div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pacolli: Me Qeverisjen e Albin Kurtit, çdo e keqe që nuk është dashtë me ndodhë, ka ndodhur

Behgjet Pacolli nga AKR-ja ka folur për sesionin e ri të Kuvendit të Kosovës, atë vjeshtor-dimor, ku në përgjithësi e quan si të dështuar.

Pacolli ka folur edhe për punën e Qeverisë Kurti në këto katër vite.

Sipas tij, çdo gjë që është dashtë me ndodhë, nuk ka ndodhur.

“Nëse mundemi me një fjalë me i përmbledhë të gjitha, Kuvendi ka dështuar, edhe pse ndoshta ka qenë më identiteti më efektiv i këtij legjislacioni.

Çdo gjë që ka ndodhur në këto katër vite i kisha etiketuar me një: Nuk ka, por ka. Do të thotë çdo gjë që është dashtë me ndodhë, nuk ka ndodhur, por çdo gjë e keqe është dashtë mos me ndodhë, ka ndodhur”, tha Pacolli për GazetaBlic.

Vulin: S’duhet të hyjmë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë që Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por kjo “duhet të ndryshojë” nëse i kërkohet njohja e Kosovës.

“Nëse përballemi gjatë rrugës me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, obligimin për të pranuar martesat e gjinisë së njëjtë apo përfshirjen në konfliktin me Rusinë dhe Kinën, ne nuk duhet të shkojmë në atë rrugë”, ka thënë ai për “Vecernje Novosti”.

Ai ka theksuar se deri atëherë duhet që Serbia të vazhdojë “forcimin”.

Martesa e vajzës së Lutës, Mozziku e “kall” atmosferen, kërcen valle

Është martuar vajza e vogël e politikanit Lutfi Hazirit, Kënga.

Video të shumta janë publikuar në rrjetet sociale nga studioja që e ka incizuar dasmën.

Në këto video shihet atmosfera e krijuar e disa momente shumë të veçanta të Lutës me të bijën.

E nuk ka munguar as reperi Mozzik, dhëndri i ri i familjes Haziri, i cili shihet duke kërcyer valle e duke ia qit ‘’flakën’’ atmosferës, shkruan IndeksOnline.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu

Shqipe Hysenaj shpërthen në lot, ja çfarë e emocionoi aq shumë

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

Një nga pjesëmarrëset, Kajmelina nga Elbasani tregoi historinë me djalin e saj i cili i përket spektrit autik.

Kajmelina e solli këtë histori në ekran për të frymëzuar nënat që kanë fëmijë me aftësi të veçanta, dhe që ta shohin autizmin tek fëmijët si mrekulli.

Shqipe Hysenaj nuk u përmbajt në fund të historisë duke mos fshehur dot lotët, momente mjaft emocionuse.

Për më tepër ndiqni videon duke klikuar KËTU, nga minuta 28’ deri në minuten 31të.

Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të jenë të larta

Produktet e konsumit kanë shënuar sërish rritje. Qytetarët po ankohen për çmime të larta e Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet janë rritur për 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të këtij viti.

Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimorë në Kosovë, vazhdojnë të jenë të larta, madje edhe të pa përballueshme. Kështu thonë për RTK, qytetarët.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit 2023.

Kjo kryesisht sipas ASK-së, është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të pemëve, biletave të avionëve, lëndëve djegëse të ngurta, ujit mineral, bukës, drithërave dhe disa produkteve te tjera ushqimore.

Video këtu

Nesër në Speciale dëshmitari do të dëshmojë në seancë të mbyllur

Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), i kanë thënë RTKlive se dëshmitari i së hënës do të dëshmojë në seancë të mbyllur dhe prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave.

Ndryshe në këtë rast gjyqësor Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Blero ka arsye për ta shikuar ‘Big Brother Vip Kosova 3’, ja kush po bëhet pjesë e spektaklit

Big Brother Vip Kosova 3 është gati për të filluar.

Edicioni i tretë pritet të jetë ‘flakë’ po aq sa ata paraprakë.

Sigurisht, dilema më e madhe për fansat e këtij reality show është se kush do të jenë banorët që do t’i bashkohen këtij formati.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këtë edicion pjesë e formatit do jetë edhe ish e dashura e Bleros Floriana Sylejmani apo siç njihet me nofkën “Bebi”.

Sigurisht dëshiron të bëhet më e afërt me publikun dhe do ta kemi rastin ta njohim më shumë.

Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon.

Të paktën, kështu ka shkruar ai në X, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë me përparimin më të shpejtë në botë”, ka shkruar Kurti.

 

 

Po ashtu, i pari i qeverisë ka rikonfirmuar se Kosova qëndron krahë partnerëve demokratë dhe aleatëve në mbarë botën “për të punuar së bashku për të siguruar edhe një herë që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos humbasë nga dheu”.

E megjithatë, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë këtë vit, Kurti thotë se “puna jonë është ende e paplotë. Le të kujtojmë se sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë – dhe sa fort duhet të luftojmë ende për të mbrojtur demokracitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda, dhe agresionit nga jashtë”.

Hoti: Qeveria aktuale pa asnjë rezultat – është forcuar besimi në vlerat politike e tradicionale të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk ka asnjë rezultat, ndërsa shton se janë të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në Kryesinë e Degës së LDK-së biseduam për aktivitetet në muajt në vijim në përgatitje për procesin zgjedhor.

1. Kemi mbledhur energji të reja në degë, përfshirë kandidatin për deputet nga qytetit i Rahovecit, Enis M. Durguti

2. Është forcuar besimi në vlerat politike e tradicionale të LDK-së, në veçanti për shkak të qeverisjes aktuale pa asnjë rezultat, e cila e ka izoluar vendin, ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka bllokuar integrimin euro-atlantik të Kosovës.

3. Jemi të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Lladrovci: PDK-ja është shpirti i zhvillimit të shtetit, me 9 shkurt do të festojmë fitoren e Bedri Hamzës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është gati për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci poashtu përmendi edhe kreun e PDK-së, për të cilin tha se ai nuk njeh humbje e as disfata, gjë për të cilën shtoi se një gjë e tillë mund të mos ju pëlqej disave.

Tutje ai ka shkruar se fitorja e PDK-së në Drenas nuk mund të ndalet nga askush e as nga keqbërësit që e zmadhojnë veten nëpërmjet servilizmit.

Postimi i plotë: