Në kohën kur vazhdimisht po dalin lajme në media për lidhjet e gazetares Jeta Xharra me RTK-në, ku ka mjaft shumë akuza për përfitime të majme, gazetari Milaim Zeka tha se vonë po flitet për këto çështje.
Sipas Zekës, tash është vonë të diskutohen këto çështje të Jeta Xharrës, meqë është dashur të flitet kur ka qenë koha. Ai tha se Xharra ka folur zi e terr për Kosovën vetëm që ‘të vjelë’ miliona euro
“U dashte me fole kur ka qene vakti, tash shume vone. Kur ka qene vakti kam fole vetem une. Jeta me BIRN-in, nuk kane la te zeze mbi kete toke pa folur neper ambasada, sidomos te Amerikes dhe Angliise, kunder kolegeve te tyre, edhe Kosoves, vetem per me vjele miliona euro, per me dhunu lirine e fjales”, shkroi Zeka në Facebook.
Madje, ai pati edhe akuza të tjera mjaft të rënda për Xharrën dhe organizatën BIRN, duke e lidhur edhe me propagandën për shtëpinë e verdhë, shpikje famëkeqe kundër UÇK-së.
“Mos harroni qe shpikja me monstruoze per ”Shtepine e Verdhe” ne Burrel, ka ardhe nga BIRN-i. Etj, etj, etj. O besoni qe as nuk ja vlene me fole, po hajt mo…”, tha krejt në fund Zeka.
Jo më larg se sot, pati akuza të reja në drejtim të gazetares Jeta Xharra. Kreu i Radio Kosovës, Arsim Halili, tha se Jeta Xharra dhe BIRN morën 80 mijë euro nga RTK-ja brenda një dite, me marrëveshje për dy emisione.