19 C
Pristina
E hënë, 1 Shtator, 2025

VV’ja paralajmëron mbledhje që të votohet Kurti si mandatar: E çojmë emrin tek presidentja

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta mbajë mbledhjen e Këshillitt ë Përgjithshëm, ku do të votohet emri i mandatarit dhe do t’i dorëzohet presidentes.

“Ne kemi thënë edhe në seancën e fundit konstituive që ne do t’i shikojmë mundësitë që ta bëjmë ketë. Na duhet paraprakisht që ta kemi një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm ku e votojmë mandatarin dhe pastaj Arbërie Negavci si kryesuese ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani dhe mandej presim që presidentja Osmani të punojë në këtë drejtim, pikërisht në emër të funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ajo tha se këtë mbledhje do ta mbajnë “të jashtëzakonshme dhe shpejt për shkak të rrethanave në të cilat jemi”.

Gjithsesi, ish-partneri i tyre në qeverisje nga radhët e pakicave serbe, Nenad Rashiq, s’është pajtuar se është konstituuar Kuvendi i Kosovës. Kjo, meqë ka mbetur pa u zgjidhur çështja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Në një intervistë të drejtpërdrejtë në Kosova Live Rashiq tha pritur që kryetari i zgjedhur Dimal Basha do ta konstituojë Kuvendin e Kosovës.

“Nuk kam pritë – me çdo respekt ndaj kryetarit Basha, që do të konstatojë atë ditë Kuvendin, sepse sipas meje nuk është konstituuar dhe duhet të presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese,” deklaroi Rashiq.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here