Visar Korenica pas rinumërimit ngritet për tri pozita më lart: Hajnat n’burg
Kandidati nga lista e PDK-së për deputet, Visar Korenica, është deklaruar pas ngritjes për tri pozita pas rinumërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Korenica e ka quajtur “hajni të qëllimshme brenda subjektit”, teksa akuza ka pasur edhe për KQZ’në, shkruan Insajderi.
“Vrasësi numër 1 i nëpërkëmbjes dhe shkeljes së dinjitetit të votës asht KQZ-ja. Dhe s’osht hera e parë. Me taksa t’qytetarëve paguhet për me e mbrojt votën, jo për me e leju vjedhjen e saj. Vrasësi numër 2 janë të gjitha qeveritë, pa përjashtim, përfshi edhe këtë t’fundit. Dhe kjo sepse nuk kanë ndërtu sistem të mbrojtjes së votës. Vrasësi numër 3 janë disa kandidatë për deputet, që përmes hajnisë e manipulimit, për ni grusht votash, dojnë me i përfaqësu qytetarët e ndershëm t’këtij vendi”, ka deklaruar ai.
Korenica ka kërkuar rinumërim të plotë në mbarë komunat e Kosovës, me thirrjen e famshme “hajnat n’burg”.
“Jo veç komisionerët, por edhe kandidatët për deputet dhe ata që pritet me u ba deputet, e që e kanë leju, mbulu e justifiku këtë hajni”. /Insajderi.org/
