Sonte në kuadër të Champions League, Lille ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Madridit, në një përballje emocionuese që u zhvillua në Francë. Ndeshja u vendos nga një penallti, të cilën e fitoi ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes.
LEXO EDHE:
Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)
Zhegrova, i cili shkëlqeu gjatë gjithë ndeshjes, arriti të fitojë penalltinë që vendosi rezultatin përfundimtar të takimit. Ai u tregua i palodhur në sulm, duke vënë vazhdimisht në vështirësi mbrojtjen madrilene. Kjo paraqitje e tij nuk kaloi pa u vlerësuar, pasi komentatori i TNT Sports, me plot emocion, deklaroi: “Zhegrova po e bën sonte krenare Kosovën!”, shkruan Gazeta Imazhi.
Me këtë performancë, Zhegrova vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer, duke i sjellë fitoren një ekipi si Lille dhe duke qenë një inspirim për gjithë tifozët kosovarë dhe më gjerë. Në fund të ndeshjes, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke përforcuar pozitën e tij si një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit francez.
Kjo fitore kundër gjigantëve të Real Madridit është një sukses i madh për Lille dhe një moment krenarie për të gjithë Kosovën, falë kontributit të pabesueshëm të Edon Zhegrovës.
Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)