U paralajmëruan hyrje të reja në BBVA4, Xheneta njëra prej tyre

Xheneta, finalistja e Big Brother Vip Kosova 3 ishte në mesin e tre më të votuarve në finalen e madhe që u zhvillua dje.

Teksa, sot pritet një prime i zjarrtë në Big Brother Vip Albania 4 aty ku pjesë e këtij formati është, Gjesti një ish banor i BBVK3, transmeton lajmi.net.

Në promo-n e prime-it të sotëm u paralajmëruan hyrje të reja në shtëpinë më të famshme në Shqipër, teksa Xheneta aktualisht ndodhet në Tiranë.

Mbetet të shihet nëse Xheneta do jetë tjetër banore që do t’i bashkangjitet formatit të Big Brother Vip Albania, ashtu siç kishte bërë Gjesti, i cili kishte një histori dashurie me Xhenetën.

VIDEO

Xheneta reagon për herë të parë në lidhje me Gjestin

Xheneta Fetahu ishte finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ e cila përgjatë rrugëtimit krijoj dhe një romancë me Gjestin.

Ajo që pas daljes nga ky reality show ka shtuar në listën e ndjekësve edhe këngëtarin.

Ani pse Gjesti aktualisht është në ‘BBV-Albania’, por nga ana e menagjmentit të rrjeteve sociale nuk u bë një veprim i njëjtë ndaj Xhenetës.

Nga ky veprim Xheneta ka lënë të kuptoj se nuk ka hatër mbetje ndaj këngëtarit.

 

Gjesti shfaqet i vetmuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pak para spektaklit

Sot, Gjesti, një ndër banorët më energjikë të Big Brother VIP Albania, u pa i vetëm në oborrin e shtëpisë.

Kjo ishte një skenë e cuditshme për këtë personazh që zakonisht është i njohur për shpërthimet e tij energjike dhe shoqërinë e pandërprerë me të tjerët.

Duke u ulur në oborr, ndërkohë që muzika luhej në sfond, ai dukej i mbyllur në mendime dhe shumë larg imazhit të zakonshëm të tij të qeshur dhe aktiv.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke ngritur pyetje për ndjeshmërinë e tij.

Padyshim, një mbrëmje e veçantë është parashikuar për sonte, pasi është spektakli dhe priten shumë surpriza dhe debate që mund të tensionojnë atmosferën.

Çfarë do të ndodhë pas këtij momenti të befasishëm të Gjestit, mbetet të shiheet gjatë spektaklit.