div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Menaxheri i njohur thyen heshtjen – Ja çfarë ndodhi me të vërtet mes Gjestit dhe Eglit

Anaid Kaloti ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me personazhet e BBV4 që pas daljes së tyre nga shtëpia si po e menaxhojnë famën dhe se çfarë i pret më tej.

Anaidi gjithashtu ka analizuar pak edhe BBV e këtij edicioni duke dhënë mendimin e tij se çfarë mund të bënte ndryshe.

Për fansat janë bashkë por për njëri-tjetrin nuk e di sepse unë nuk fle as me Gjestin as me Eglin.

Pasi u kthye Egli në shtëpi, opinionistët dhe familja dhe të gjithë ishin që bëhu ajo goca e fortë që lufton për veten, por siç ne e dimë jeta na ka kthyer herë pas here në ato situatat ku njeriu dëgjon më shumë zemrën sesa arsyen.

Ndër të tjera ai shtoi se:

Ju uroj suksese shumë të dyve, kam përshtypjen që do t’i takohen rrugët. Nëse jo në reklama, apo në jetë personale patjetër që në muzikë ose në diçka tjetër do të jenë afër njëri-tjetrit.

Nuk e di se si i kanë marrëdhëniet, por ata kanë ditur që t’i mbajnë fshehur shumë mirë dhe kur kanë dalë nga BBV.

Kur erdhën në ‘Prime’ thanë që janë takuar dhe realisht kishin qëndruar një natë bashkë, por që larg publikut, larg syve të të gjithëve po mundohen ta mbajnë këtë gjënë kështu dhe mirë bëjnë.

Tahiri i PDK-së tallet më Gërvallën në mes të konferencës – Reagimi i papritur që po bën të gjithë të flasin për të

Gjatë një deklarate për media nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk munguan reagimet nga opozita.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u dëgjua duke thënë: “Hajt bre, se s’din kjo…”, në shenjë pakënaqësie dhe përçmimi ndaj qëndrimeve të ministres.

Komenti i Tahirit pasqyron përplasjet e vazhdueshme verbale ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në skenën politike kosovare.

Vrau gruan, bashkëshorti dëshmon: Ishim të dehur, po ziheshim

Amerikani Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër ka dhënë një deklaratë para hetuesve. Sipas burimeve për ABC News Saporito ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.

Shkak për zënkën janë bërë sharjet që 54-vjeçarja ka nisur të bëj ndaj tij, ai ka thënë se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë.

Brendon 57 vjeç, goditi për vdekje me thikë mëngjesin e së premtes bashkëshorten e tij, Sandra Saporito. Krimi ndodhi në banesën që ata kishin marrë me qera në lagjen Gjuhadol, në qendër të Shkodrës. Të zotët e shtëpisë që dëgjuan britmat e gruas njoftuan policinë për krimin.

54 vjeçarja Sandra Saporito, nuk u mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë në vend, ndërsa policia e Shkodrës tha se e gjeti bashkëshortin e saj në gjendje të rënduar dhe nën efektin e alkoolit, raporton abcnewsal, transmeton Gazeta Sinjali.

Pasi goditi për vdekje bashkëshorten, autori Brandon Saporito, tentoi të vrasë edhe veten duke prerë damarët e duarve. 57 vjeçari u dërgua në ugjencën e spitalit të Shkodrës, ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga Policia pranoi se e kishte kryer ai krimin.

Çifti amerikan ndodhej prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës. Ata kishin ardhur në Rinas nga Miami, në 27 mars, dhe po eksploronin disa zona të Shqipërisë.

“Hera e fundit është sonte”, Dafina jep lajmin e hidhur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri sonte do të mbajë koncertin e fundit, pasi shumë shpejt ajo edhe do të lind, duke u bërë nënë për herë të parë.

Në një reagim që e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Instagram, Dafina thotë se nuk e di se kur do të kthehet prapë për të performuar, e për këtë, ajo shton se ka shumë emocione, pasi një kapitull i ri për të po fillon.

“Ju dua shumë”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja, në shenjë nderimi dhe respekti për gjithë përkrahësit e saj.

Pas fitores në ‘Big Brother VIP’, Gjesti ka diçka të re për fansat – nuk do ta besoni

Gjesti ka vendosur të mos pushojë nga eksperienca e tij në dy Big Brother-at, duke nisur menjëherë koncertet.

Izolimi duket se nuk i ka ndikuar fare artistit nga Peja, i cili me të fituar “BBVA” u kthye kah koncertet dhe bashkëpunimet e ndryshme, shkruan IndeksOnline.

Nga 9 maji, Gjesti do të mbajë koncerte në Evropë, pranë diasporës, duke nisur në Austri, Gjermani, Zvicër e Belgjikë.

