-5.7 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

U përfolë shumë se u nda nga Meritoni, reagon Ilnisa: Së shpejti do…

Gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli, e ftuar në “Goca dhe Gra” ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin, të cilin e njohur në Big Brother VIP.

Ish-banorja e ka falenderuar publikisht, duke thënë se është përkrahja e saj më e madhe. “Është njeriu që unë konsultoj gjithçka para se të marr një vendim”, u shpreh gazetarja.

Ilnisa ka zbuluar se momentalisht po jetojnë bashkë, ndërsa tha dy fjalë edhe për thasheshemet se mes tyre ka pasur një krisje në lidhje.

“Nuk jemi ndarë, shqiptarët dhe portalet këtë punë kanë. Do vijë një kohë që të kemi një edukim si shoqëri posesive që kemi.  Për një pjesë të suportuesve tanë, kjo është zbukuruar, për pjesën tjetër vazhdon ai mllefi i çuditshëm”, u përgjigj ajo.

E pyetur nëse ndiejnë ndonjë ndryshim apo shqetësim për shkak të diferencës në moshë mes tyre, ajo tha se “nëse do më shqetësonte nuk do të isha me të. Jemi boll të edukuar të zgjedhim me këtë të rrimë dhe me kë duhet të rrimë. Diferenca e moshës nuk përbën problem”.

Si i a ke shkruar emrin e Meritonit në telefon?

Ilnisa: Jeta jem me zemër të bardhë.

Do shpërngulesh në Prishtinë?

Ilnisa: Sapo jam kthyer në një familje që më ka munguar, nuk e mendoj, por nëse është ndonjë ofertë që nuk kam pse…

Po nëse të thotë Meritoni?

Ilnisa: Nuk e thotë Meritoni, ka zgjedhur Tiranën, është midis.

Çfarë marrëdhënie ka Anaisi me Meritonin?

Ilnisa: Janë shumë shokë, ka disa vende që zgjedh Meritonin për të shkuar me të dhe jo mua.

Në fund ajo deklaron se plane për të zgjeruar familjen nuk ka për momentin, ndërkohë zbulon se do të sjellin së bashku një film së shpejti.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here