Uran Ismaili, me një rritje prej 721 votash, duke forcuar pozitat e tij brenda listës.

Kush tjetër u rrit?

Rinumërimi ka sjellë lajme të mira edhe për një grup tjetër kandidatësh që kanë kaluar pragun e 300 votave shtesë:

Përparim Gruda: +510 vota

Vlora Çitaku: +452 vota

Jona Hoxhaj: +450 vota

Abelard Tahiri: +449 vota

Bekim Haxhiu: +367 vot

Artan Behrami: +318 vota

Sala Jashari: +311 vota

Ky proces po shihet me interes të madh, pasi këto ndryshime mund të jenë vendimtare për renditjen finale të kandidatëve brenda listës së PDK-së dhe mund të përcaktojnë se kush do të ulet në ulëset e Kuvendit të Kosovës.

Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash

Mbi 100 komisionerë të dyshuar për dallavere me vota janë ndaluar sot në një aksion të gjerë të Krimeve Ekonomike, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Përveç komisionerit të PDK-së, Art Hasani (djali i kandidatit Nait Hasani) dhe një nga partia e Emilija Rexhepit, është ndaluar edhe një komisionere e Vetëvendosjes.

Avokati Gent Gjini, në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se klientja e tij, e arrestuar në cilësinë e komisioneres së Lëvizjes Vetëvendosje, ka nënshkruar një dokument pa e kuptuar përmbajtjen e tij.

“Duke qenë se rasti është kompleks, dhe kjo zonjë nuk ka pasur kurrë vepra penale më herët dhe ka rënë pre e mashtrimeve nga subjektet partiake”, tha Gjini.

Ai ka thënë se klientja e tij ka vepruar me naivitet, duke besuar se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt.

“Kjo zonjë dhe shumë komisionerë të pafajshëm kanë rënë pre e këtyre manipulimeve, sepse me naivitet kanë nënshkruar një dokument ku thuhej se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull. Vetëm pas rreth dy javësh është kuptuar se një kandidat kishte përfituar nga shtimi i votave”, ka deklaruar avokati.