I shprehu pëlqim, ky detaj zbulon raportin e Drilonit me Bay T

Edhe pse fituesi i edicionit të tretë të “BBVK” Drilon Rama shprehu pëlqim për Bay T-në, duket se në realitet nuk ka diçka të tillë.

Kjo pasi të dytë nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, shkruan Indeksonline.

Driloni i është kthyer pëlqimit të sezonit të dytë Alba Vukajt së cilës i ka bërë “follow” ditë më parë.

Duket se realisht pëlqimi i tij ka qenë vetëm për vëmendje.

Elvana feston sot ditëlindjen, kaq vjet mbushi

Krijuesja e shumë hiteve, Elvana Gjata, ditën e sotme ka festë.

Ajo mbush plot 39-vjet jetë, shkruan Indeksonline.

Me anë të një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram ajo zbuloi që do të lansoj një projekt muzikor që do të tregojë për jetën dhe sfidat që ka kaluar.

“Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar… çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam. “GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet! “GRADA” #newmusicfriday #elvanagjata Vjen këtë të Premte!”, shkroi ajo.

Rasti Gerta-Gjesti, vjen zarfi i zi në “Big Brother”

Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident i papritur që trazoi atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Gerta Gixhari, në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi këngëtarin të kërkonte ndihmë mjekësore.

Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës, debatoi ashpër me të, duke shprehur indinjatën e saj.

Po ashtu, Egli dhe Livian u shfaqën të shqetësuara dhe të trishtuara, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.

Pasi tensionet u rritën dhe Gjesti u rikthye në lojë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.

Gjithashtu, masa që do të merret për banoren do të bëhet e ditur gjatë prime-it të së martës.

Të gjithë banorët dhe telespektatorët janë në pritje të vendimit të “Vëllait të madh”, të cilin e presim me shumë kuriozitet./ TAR