div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-16554 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
17 vjeçari ther me thikë bashkëmoshatarin

Një incident me armë të ftohtë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në veri të Mitrovicës, ku një i mitur ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 15 qershor 2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Çeta e Minatorëve”, policia është njoftuar për një rrahje mes dy të miturve. Në vendin e ngjarjes, patrulla ka gjetur një person të lënduar në shuplakën e dorës së majtë, si pasojë e goditjes me thikë.

I dyshuari, E.M. 17-vjeçar, është arrestuar në vendngjarje dhe është shoqëruar në stacion policor.

Ndërkohë, viktima D.A. 17-vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Veri për trajtim mjekësor dhe ka raport mjekësor për lëndimet.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore dhe krim-teknika, ku është bërë eksaminimi dhe sekuestrimi i thikës së përdorur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *