17.7 C
Pristina
E diel, 24 Gusht, 2025

Ukraina etiketon kosovarët si “terroristë” dhe i kthen nga kufiri

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur sot se disa qytetarë të Kosovës janë ndaluar në kufirin mes Moldavisë dhe Ukrainës, ku sipas tij, janë trajtuar në mënyrë fyese dhe poshtëruese nga autoritetet ukrainase.

Pacolli tha se shtetasit kosovarë jo vetëm që u refuzuan të hyjnë në Ukrainë, por edhe u ofenduan e u maltretuan, duke i quajtur “terroristë”.

Ai kujtoi se ky nuk është rasti i parë, duke përmendur edhe skandalin e disa viteve më parë kur kombëtarja e Kosovës në futboll u detyrua të zhvillonte ndeshjen në Gjeorgji, pasi Ukraina nuk lejonte hyrjen e ekipit në territorin e saj.

“Ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare. Sot, Ukraina i ktheu qytetarët e Kosovës në kufi, duke i fyer e poshtëruar. Ne vazhdojmë të tregojmë solidaritet për ta, ndërkohë që ata nuk respektojnë as dinjitetin tonë minimal”, theksoi ai.

“Ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por pothuajse të gjitha u lejojnë qytetarëve tanë hyrjen me pasaportë kosovare. Sot, Ukraina ka kthyer shtetasit e Kosovës në pikën kufitare me Moldavinë – jo vetëm që i ka refuzuar, por i ka ofenduar dhe maltretuar, madje duke i quajtur “terroristë”. Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin tonë kombëtar të futbollit, të cilët u detyruan të udhëtonin në Gjeorgji për të zhvilluar ndeshjen”.

Sipas Pacollit, ky trajtim nxit nevojën që Kosova të rishqyrtojë qëndrimet e saj ndaj vendeve që nuk e respektojnë, raporton Paparaci.

“Ne këtu në Kosovë vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe dhimbje për ta – ndërkohë që ata na poshtërojnë. A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?”, thotë ai.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here