div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-5355 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit

Ka vdekur Hava Jashari-Gashi, motra e heronjve Adem e Hamës Jasharit.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi i saj, Bekim Jashari,

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot.

Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Ceremonia mortore do të mbahet sot më 23.09.2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj.

Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *