Dehari: Ka deputetë që duan incidente, jo marrëveshje

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike për konstituimin e institucioneve.

Dehari tha se disa deputetë opozitarë, sipas tij, nuk janë të interesuar për marrëveshje dhe se pa një zgjidhje politike vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai nuk ka dhënë ndonjë datë për vazhdimin e seancës konstituive.

Dehari theksoi se marrëveshja politike është e nevojshme për të shmangur një krizë të re institucionale dhe zgjedhje të përsëritura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *