Kalendari i vështirë i Shqipërisë për Botëror, ja kur do të luhet ndeshja me serbinë

Shqipëria njohu sot kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026.

“Kuqezinjtë” do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Kombëtarja kuqezi do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë.

Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45.

Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45.

Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45.

Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Takimi do të luhet në orën 20:45.

Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi.

Takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45.

Edhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor. Sfida Andorrë – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45.

Ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”.

Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45.

Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e Kupës së Botës, e nis me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kalendarin e ndeshjeve të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Kosova garon në Grupin B, ku ndodhen edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovenia, një grup mjaft të fortë dhe sfidues.

Dardanët këtë cikël kualifikues e nisin më 5 shtator si mysafirë kundër Zvicrës dhe tri ditë më pas ballafaqohen në shtëpi me Suedinë

 

Ja kalendari i ndeshjeve të Kosovës:

E premte, 5 shtator 2025
Zvicra – Kosovë (20:45)

E hënë, 8 shtator 2025
Kosovë – Suedi (20:45)

E premte, 10 tetor 2025
Kosovë – Slloveni (20:45)

E hënë, 13 tetor 2025
Suedi – Kosovë (20:45)

E shtunë, 15 nëntor 2025
Slloveni – Kosovë (20:45)

E martë, 18 nëntor 2025
Kosovë – Zvicër (20:45)