Pas procesit të verifikimit të votave, diferenca në garën për kryetar të Mitrovicës është rritur për 12 vota.
Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, pas verifikimit të votave në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka marrë 15 mijë e 393 vota, ose 40 më shumë se Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka 15 mijë e 353 vota.
Në numërimin preliminar, Tahiri kishte 15 mijë e 368 vota, pra 28 më shumë se Peci, i cili kishte 15 mijë e 340 vota.
Fillimisht votat numërohen nëpër vendvotime, ndërsa në Qendrën Komunale të Numërimit bëhet verifikimi dhe numërimi për kandidatët për asamble komunale.
Në vijim pritet të numërohen edhe votat e ardhura nga diaspora, ndërsa gara në Mitrovicë sipas të gjitha gjasave do të shkojë në raundin e dytë.
Numërimi në vendvotime

Votat pas verifikimit
