2.8 C
Pristina
E premte, 3 Tetor, 2025

Vuçiç paralajmëron: “Po vjen lufta e madhe” – fajëson Kosovën për përgatitje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Vuçiç i bëri këto komente pasi u pyet nga një gazetar për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.Vuçiq: E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, askush nuk po përgatitet për bisedimet - Insajderi - lg

Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiq tha se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se ai “mendon se po shkojmë drejt një konflikti të madh”.

 

 

“E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, sepse e shoh çfarë po ndodh dhe si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedimet, ata thjesht po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po e presin fillimin”, tha Vuçiç.

Vuçiç nuk dha asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij se do të ketë luftë. Ai shtoi se Serbia do të “bëjë çmos” për të mos marrë pjesë në atë luftë.

Në fillim të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë të enjten, presidentja e Kosovës Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës. Osmani i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “të mos e shpërblejë” Serbinë.

 

 

Ajo tha se, nëse nuk ka ndikim perëndimor në Ballkan, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – pra Rusia, Kina dhe Irani – gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeq strategjikë”.

“Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”, tha ajo.

 

 

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, Osmani tha se Beogradi paraqet kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën. E pyetur në një intervistë për Fox News, nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Ajo theksoi se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Muajt e fundit, presidenti Trump disa herë ka deklaruar se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë./Radio Evropa e Lire/

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here