div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-84 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Lumir Abdixhiku ofron dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën që mbajti për media pas takimit me nënkryetarët e partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje.

“Trajtuam të gjitha çështjet politike dhe të ardhmen që na pret në vijim. Siç ju kam njoftuar edhe sonte, ju njoftoj se në konsultim kemi vendosur që të thërrasim kryesinë e LDK-së dhe pastaj Kuvendin e LDK-së, e kam obligim moral e politike që të marr përgjegjësinë dhe ta shtroj tutje organizimin politik të LDK-së, nëpërmjet ofrimit te Kuvendi i LDK-së dorëheqjen”, tha Abdixhiku.

KQZ merr vendim që të rinumërohen votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve nga 2,557, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025.

Ky vendim i KQZ-së erdhi pas paraqitjes së një raporti nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Sipas këtij raporti, më 10 janar 2026, Sekretariati i KQZ-së ka bërë shikimin e videoincizimeve të kamerave në vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë. Pas këtyre evidentimeve, SKQZ ka bërë verifikimin e brendshëm të fletëvotimeve për kandidatë në 2% të vendvotimeve apo 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Deri në përfundim të ditës së hënë, 12 janar 2026, janë verifikuar 33 vendvotime, ku rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime.

Andaj, duke u mbështetur në këto gjetje, KQZ mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nëse pas rinumërimit do të vërtetohen manipulimet eventuale me votat e kandidatëve, KQZ do të procedojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Sipas KQZ-së, rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe do të fillojë më 13 janar 2026, në orën 18:00.

“Këshilli për Operacione Zgjedhore ka kërkuar nga sekretariati të bëjë një verifikim të brendshëm të fletëvotimeve. Më pas me datën 12 sekretariati ka filluar të bëjë këtë verifikim, ku janë numëruar 33 vendvotime, janë verifikuar votat e kandidatëve në këto vendvotime dhe në bazë të të gjeturave ka rekomanduar tek Këshilli për Operacione Zgjedhore rinumërimin e 10 për qind të kutive të vendvotimeve në të gjithë Kosovën, kurse për 10 komuna ka rekomanduar numërimin e qind për qind të kutive në këto 10 komuna, Prizren, Ferizaj, Shtime, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Leposaviç dhe Raniullg, rinumërimi qind për qind të vendvotimeve kurse në komuna të tjera deri në 10 të vendvotimeve.  Në bazë të atij procesi të verifikimit të rezultateve ka dalë një shmangie që ka qenë shqetësuese për ne. Pra ka pasë deri 714 vota për kandidat që kanë ndryshuar gjatë verifikimit në çdo komunë të vetëm dy subjekteve, por ka pasë në disa komuna shmangie, në disa prej tyre janë normale se janë brenda kuadrit të gabimeve njerëzore, pro ka qenë shqetësuese që në disa komuna ka qenë një trend jo normal. Andaj për të siguruar transparencë dhe saktësi të procesit të numërimit që kanë ndodhur në QKN Këshilli për Operacione Zgjedhore i rekomandon KQZ-së që të miratojnë rekomandimin që në 10 komuna të bëhet rinumërimi i kutive në të gjitha vendvotimet, kurse në komuna tjera të bëhet deri në 10 për qind të kutive të numërimit”, tha Krasniqi.

“Jo drogës në Parlament” – Propozohet “narko-test” për Deputetët

Burim Ramadani i AAK-së, kërkon që deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës t’u bëhet narko-testi.

Ai thotë se kjo duhet të ndodhë posa të certifikohen rezultatet.

“Shumë e nevojshme është të bëhet Narko-Testi, menjëherë pasi të certifikohen rezultatet.Sigurt që disa duhet të drejtohen në QKUK për ndihmë në rehabilitim, ndërsa të tjerët vazhdojnë në ulëset në Parlament. #JoDROGES #Siguri”, ka konsideruar Ramadani.

Incident i rëndë në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 10:40, autoritetet janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë. Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, edukatorja ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, për të hetuar rrethanat e incidentit.

“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha për Indeksonline Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Ndërkohë, Indeksonline mëson se rasti ka ndodhur në kopshtin “Pëllumbat e Paqes”, institucion parashkollor në Pejë, ndërsa sipas burimeve, mosha e fëmijës është rreth 7 vjeç./

Ky është i dyshuari për tentim-vrasjen e dy shtetasve serbë dhe një avokati kosovar në Deçan

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Deçan, ku tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave, rreth orës 00:15 të datës 13.01.2026, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Në brendi të kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e emergjencës nga QKMF-Deçan, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë viktimave, të cilat më pas janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Rastit i janë përgjigjur gjithashtu hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, njësia e hetimeve rajonale të Pejës, si dhe Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar armën e dyshuar si mjet i përdorur në rast, si dhe tri gëzhoja të së njëjtës armë.

