27.2 C
Pristina
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Vdekja e 24-vjeçarit në hotelin “Grand”, deklarohen nga Prokuroria

Pas vdekjes së 24-vjeçarit, i cili ra sot nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë, deklarohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes gjatë të cilit ka humbur jetën një person i moshës 24 vjeç, ku prokurori i Shtetit hapur rastin ‘Hetim mbi vdekjen’. Po ashtu prokurori i çështjes ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Shala për Telegrafin.

Edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës bën të ditur një person i moshës 25 vjeç ka vdekur sot rreth orës 11:30, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima mashkull rreth 24 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.

Tutje, Borovci tha se aktualisht Policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here