Katër persona u theren me thikë nga një 59 vjeçar në Ferizaj. I dyshuari është arrestuar ndërsa motivet e kësaj ngjarje tronditëse ende nuk dihen, shkruan Insajderi.
Gjendja e dy personave raportohet të jetë e rëndë. Një vajzë 10 vjeç dhe një djalë rreth moshës 30 vjeçar aktualisht janë në QKUK dhe po trajtohen.
Jeton Emini, ka treguar se gjendja e tyre është e rëndë.
Ai ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së tij.
Sipas tij, dy vajzat e mitura kanë qenë mysafirë nga Podujeva dhe janë sulmuar derisa po qëndronin afër shtëpisë.
Postimi i plotë:
Të nderuarë miq, duke qenë se nuk po mundem t’iu pergjigjem thirrjeve t’juja të shumta.
Po iu shkruaj që të iu njoftoj që sot rreth 15:15,
ka ndodh një akt kriminal nga një person i moshuar (rreth moshës 59 vjeq), i cili për arsye ende të panjohura i therr dy vajza të mitura
(të cilat ishin musafir nga Podujeva tek axha im) dhe thjerrjen e bënë mu para derës së shpisë sime.
Ky person më pas vazhdon dhe therr pak metra më larg edhe një person tjeter (mashkull rreth moshes 30 vjeq), gjithashtu sipas informaciove që kam marrë një tjeter therrje ka bërë në një zonë tjetër të qytetit.
Pra, 4 therrje dhe ende nuk dihet motivi i saj,
E vetmja gjë që mund t’iu informojë mometalisht që njëra nga vajzat është liruar për në shtëpi pas sherbimeve spitalore, ndërsa vajza tjeter dhe personi mashkull i moshës rreth të 30-ta janë duke u trajtuar në Prishtinë pasi gjendja e tyre është e rëndë.
PERSONI QË KA KRYER KËTO VEPRA ËSHTË ARESTUAR NGA POLICIA .
Lutemi për të lenduarit që të dalin sa më shpejtë nga gjendja e rëndë në cilen janë për momentin.
P.S. për personin e 4-të momentalisht nuk e kam të njohur si informacion se kush është dhe se si e ka shëndetin.