I dyshuari, Ismet Zukaj, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe hetimet po vazhdojnë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja rreth këtij rasti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Arian Agushi “zbulon” identitetin e vërtetë të ‘fantazmës’ në Prishtinë?!

Arian Agushi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale me një postim të fundit që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Në një periudhë kur Prishtina është përfshirë nga thashethemet për një “fantazmë”, Agushi ka ndarë një fotografi të Shpëtim Deskut, duke e krahasuar atë me këtë figurë misterioze.

Ky veprim ka shkaktuar një valë diskutimesh dhe komentesh në rrjetet sociale.

Postimi i tij përmban një pyetje ironike: “Shpëtim Desku a ke ma herët te rruga C?”. Kjo frazë nënkupton se Agushi e ka quajtur Shpëtimin “fantazmë”, një term që ka ngjallur debate të shumta mes ndjekësve të tij.

Reagimet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme, duke përfshirë kritika dhe mbështetje për mënyrën se si Agushi e ka trajtuar këtë situatë. Disa e kanë konsideruar postimin si një shaka të pafajshme, ndërsa të tjerë e kanë parë si një ofendim të drejtpërdrejtë.

Ky incident ka nxitur një diskutim më të gjerë mbi mënyrën se si figura publike, si Agushi, e përdorin humorin për të trajtuar tema të ndjeshme.

Ndërkohë, disa ndjekës kanë filluar të spekulojnë mbi identitetin e vërtetë të “fantazmës” që Agushi e përmend. Kjo ka shtuar një dimension të ri në diskutim, duke e bërë situatën edhe më intriguese për ata që ndjekin ngjarjet në Prishtinë.

Me kalimin e kohës, ky postim ka marrë një jehonë të madhe, duke u shpërndarë në shumë platforma dhe duke nxitur debate të reja mbi rolin e mediave sociale në formimin e opinionit publik. A do të vazhdojë Agushi të jetë në qendër të vëmendjes për këtë çështje?

Ky incident na bën të mendojmë për ndikimin që kanë figurat publike në kulturën tonë dhe se si një postim mund të ndryshojë perceptimin e një personi në shoqëri. A jeni dakord me mënyrën se si Agushi e trajton këtë situatë?

Lim Hoti u jep sinjale banorëve për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit, ky ishte reagimi i atyre

Një moment prekës ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ku Lim Hoti ka ndarë një histori të dhimbshme me banorët e tjerë.

Një humbje e madhe personale e ka lënë atë të shokuar dhe emocional, duke ngjallur kureshtje te publiku.

Kjo situatë ka bërë që shumë të pyesin se kush është personi që e ka prekur aq thellë.

Gjatë një bisede në lavanderi, Lim Hoti ka rrëfyer se ka humbur një mik të afërt, një personazh të njohur për publikun.

Ai nuk e përmendi emrin e tij, por nga konteksti, u kuptua se bëhej fjalë për këngëtarin e njohur Shpat Kasapi.

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta nga banorët e tjerë, të cilët ishin të habitur nga ndarja e papritur.

“E kam humbur një shok, dhe ju krejt e njihni.

Por s’po ua them dot.

Ishte shoku im i ngushtë”, shprehet Lim me një ton të theksuar emocional.

Këto fjalë e bënë bisedën të ngjallte një ndjenjë të thellë empatie mes banorëve, duke i bërë ata të reflektojnë mbi humbjet e tyre personale.

Lim vazhdoi të shprehte dhimbjen e tij duke thënë: “Zoti i merr të mirët.

Nuk mund të flas më shumë.

Të gjithë e njihni”.

Këto fjalë e thelluan edhe më shumë atmosferën e tensionuar dhe emocionale në shtëpi, duke e bërë këtë moment të paharrueshëm për të gjithë ata që ishin të pranishëm.

Pjesëmarrësit e tjerë në shtëpi tentuan të mësonin më shumë rreth humbjes dhe personit që Lim kishte në mendje, por ai refuzoi të jepte detaje të tjera.

Kjo e bëri situatën edhe më misterioze, duke lënë të gjithë të spekulojnë mbi identitetin e mikut të tij të humbur.

