Vendlindja e Afrim Bunjakut vishet me flamurë, në nderim të heroit

0
41

Fshati Samadrexhë i Vushtrrisë sot ka marrë një pamje krejtësisht tjetër. Këtë mëngjes Samadrexha është stolisur e tëra me flamurë.

E gjithë kjo po bëhet në nderim të heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij.

Flamuri kuq e zi dhe ai i Kosovës, valvitën dhe mbi shtëpinë e Afrim Bunjakut, shtëpi e cila sot po pret shumë vizitorë.

E për vizitë familjes Bunjaku sot i ka shkuar dhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Ndryshe nën patronazhin e kryeministrit Albin Kurti, sot janë organizuar aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterir policor, Afrim Bunjaku. /Gazeta Imazhi/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here