Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Pak durim …

Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3.

Finalistja e këtij formati ka gjetur kohë për të shprehur një falënderim për të gjithë ata që e kanë përkrahur në këtë rrugëtim.

Ajo theksoi se ka nevojë për pak kohë pasi nuk është e gatshme akoma që të dalë në ndonjë intervistë.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë:

“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar

Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe me ndryshoi jeten. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile per ata te keni pak meshire kur e nxerni mllefin qe keni brenda.

Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim

E juaja Xheneta”.

Ndërron jetë nëna e Shyhrete Behlulit, këngëtarja bën postimin prekës

Këngëtarja Shyhrete Behluli ka ndarë një lajm të trishtueshëm me ndjekësit e saj, njoftuar se ka humbur nënën e saj të dashur.

Shyhrete bëri publikimin e këtij lajmi të trishtë përmes një njoftimi të shpërndarë në platformat e saj sociale.

Ajo shprehu dhimbjen e thellë që ndien për këtë humbje të madhe, duke e përshkruar nënën si personin më të rëndësishëm në jetën e saj. Publikimi i saj përfshinte detaje rreth varrimit dhe një mesazh prekës për nënën e saj.

“NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jone. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht.

Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”.

Xheneta hyn të shtunën në “BBVA”
Finalistja e edicionit të tretë të “BBVK” Xheneta Fetahu do të hyjë në “BBVA”.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Lorik Kajtazi në emisionin “Shtatë” në Klan Kosova, shkruan Indeksonline.

Ai theksoi se nuk dihet a do jetë si banore apo vetëm për vizitë, por e sigurt është hyrja e saj.

Kujtojmë se Xheneta gjatë qëndrimit në “BBVK” krijoi lidhje me artistin Gjesti, i cili aktualisht gjendet në “BBVA”.