div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-16095 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Vritet një grua shqiptare në Gjermani

Raportohet se një grua shqiptare është vrarë me armë zjarri në rrethana tragjike në Gjermani më 5 qershor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Wadern, në shtetin e Saarland-it.

Lajmi është raportuar nga mediumi gjerman Bild, i cili shkruan se trupi i pajetë i gruas është gjetur pranë një pylli, afër autostradës midis Hermeskeil dhe Nonnweiler.

Autoritetet gjermane dyshojnë se vrasjen e ka kryer një shtetas gjerman, 34 vjeç, i cili ishte në arrati, por është arrestuar mbrëmjen e së njëjtës ditë nga Policia e Saarland-it në lagjen Wadrill të Wadern.

“Përmes hetimeve intensive, një burrë 34-vjeçar nga Saarland u identifikua si i dyshuar. Policia e Saarland e arrestoi atë mbrëmë në lagjen Wadrill të Wadern”, ka njoftuar Shtabi i Policisë së Trier.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar për natyrën e plagëve apo shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari njiheshin mes vete.

Në momentin e arrestimit, policia ka gjetur edhe armë zjarri te i dyshuari, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Hetimet mbi motivin e mundshëm dhe rrethanat e plota të kësaj vrasjeje tragjike janë ende në zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *