Foda vjen me dy ndryshime të detyrueshme, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Lituaninë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Dardanët do të luajnë këtë sfidë me fillim nga ora 20:45 në një ambient të ngrohtë pasi pritet të ketë shikues jashtëzakonisht shumë.

Pas asaj që ndodhi në Rumani, futbollistët e Kombëtares së Kosovës kërkojnë fitoren pasi duan ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampanjë kualifikuese.

Për këtë takim përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëjë dy ndryshime të detyrueshme në formacionin startues në mungesë të Amir Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës të cilët mungojnë shkaku i kartonëve.

Telegrafi u sjell formacionin e mundshëm të Kosovës, ku pritet të ketë vetëm dy ndryshime nga sfida me Rumaninë.

Në portë si gjithmonë do të jetë Aro Muric, derisa Florent Hadergjonaj do të vendoset në krahun e djathtë të mbrojtjes me Mërgim Vojvodën në krahun e majtë. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Fidan Aliti dhe Ilir Krasniqi.

Mesfusha pritet të jetë e njëjta sikurse me Rumaninë me Valon Berishën dhe Elvis Rexhbecajn më të tërhequr derisa Florent Muslija në rolin e mesfushorit ofensivë.

Treshja e sulmit nuk do të ndryshoj me Edon Zhegrovën në krahun e djathtë, Muharrem Jasharin në të majtë dhe Vedat Muriqin në qendër të sulmit.

Kosova sot përballet me Lituaninë, ja ku mund ta ndiqni ndeshjën

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët do ta presin Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa janë në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë me Rumaninë.

Verdhekaltrit janë rikthyer në orët e hershme të së shtunës në atdhe, ndërsa kanë ushtruar atë ditë dhe të dielën lehtë para përballjes së sontme, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Franco Foda pritet të bëjë ndryshime në formacion dhe me gjasë t’ua japë rastin edhe lojtarëve të rinj, duke e pasur parasysh se kjo ndeshje mund të mos çojë shumë peshë.

Aktualisht, Kosova është e dyta në grup me 9 pikë, tri më pak se Rumania, por që dy Kombëtaret janë në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen që deri në minutat shtesë ishte e barabartë, 0:0.

Dardanët u tërhoqën nga fusha për shkak të fyerjeve në baza nacionaliste nga tifozët rumunë.

Sidoqoftë, tash fokusi i Vedat Muriqit me shokë është tek ndeshja e sontme me lituanezët, të cilën synojnë ta fitojnë.

Kosova e kishte mposhtur Lituaninë në udhëtim, ndërsa sonte po ashtu është favorite për të dalë triumfuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë do të luhet në Prishtinë duke nisur nga ora 20:45, ndërsa ndeshjen mund ta ndiqni LIVE edhe në Art Motion.

Kërkesa e pazakontë që e bëri Rumania pas lojës me Kosovën – UEFA iu kthen përgjigje

UEFA ka refuzuar kërkesën e Federatës Rumune të Futbollit për anulimin e kartonit të verdhë të dhënë për Dennis Man në ndeshjen e ndërprerë të premten mbrëma ndaj Kosovës.

Pas ndërprerjes së papritur të ndeshjes për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët në “National Arena”, Federata Rumune kërkoi nga UEFA që të anulonte kartonin e verdhë të dhënë ndaj Man në minutën e 58-të të takimit.

Lojtari i Parmës, i cili u zëvendësua disa minuta para ndërprerjes, do të ishte në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Qipros, nëse kërkesa do të ishte pranuar.

Në kërkesën e saj, Rumunia shpresonte se, në rast fitoreje dhe njohjeje të rezultatit zyrtar të ndeshjes, kartoni i verdhë do të fshihej, duke i mundësuar Manit të luante në sfidën e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, UEFA ka vendosur që të mos pranojë këtë kërkesë, duke lënë të pezulluar fatin e ndeshjes ndërprerë, për të cilën do të vendoset shumë shpejt.

Rumania e ka mbyllur vitin e Ligës së Kombeve me 12 pikë dhe udhëheq Grupin 2 të Ligës C, me 4 fitore dhe një humbje nga Kosova në ndeshjen e parë.

Kosova, nga ana tjetër, renditet e dyta me 9 pikë, pas tre fitoreve dhe një humbje.

Në lidhje me ndeshjen e ndërprerë, UEFA ka njoftuar se vendimi për fatin e saj do të merret brenda një periudhe të shkurtër, për të përcaktuar nëse do të zhvillohet një ndeshje e re apo do të shpallet një rezultat tjetër.