0.7 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Vjen paralajmërimi për situatën e krijuar në Kosovë: Mund të shpërthejë…

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, duke folur për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, ka shprehur shqetësim për krizën në Kosovë, që sipas ministrit italian nuk është në nivelin e Linesjes së Mesme, por ka potencial shpërthimi.

“Ekziston një front tjetër që më shqetëson, jo në të njëjtën masë si Lindja e Mesme, por që potencialisht mund të bëhet po aq shpërthyes sa ai,” deklaroi ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, përpara komisioneve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit të Italisë, në një seancë dëgjimore mbi krizën mes Izraelit dhe Libanit.

LEXO EDHE:

 

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

Më 11 tetor italiani,  gjenerali Enrico Barduani, do të marrë drejtimin e kontingjentit të KFOR-it me seli në Prishtinë, pikërisht në kohën kur vendi është përfshirë nga tensione në rritje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, ka shkruar mediumi Politica.

Mediumi i ka dhënë opinionit italian një kronologji për zhvillimet e tensioneve etnike në Kosovë.

 

 

Në këtë artikull, citohet edhe komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutas, i cili ka thënë se gjendja është e mirë, por mbetet e brishtë.

Krerët e vendeve perëndimore vazhdimisht kanë theksuar rrezikun e hapjes së një fronti të ri lufte në Evropë, pas atij në Ukrainë.

Po ashtu, situata në Lindjen e Mesme e ka përkeqësuar paqen botërore.

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here