div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-74 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tronditëse: Djali rrah prindërit

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur të hënën në Ranillug.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

KOST paralajmëron reduktime, thotë se po përballet me situatë të papranueshme

KOSTT ka njoftuar se  po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale.

Sipas njoftimit situata aktuale është e papranueshme dhe cenon stabilitetin.

KOSTT ka paraljmëruar se nëse nuk ka ndryshim të situatës do të ketë reduktime të energjisë elektrike nga ora 10:00.

“Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MW orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MW orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT detyrohet që nga ora 10:00 të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, thuhet në komunikatë.

Vdes një burrë në QKUK

Një burrë ka vdekur në orët e para të së martës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I ndjeri, sipas Policisë së Kosovës, ishte duke u trajtuar në QKUK që nga e hëna.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me datë 20.01.2026 rreth orës 01:37 derisa ishte në  tretman mjekësor në QKUK, viktima mashkull kosovar, raportohet se i njëjti ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës  dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

 

E trishtë: Teksa është i mbyllur e s’di gjë, Labinot Rexha humb personin më të dashur jashtë

Momente të vështira për familjen e banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha. Teksa këngëtari vazhdon garën i izoluar, një lajm i trishtë vjen nga jashtë: gjyshi i tij, Ali Rexha, është ndarë nga jeta. Sipas burimeve lokale, ai u shua duke lënë pas dhimbje të madhe tek të afërmit.

Ali Rexha kujtohet si një burrë i urtë, punëtor dhe me karakter të fortë në Rahovec. Ende nuk dihet nëse familja do të vendosë ta njoftojë atë brenda shtëpisë apo do ta lënë të vazhdojë lojën pa këtë peshë emocionale. Ngushëllime familjes! /Prive By Liberta Spahiu

Leonora Jakupi ka dy fjalë për Gjestin

Ditë më parë, Gjesti bëri një rikthim përmes rrjeteve sociale, ku edhe paralajmëroi se shumë shpejt do të kthehet me projekte të reja muzikore.

Mes shumë miqëve, kolegëve e fansave, Gjesti pranoi mesazhe të shumta ku dhe u inkurajua për paraqitjen dhe rikthimin në skenë

Ishte komenti i këngëtares Leonora Jakupi, që mori shumë vëmendje.

“Zemra ime të rujtë Zoti”, ka shkruar Lenora në këtë paraqitje të Gjestit.

Kritikat në rrjet për Dolcen, Lela me reagim të fortë

Rrëfimi i Dolce-s gjatë mbrëmjes “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku ajo tregoi vështirësitë e rritjes në emigrim dhe bullizmin në shkollë për shkak të origjinës shqiptare, nuk u prit mirë nga një pjesë e publikut.

Në rrjetet sociale shpërthyen kritikat, ku shumë ndjekës e konsideruan historinë e saj si “të rëndomtë” dhe jo aq tronditëse sa pritej, duke e ironizuar me krahasime të ndryshme.

Ky reagim i ndjekësve ka sjellë reagimin e fortë të ish-banores së BBVK, Lelës.

Përmes një videoje, ajo është shprehur e shokuar me mentalitetin e treguar në rrjet, duke mbrojtur faktin që çdo njeri ka historinë e tij të dhimbjes.

“Atëherë, më kallëzoni ju, çka është për juve një rrëfim i dhimbshëm? A duhet patjetër me humb familjarë, a duhet me u rrah dikush që ju ta quani dhimbje?”, si mund të krahasoni bullizmin e Dolce-s me “mungesën e një iPhone-i”, ka pyetur ajo e revoltuar, duke shtuar se braktisja e vendit dhe fillimi i jetës nga zeroja në një vend të huaj ku askush nuk të njeh, është një sakrificë e madhe.

Ministria thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt çdo gjashtë muaj

Ministria e Financave ka bërë me dije se vetë disa kategori të caktuara të pensionistëve janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë, që të mos iu ndalet pagesa mujore.

Sipas Ministrisë, nga ky obligim lirohen përfituesit e pensioneve kontributpagues, pjesërisht kontributpagues, dhe pensioneve familjare, shkruan Reporteri.net.

“Pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Pensionistët e kategorive të tjera – përfshirë atë të pensionit të moshës bazike nga i cili përfiton çdo kosovar që ka mbushur moshën 65-vjeçarë pavarësisht se e ka qenë i punësuar apo jo – duhet të vazhdojnë të paraqiten në zyrat e pensioneve çdo gjashtë muaj.

Në njoftim, Ministria ka thënë se është duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët.

“Kjo përfshinë ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës, thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.

Ky vendim vjen një muaj pasi Gjykata Supreme i shfuqizoi disa nene të një udhëzimi administrativ për procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve.

Në vendimin e saj, Supremja kishte gjetur se ligji nuk e detyron pensionistin kontributpagues të lajmërohet çdo 6 muaj.

Supremja ka konstatuar se paragrafët ku parashihen pasoja për pensionistët, siç është ndalimi i pensionit, nuk është në harmoni me ligjin dhe si të tillë janë të paligjshëm.

“Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar, Ministria obligohet që të monitorojë burimet ekzistuese të informatave me qëllim të identifikimit të pensionistëve që kanë vdekur. Pra, përgjegjësia e parë për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit është e vetë organit publik dhe jo e qytetarit. Kjo dispozitë krijon detyrimin që Ministria të shfrytëzojë çdo mekanizëm administrativ dhe çdo burim zyrtar të informatave përpara se të ndërmarrë masa kufizuese ndaj pensionistit. Ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në barrë disproporcionale ndaj pensionistit

KEK-u padit Janina Ymerin e LDK-së

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), bën të ditur se ka parashtruar padi ndaj znj. Janina Ymeri, e cila ndodhet në shqyrtim nga organet kompetente të drejtësisë, si pjesë e veprimeve ligjore për mbrojtjen e integritetit institucional, raporton KosovaPress.

Sipas KEK-ut, në të njëjtën kohë, KEK sh.a., në ushtrim të kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo masë raportimi, përfshirë raportimin në rrjetet sociale, si dhe çdo veprim ligjor për të ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës, përfshirë rastet kur ato vijnë nga zyrtarë publikë.

“Çdo përpjekje për të denigruar punonjësit ose përfaqësuesit e Korporatës, ose për t’i atribuar KEK-ut përgjegjësi që nuk i përkasin, është e papranueshme dhe do të ndjeket deri në fund ligjërisht”, shkruan KEK.

Më tej thuhet se, KEK thekson se nuk ekziston asnjë pengesë për qasjen në informacionet zyrtare, të cilat janë publike, transparente dhe të qasshme për të gjithë përmes ueb-faqes zyrtare të Korporatës.

Janina Ymeri në bazë të rezultateve preliminare të rezultateve të KQZ-së, ka fituar numër të mjaftueshëm të votave për të qenë deputete nga radhët e LDK-së në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës.

 

Përfundon mbledhja e LDK-së, merret ky vendim

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në mbledhje është vendosur që më datë 31 janar të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Ndryshe, kjo mbledhje pason një takim të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku me nënkryetarët më 13 janar.

Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ia lënë vendimin për pranimin ose jo të dorëheqjes Kuvendit të partisë.

Bedri Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PDK, hap i domosdoshëm

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbledhur sot në takim kryetarët e degëve të kësaj partie, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e brendshme.

Hamza ka thën se zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë hap i domosdoshëm, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se PDK po hyn në një fazë të re riorganizimi.

“Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë. Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, ka shkruar Hamza./Reporteri.net