div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sondazhi i fundit trondit VV-në, shënon rënie të dukshme

Një sondazh i fundit i publikuar për opinionin publik tregon se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca kryesore politike në vend, megjithatë me një rënie të lehtë krahasuar me matjet e mëparshme.

Sipas të dhënave të publikuara, pas normalizimit të rreth 87 për qind të mostrës së anketuar, Vetëvendosje rezulton me rreth 39.5 për qind të mbështetjes së qytetarëve.

Ky rezultat tregon një rënie të lehtë në krahasim me sondazhet e mëhershme, megjithëse partia vazhdon të mbajë një përqindje të konsiderueshme të përkrahjes në skenën politike.

Sondazhi është realizuar për të matur disponimin aktual të votuesve dhe pritet të nxisë reagime dhe analiza të ndryshme në skenën politike në ditët në vijim.

Parashikimi i motit, Nga kjo ditë pritet reshje shiu e bore

Gjatë kësaj jave priten ndryshime në kushtet e motit në Kosovë, ku nga dita e martë parashihen reshje shiu dhe bore.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në zonat më të ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë pas here mund të përzihen edhe me borë.

Temperaturat minimale pritet të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në rreth 16 gradë Celsius.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore.

Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela.

Megjithatë, në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, aktivitetet në terren mund të jenë më të kufizuara.

Të shtëna me armë, një i vrarë dhe një i plagsour

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ndërsa sipas informacioneve fillestare viktima është R.B rreth 38 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, nga të shtënat është plagosur edhe E. M rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas burimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Si i dyshuar për rastin përmendet N. Z, pronari i lokalit “My Place”, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i incidentit në drejtim të panjohur dhe aktualisht po kërkohet nga policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet i mprehtë (thikë).

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit, komandantin e stacionit policor, Njësinë e Hetimeve Rajonale dhe Krim-Teknikën Rajonale, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia është në kërkim të të dyshuarit dhe hetimet për këtë ngjarje janë në zhvillim.