12.6 C
Pristina
E premte, 24 Tetor, 2025

Zafir Berisha i del në krah Zemajt: Grushti është pak për këtë soj trushpëlarësh

Ish-deputeti Zafir Berisha, i ka dal në mbrojte deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, pas incidentit të ndodhur në Prishtinë

Ai ka kritikuar ashpër qytetarin duke thënë se po mendojnë se mund të sillen në realitet njësoj si në rrjetet sociale, duke ofenduar e fyer pa pasoja.

“Grushti për këtë sojin trushpërlarëve është pak, deri sa të mbushen mend!” shkroi ai.

“Këta tipat, si ai legeni në Prishtinë që ofendoj Armendin, po mendojn me fyrje e sharje sikurse në fb, edhe live munden me bë, dhe me kalu sikurse nuk është gjë kjo punë! Ju trima jeni nëpër rrijete sociale me profile false, për live mos harroni bëheni për të stomatologu. Grushti për këtë sojin trushpërlarëve është pak, deri sa të mushen mend!”, ka shkruar ai.

Në incidentin me deputetin Zemaj është përfshirë Nuha Osmani, mërgimtar nga Gjermania. Ai ka reaguar për media, duke kërkuar që deputetët që sillen me dhunë të japin dorëheqje.

“Ai më ka fyer me grua dhe me nënë, ai u sjell dhunshëm, kisha kërku që ai të më kërkojë falje. Të tjerat le ti kryn drejtësia”, tha ai për RTK.

Avokati Liridon Kutllovci ka bërë të ditur se deputeti ka ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit që ai përfaqëson.

Sipas versionit të avokatit, ngjarja ka ndodhur gjatë një interviste publike të deputetit Zemaj. Klienti i tij, i cili po kalonte pranë bashkë me bashkëshorten, i është drejtuar deputetit me fjalët: “Të gjithë jeni njësoj, vetëm gënjeni”, duke shprehur, siç thuhet në deklaratë, frustrimin qytetar ndaj gjendjes politike e ekonomike në vend.

Në vend që të ruante qetësinë, deputeti Zemaj, sipas Kutllovcit, është kthyer me fjalë fyese, duke i thënë qytetarit: “Gënjen nëna dhe gruaja juaj”, fjalë që, sipas avokatit, janë shqiptuar në prani të bashkëshortes së qytetarit.

Pas pak sekondash, deputeti Zemaj e ka goditur me grusht klientin e tij, “pa asnjë provokim tjetër nga ana e tij”, thuhet në deklaratë. Klienti i Kutllovcit, sipas avokatit, nuk është kundërpërgjigjur me dhunë, por ka reaguar duke njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here