Gjatë kësaj bisede, Vëllai i Madh ndërhyri për të rikujtuar Limit se nuk kishte të drejtë të fliste për persona apo ngjarje të tilla brenda shtëpisë.

Kjo ndërhyrje e bëri momentin edhe më të ndjeshëm, duke treguar se ndjenjat e tij ishin të forta dhe të vërteta.

Ky moment emocional ka bërë jehonë në rrjetet sociale, ku publiku ka shprehur mbështetje për Lim Hotin.

Shumë njerëz kanë komentuar mbi rëndësinë e miqësisë dhe humbjes, duke e bërë këtë situatë një reflektim të thellë mbi jetën dhe marrëdhëniet njerëzore.

Me kalimin e kohës, ky episod do të mbetet në mendjen e publikut si një kujtesë e fortë për rëndësinë e lidhjeve të ngushta dhe dhimbjen që vjen me humbjen e një personi të dashur.

Si do të vazhdojë rrugëtimi i Lim Hotit në Big Brother, mbetet për t’u parë, por ky moment do të jetë gjithmonë një pjesë e historisë së tij.

Reagon kreu i Mullistëve: Çmimi i miellit ka rënë, pse duhet shtrenjtuar buka?

Kreu i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, është shprehur kundër rritjes së çmimit të bukës nga furrtarët e vendit, me arsyetimin se nuk është shtrenjtuar as mielli. Zejnullahu madje ka deklaruar se çmimi i miellit ka rënë.

“Çmimi i miellit ka rënë, prandaj s’ka arsye që të shtrenjtohet as buka, mirëpo kjo po ndodhë”, ka potencuar Zejnullahu për Front Online.

Përndryshe, mediet online kanë raportuar sot sehumë furrëtarë në Prishtinë, duke shfrytëzuar mungesën e institucioneve të shtetit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, u ngutën sërish të rrisin çmimet e bukës dhe të pjekurinave të tjera. Në zinxhirin e furrave “Milenium Bakery” në Prishtinë, një bukë që deri në fund të vitit shitej 0.49 centë, pas Vitit të Ri ka çmimin 0.69 centë, që i bie mbi 40 për qind më shtrenjtë krahasuar me çmimin e para dhjetë ditësh, ka raportuar Buletini Ekonomik.

Plagosja e dy serbëve dhe një shqiptari, ky dyshohet të jetë motivi

GazetaDemos mëngjesin e sotëm ka raportuar ekskluzivisht për gjuajtje me armë zjarri, të cilat janë dëgjuar rreth orës 00:15, në një lokal rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan.

Nga këto të shtëna, tre persona kanë mbetur të plagosur, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person të nacionalitetit shqiptar, dhe dy të tjerë serbë.

GazetaDemos merr vesh se motivet e kësaj ngjarje dyshohet të jenë të momentale.

E gjithë ngjarja, sipas dëshmitarit të ngjarjes, dyshohet të ketë ndodhur për pak sekonda, teksa bëhet e ditur se i dyshuari për plagosjen e tre persona nuk kishte motive të mëhershme.

Motivi, sipas dëshmitarit, rodhi i gjithi në lokalin që të njëjti ishin prezent.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, me çrast u bë e ditur se i dyshuari është arrestuar, teksa tre të lënduarit janë në përkujdesin mjekësor.

Vepra është cilësuar ‘vrasje e mbetur nё tentativё’, teksa është sekuestruar edhe arma e cila dyshohet se u përdor në ngjarje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në njё lokal nё rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur tё shtёna me armё. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e lënduar, tё cilёt janё dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjёs, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё pistoletё Zoraki 9mm, Njё (1) karikator i sё njёjtёs armё, Nёntё (9) fishekё kal:9mm dhe Tri (3) gёzhoja”, thuhet në njoftim.

Ndahet nga jeta zyrtari i Gjykatës Themelore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren, ku është ndarë nga jeta një zyrtar i Gjykatës Themelore, mëson Gazeta Sinjali.

Viktima është Trimor Olloni, punonjës i Gjykatës Themelore në Prizren, i cili është dërguar pa shenja jete në Emergjencë.

Sipas informacioneve, rreth orës 15:00 është pranuar njoftimi se Olloni ishte dërguar në Emergjencë, por mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vend kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit përkatës, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Nga raporti fillestar mjekësor dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak, megjithatë, për sqarimin e plotë të rrethanave, me urdhër të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.