14.7 C
Pristina
E enjte, 15 Maj, 2025

Zbulohet se çfarë tha Kurti në takim me Presidentën dhe liderët politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit të mbajtur sot nga Presidentja e vendit me liderët e partive parlamentare, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që ka përfshirë vendin, transmeton IndeksOnline.

 

 

 

Abdixhiku tha se nga takimi nuk doli asnjë gatishmëri për të dalë nga situata aktuale, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ofroi asnjë ide apo propozim konkret për zgjidhjen e krizës.

“Nuk u dha gatishmëri që të dilet nga situata. Gjendja e tanishme është pa asnjë iniciativë nga VV. Nga ta nuk ka brengë e as urgjencë që kjo çështje të zgjidhet”, tha Abdixhiku, i cili kritikoi ashpër qasjen e partisë në pushtet.

Ai bëri të ditur se kishte propozuar formimin e një qeverie uniteti për një kohë të caktuar, ide e cila sipas tij u prit mirë nga pjesëmarrësit, përjashtuar partinë e parë – VV-në.

 

 

“Jam i lumtur që kishte reflektim nga partitë tjera. Por VV nuk ka asnjë ide si të dilet nga kjo situatë. Ky ngërç politik është i dëshmueshëm”, shtoi ai.

Kreu i LDK-së njoftoi se pas këtij takimi, do të mblidhet kryesia e partisë për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

“Nuk jemi të interesuar të vazhdojmë me cirkun e çdo 48 orëve me seanca pa përmbajtje. I bëj thirrje Presidentes që sa më shpejt ta shqyrtoi mundësinë që këtë çështje ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Abdixhiku.

Duke vënë theksin në përgjegjësinë e partisë së parë për formimin e shumicës, Abdixhiku tha se ishte i habitur nga qëndrimi i kryeministrit Kurti.

“Ajo që më habiti më së shumti ishte deklarata e Kurtit se nuk ka asgjë urgjente. Fakti që ai nuk e kupton se është urgjente zgjidhja e kësaj çështjeje është shumë shqetësuese”.

Ai theksoi se LDK nuk do t’i tradhtojë kurrë votuesit e saj, ndërsa përsëriti akuzat se partia e parë ka bllokuar vendin.

“E ftojmë partinë e parë që të ofrojë zgjidhje dhe të dalim nga kjo situatë”, përfundoi ai./

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here