div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Osmani: U ndjeva e tradhtuar, Kurti më kishte premtuar mbështetje për mandat të dytë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur hapur për raportin e saj me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka thënë se “ndjej një tradhti personale pas ndryshimeve në marrëdhëniet politike”.

Osmani ka deklaruar se Kurti më parë i kishte dhënë mbështetje të plotë, duke e vlerësuar punën e saj në krye të shtetit dhe duke premtuar se do ta përkrahte edhe për një mandat tjetër presidencial.

“Kurti është zotuar se do të më përkrahë në një kauzë të tillë, duke theksuar se bashkimi ynë është në interes. Ne do të vazhdojmë bashkë si ky binom që i dha shpresë Kosovës. Kurti më tha: ‘Je presidentja më e mirë në shekullin 21’”, ka thënë Osmani.

Megjithatë, ajo shtoi se më vonë situata ndryshoi dhe se u njoftua se nuk do ta kishte më përkrahjen e tij dhe të grupit parlamentar.

“Kur u qartësua se ka shanse që unë të zgjidhem, nga kryeministri Kurti erdhi një vlerësim se grupi parlamentar dhe ai personalisht nuk e përkrahin kandidaturën time. E kam pranuar si fakt, si të vërtetë..”, ka deklaruar Osmani në një intervistë me Çim Pekën.

Rezultatet e një sondazhi të brendshëm në VV flasin për mbështetje të madhe për Osmanin

Gazetari Berat Buzhala thotë se ka njohuri për rezultatet e një sondazhi të brendshëm të realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë sondazh është matur elektorati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Buzhalës, nga tre mijë respodentë në sondazh, dy mijë prej tyre “kishin thënë se kanë me votu Vjosën”.

“Përndryshe, m’tha një burim i afërt me LVV’në, që sulmet masive kunder Vjosës, prej kësaj partie kanë fillu kur e kanë marrë rezultatin e një sondazhi me 3000 respondent, që e kanë votu këtë parti në zgjedhjet e fundit”, pretendoi Buzhala. “Rezultati i kësaj matje kishte qenë i frikshëm për LVV-në, prandaj kanë fillu me sulmu Vjosën me çdo mjet, që me e ndal trendin”.

Aleanca mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka marrë fund javën që shkoi.

Kryeministri ka refuzuar të propozojë Osmanin edhe për një mandat si presidente, ndërsa ajo ka vendosur që të çojë vendin në zgjedhje në mundësinë e parë që i ka ardhur: të premten, një ditë pas nisjes së procesit për zgjedhjen e presidentit të ri në kuvend.

Osmani është thirrur në një nen të Kushtetutës, sipas të cilit, presidenti i ri duhet të zgjidhet tridhjetë ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual. Vetëvendosje e ka kundërshtuar dekretin e presidentes në largim. E ka ankimuar atë në Gjykatën Kushtetuese.

Personi që kërcënoi presidenten Osmani intervistohet për disa orë në Polici

Halil Geci është intervistuar për disa orë nga Policia e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Geci është intervistuar pas kërcënimeve ndaj presidentes Vjosa Osmani, të cilin e kishte bërë përmes një postimi në Facebook, ndërsa avokati i tij e ka cilësuar intervistimin e tij nga Polici si “rast i paprecedent”, transmeton Zeri.info.

Pas intervistimit, Geci është liruar, njoftoi avokati Gazmend Halilaj.

Të hënën, Prokuroria Speciale, kishte autorizuar policinë për të marrë veprime hetimore për këtë rast.

“Në këtë rast ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e plotë të këtij rasti, me qëllim të sigurisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës, të zyrtarëve dhe qytetarëve të saj”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Kujtojmë se Halil Geci është babai i deputetit të LVV-së, Fatos Geci.

Shkrimi i plotë i avokatit:

RAST I PA PRECEDENT

PRESIDENTIA E QON NË POLICI QYTETARIN PËR NJË STATUS NË FACEBOOK

Miq të dashur, pas disa orë në Krime të rënda, u lirue Baci Lilë.

Në asnjë vend Demokratik, nuk ndodh qe Presidenti i shteti, të merrët me statuse të qytetarit të cilet me Konvent Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, …e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet…

Baci Lilë, njihet botërisht si njeri qe pertej dekadash, promovonë paqë dhe tolerancë kudo.

Pas Haxhi Avdylit, vjen edhe një dorëheqje nga GUXO

Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Partia GUXO, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar aktivitetin e tij politik brenda kësaj partie.

Vendimi i tij vjen në një periudhë tensionesh dhe zhvillimesh të fundit brenda subjektit politik që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz.

Përmes një reagimi publik, Hajdaj ka bërë të ditur se vendimi lidhet edhe me mbështetjen që ai i ka dhënë publikisht presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me disa rrethana të tjera që, sipas tij, janë krijuar në raport me udhëheqjen e partisë.

“Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë GUXO, si anëtar i kryesisë qendrore dhe si koordinator i saj jashtë Kosovës”, ka shkruar Hajdaj.