Datat e eventeve ku do të përformojë, ai i ka postuar në “Instagram Story”:

“Turpërim për Vuçiqin në SHBA – përzëhet nga kompleksi i Trump!“

Ish-diplomati serb Nebojša Vujoviç, ka komentuar ndërprerjen e vizitës së presidentit serb Aleksander Vucic, në SHBA dhe kthimin e parakohshëm të tij në Beograd, duke thënë se ka qenë shefja e presidentit amerikan Donal Trumot, ajo që ‘‘ia ka ndaluar hyrjen në kompleksin në Flordia’’.

“Trump-it i intereson më shumë loja individuale e shahut me Putinin (Zelenskin e ka ‘varrosur’ tashmë), sesa që Vuçiq të zgjidhë problemet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me Trump-in. Ai donte që me atë foto (ose pritje) në Florida të zbutte kërcënimin që i vjen nga Evropa dhe pastaj të shkonte në Moskë. U përpoq të pozicionohej mes Trump-it dhe Putinit, duke i rrëmbyer Trump-it ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Evropën”, tha Vujoviq, raporton N1, përcjell Gazeta Express.

Ish-diplomati thekson se Vuçiç e ka gërryer pozicionin e tij si në Uashington ashtu edhe në Moskë, dhe se studentët e “kurorëzojnë” atë në Evropë.

“Me këtë veprim, e ka dëmtuar veten më shumë në Evropë se sa e kanë bërë studentët. Por, studentët kanë arritur ta nxisin të sillet në mënyrë të paarsyeshme dhe të dëmtojë veten. Ata e goditën në nerva dhe i dhanë një ‘kompas’ për të kaluar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi një përballje të shpejtë me komunitetin akademik dhe shtypjen e protestave, por po arrin të kundërtën. Edhe ata që e kanë mbështetur për interesa të tyre – mbi të gjitha Brukseli, Parisi dhe Berlini – tani detyrohen të lidhin duart”, deklaroi Vujoviq.

Rikthehen Babastars, lëvizje e papritur nga ta

Për shumë vite ishin lider në industrinë e hip-hopit shqiptar.

‘Babastars’ krijoi shumë hite të cilat rezultuan nga ato që i rezistojnë kohës.

Por, sikurse në çdo grupim tjetër muzikor, me kalimin e viteve struktura u shpërbë.

Largimet e njëpasnjëshme e bënë ekzistencën e label-it ‘Babastars’ në kufijtë e të pamundurës.

Raportet e disa prej djemve nuk ishin më të mirat në botë pas ndarjes por gjithçka është lënë prapa krahëve tani.

Një ribashkim të ‘Babastars’ (minus Agon Amiga) do e kemi shumë shpejt, në kuadër të albumit të ri të Getoar Selimit.

Një nga këngët ‘Niveli baba’ vjen në bashkëpunim me Ledrin, Skivin, Onat dhe Cozman duke shënuar mes tjerash edhe ribashkimin e Skillz-ave të dikurshëm.

Megjithatë, në album mungon Agon Amiga bashkëpunëtori i vjetër i Getit. Mesa duket, koha nuk i ka shëruar hatërmbetjet mes dy artistëve.

Ky zhvillim po pritet me nostalgji të madhe nga fansat e shumtë të grupit të dikurshëm.

Si një nga 15 këngët e albumit të ri të Getit, ‘Niveli baba’ do jetë e disponueshme në të gjitha platformat nga 5 maji e tutje.

A do jetë sukses apo dështim si ribashkim? Na thoni mendimin tuaj!

 

Egli Tako kthen vëmendjen me një postim që po bën xhiron e rrjetit!

Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka bërë një postim në rrjetet sociale që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj

Egli ka ngjallur entuziazëm te ndjekësit e saj pasi ka njoftuar për një projekt të ri muzikor, i cili pritet që të publikohet së shpejti.

Në një video të postuar në “Instastory”, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shfaqet duke drejtuar makinën, ndërsa në sfond dëgjohej kënga e saj e fundit, “Ty”, një bashkëpunim me këngëtarin dhe ish-banorin tjetër të BBV 4, Kelly-n.

“Jeni gati për tjetrën? Shumë shpejt”, thotë Egli në videon në fjalë dhe e mbyll duke bërë me dorë zemrën.

Vuçiq përfundon në spital pas kthimit të tij nga SHBA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është pranuar në Akademinë Ushtarake Mjekësore (VMA) në Beograd menjëherë pas kthimit të tij nga SHBA-ja.

Siç raporton Blic, Vuçiç është pritur nga Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe Dragan Dinçiq, ish-mjeku i presidentit Boris Tadiq.