Refuzimi për t’u paraqitur në Prokurori, merret ky vendim ndaj Kurtit

Deputeti Albin Kurti është dënuar sërish me gjobë prej 250 eurosh nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të refuzimit të tij për t’u paraqitur para Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të dëshmuar në cilësi të dëshmitarit për Aferën e Rezervave Shtetërore.

Media “Kallxo.com” raportoi se gjobitja e dytë e Kurtit erdhi si pasojë e mosbindjes së këtij të fundit ndaj urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kurti para tre javësh ishte dënuar për herë të parë me 250 euro nga Gjykata, ndërsa pyetur nga gazetarët për komentim, pati thënë “më dënojnë mua kështu nganjëheër, por ju mos u mërzitni”.

Nuk ndalet Jozi, bën këtë veprim pas fotos së Gjestit në Lamborghini

Pas fotos së Gjestit duke pozuar në një Lamborghini për të festuar fitoren e Big Brother VIP Albania 4 dhe çmimin prej 100 mijë euro, ka reaguar edhe ish-banori Jozi – me të cilin Gjesti pati përplasje gjatë qëndrimit në shtëpi.

Jozi publikoi një video ku shihet duke vozitur një veturë të markës Lamborghini, çka është interpretuar nga ndjekësit si një “diss” i koduar ndaj Gjestit.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, komentet shpërthyen me aludime për një rivalitet që po vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

Derisa asnjëri s’ka reaguar publikisht, fansat mendojnë se “lojërat” mes tyre sapo kanë filluar.

Haliti: PDK më penalizoi kur e votova Glaukun për kryeparlamentar, tash po e lypin

Ish-nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Xhavit Haliti duke folur për kushtëzimet që po i bëjnë partitë opozitare për emrin e kryetarit të Kuvendit të propozuar nga LVV-ja, ka thënë se nuk mund të jep emra të përveçëm.

Por, ai ka kujtuar se ishte penalizuar nga partia e tij, që kishte votuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Haliti thotë se të njëjtin tash po e kërkojnë për kandidat për kryeparlamentar.

“Në zgjedhjet e kaluara, unë jam penalizu nga PDK- ja , pse e kam votuar Glauk Konjufcën. Kam pas një deklarim publik lidhur me këtë. Tash këta pe lypin Glaukun. Dil Glauk se ty të votojmë, ndoshta ka qenë e i mirë….Por emra të përveçëm nuk dua me përmend, sepse i takon LVV-së”, ka thënë Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi të mërkurën pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se partia e tij do ta votonte “një kandidate ose kandidat që nuk ka histori të përçarjes”.
Por, Haliti ka thënë se nuk beson se LVV do të ndryshojë kandidaten e tyre.

“Aq sa e njohë këtë parti në mënyrën se qysh ka funksionu dhe si funksion, në qoftë se duhet t’i themi hiqe Albulenën, ata e qesin. Nëse ka marrëveshje mos me qenë Albulena, mund të mos jetë.

Por me deklarata publike nuk e heqin dhe unë po besoj që nuk kanë me heq”, tha ai.

Veprimi i papritur i Eglit ndaj motrës së Gjestit

Që nga romanca e Gjestit dhe Eglit në mediat rozë është mjaftë i përfolur edhe raporti i Eglit me familjarët e këngëtarit.

Një veprim i Eglit ka ngjall reagime të shumta në rrjet, pasi kishte hequr nga lista e ndjekësve motrën e Gjestit, Blerinën, ani pse kjo e fundit nuk e kishte asnjëherë shoqe ne llogarinë e saj.

Fansat e çiftit kanë aluduar se raporti i tyre nuk është në gjendjen më të mirë, por vetë personat nuk kanë bërë ndonjë reagim të tillë.

Kujtojmë se në festën e organizuar nga ‘Big Brother’ Gjesti dhe Egli ishin shfaqur bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Akoma pa bërë një javë nga Big Brother – Gjesti e nis si është më së miri

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka qenë sensacion i këtij viti.

Me 184 ditë izolim nga Big Brother Kosova në atë të Shqipërisë, ai rrëmbeu zemrat e të gjithë publikut.

Ndonëse nuk ka kaluar akoma një javë që nga përfundimi i këtij reality shou, këngëtari pejan po vazhdon me angazhime.

Në një postim të ri, ai njofton se më 25 prill do të performojë në një klub të Tiranës.

Nuk ka dyshim se Gjesti do të jetë një nga artistët më të kërkuar të këtij viti nëpër mbrëmje.

Ai madje do të ketë edhe një çmim të lartë marrë parasysh famën e fituar këtë periudhë.

I njëjti vlen të ceket se fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh nga Big Brother.

Publikohet video e momentit kur grupi terrorist serb fillon sulmet në Banjskë – PAMJE

Janë publikuar për herë të parë pamje ekskluzive nga ndërhyrja e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, ku ky njësi ishte forca e parë që reagoi ndaj grupit të armatosur serb.

Pamjet tregojnë momentet e para të mbërritjes së autoblindës së njësisë speciale në zonë, përballë një grupi prej mbi 100 terroristësh serbë të pozicionuar në fshatin Banjskë.

Reagimi i Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë nuk u ndal vetëm me pozicionimin fillestar.

Përkundrazi, njësia vazhdoi shkëmbimin e armëve me grupin e armatosur në mënyrë të organizuar dhe profesionale, për rreth pesë orë pa ndërprerje – që nga orët e para të mëngjesit deri në zbardhje të ditës.

Pamjet e publikuara dëshmojnë përballjen e afërt me terroristët, ku luftimet janë zhvilluar nga një distancë prej vetëm disa metrash, duke vënë në pah përkushtimin dhe vendosmërinë e pjesëtarëve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të Republikës së Kosovës.