Plagosje me armë zjarri në Gjakovë pas një mosmarrëveshjeje, arrestohen dy persona
Një person është plagosur me armë zjarri të hënën pasdite në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 15:50, kur një i dyshuar, mashkull kosovar, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një tjetër person, po ashtu mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar dhe rasti ndaj tij do të zhvillohet në procedurë të rregullt.
