Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, pas përfundimit të afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, foli për Klan Kosova.

Ai tha se ka ardhur koha që qeveria Kurti të rrëzohet me forma tjera, e jo me konferenca për media.

“I ftoj krejt qytetarët e Kosovës, që e duan vendin, që ka ardhur koha për Kosovën që të punohet ndryshe. Me konferenca për shtyp me këtë regjim nuk ecet përpara. Këta duhet me i rrëzu. Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq”, deklaroi deputeti i Aleancës.

Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut

Pas përplasjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri në detyrë Albin Kurti u qëllua me vezë gjatë seancës, atij i ka ardhur një mesazh mbështetës nga personazhi i njohur i TikTok-ut, Rasim Avdyli.

Në një video të publikuar në Facebook, Rasimi shprehet në mbështetje të Kurtit, duke thënë:

“Ti je baba, lumi Kosova që të ka. Po ndodhin do sene që nuk duhet me ndodhë, po një e di, që ti nuk lëshon pe”, ka deklaruar Avdyli.

Deklarata e tij vjen pas tensioneve të krijuara në Kuvend, ku situata eskaloi gjatë debatit mes deputetëve.

Aksidenti në Prishtinë, viktimë është neurologu i famshëm shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë së shtunës në Prishtinë, me ç’rast një person ka humbur jetën.

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ka qenë mjekut Rrahman Maxharraj.

Ai ishte një nga nga neurologet e parë në trojet shqiptare.

Familja e tij, përmes një njoftimi, kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e më të dashurit të tyre.

Me pikëllim të thellë e me zemër të thyer, njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se sot, më 08.08.2026, si pasojë e një aksidenti tragjik, u nda nga jeta njeriu ynë më i dashur, Dr. Rrahman Maxharraj”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja Maxharraj, ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet sot ( e diel) në ora 16:40, në varrezat e Dragodanit. /IndeksOnline/