15.5 C
Pristina
E enjte, 4 Shtator, 2025

Vetura godet këmbësorin te “Rruga C” në Prishtinë

Një person është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në “Rrugën C” në Prishtinë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllana.

Ai bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësorë.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha ai.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here