Të shtëna me armë zjarri, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Laç.

 

 

 

Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti, teksa mësohet se këta të fundit ndodhen tek spitali Universitar i Traumës në sallë operacioni, dhe dy persona ndodhen në gjendje të intubuar.

Efektivë të shumtë policie ndodhen në vendngjarje, teksa ende nuk dihen rrethanat.

Ndërkohë është qëlluar me armë zjarri edhe një shitëse ambulante, e cila ndodhej në trotuar.

Motra e Gjestit thyen heshtjen: E vërteta për lajmet mbi Diellzën

Blerina Kelmendi, motra e Gjestit, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram lidhur me lajmet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku përmendet emri i saj dhe i ish të dashurës së Gjestit, Djellzës.

Në një story të ndarë, ajo e konsideron situatën “turpëruese” dhe shpreh indinjatën për mënyrën se si emri i saj po përmendet në një histori me të cilën, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje. “Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin,” – shkruan Blerina, duke bërë të qartë se ajo dhe vajza në fjalë janë bërë viktima të thashethemeve dhe spekulimeve të pabaza.

Ajo gjithashtu shpreh shqetësimin për mënyrën se si në ditët e sotme cenohet privatësia, duke u përdorur imazhi i personave vetëm për vëmendje dhe klikime. Në përfundim të reagimit të saj, Blerina ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që tingëllon si një ironi e hidhur ndaj asaj që po ndodh: “Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?”

  • LEXO EDHE:

Zbulohet Diellza e Gjestit, dyshja janë takuar pas daljes së banorit nga Big Brother VIP Albania

Ky reagim i Blerinës vjen vjen pas lajmeve që shoqëria e saj me Diellzën është arsyeja pse Blerina nuk tregoi interes për Eglin dhe nuk e ndjek atë në rrjete sociale.

 

Gerta Gixhari befason me fjalët për Gjestin: Edhe kur provokonte…

Gerta Gixhari ndau përshtypjet e saj për eksperiencën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 dhe komentoi lojën e finalistëve në emisionin “Ftesë në 5”.

Gjatë bisedës me moderatoren, ajo u pyet se cili nga katër finalistët, sipas saj, kishte bërë lojën më të mirë.

“Gjesti, sepse, pavarësisht se ka luajtur shumë me atë paqëndrueshmërinë, gjithmonë e justifikonte veten duke thënë: ‘Unë po të provokoja, ishte për lojë’. Ai e përdorte këtë si mburojë,” tha Gerta.

Ajo shtoi se, ndonëse e kishte sfiduar shpesh Gjestin për sjelljet e tij brenda shtëpisë, natyra e tij provokuese ishte pjesë organike e mënyrës se si ai zgjodhi të luajë.

 

 

“Edhe kur e bënte për lojë, i shkonte. Kishte raste që nuk e merrje dot seriozisht, por edhe qeshja shumë me të”, shtoi ajo.

Gerta pranoi se marrëdhënia e saj me Gjestin kishte qenë e ndërlikuar: “Ishte një marrëdhënie ‘tërhiq e mos e këput’. Kishim dëshirë të qëndronim bashkë, por shpesh nuk më pëlqenin situatat që ai krijonte”.

Në fund, ajo theksoi rëndësinë e balancës mes sinqeritetit dhe humorit në përvojën e saj me Gjestin, duke përmbyllur me fjalë pozitive për raportin e tyre në shtëpi.

Veprim i çuditshëm nga Dehari i VV-së, Krasniqit ia ndali mikrofonin, por Simiqin e Listës serbe e la të flas

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, sot ka bërë një veprim të çuditshëm.

Gjatë seancës së sotme, deputeti i VV-së ia ka ndërpretë fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, por jo edhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq.

Derisa e kishte ftuar kryetarin e PDK-së të propozonte një emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për Kryeparlamentar, kryetari i PDK-së kishte thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ndonëse Krasniqi ka folur vetëm pak sekonda, Dehari i VV-së ka urdhëruar regjinë të ia ndërpres fjalën.

Pas Krasniqit, në foltore të Kuvendit ka dalë deputeti i Listës Serbe, Igor Simqi.

Ani pse deputeti serb ka folur më gjatë se Krasniqi i PDK-së, Dehari nuk ia ka ndërpre fjalën.

Nora Istrefi ndahet nga i dashuri? Ja detaji që ngriti dyshimet

Në fund të marsit, Nora Istrefi festoi ditëlindjen e saj. Në një festë private mes miqsh, të shumtë kanë qenë VIP-at e njohur që kanë marrë pjesë në festën që këngëtarja ka organizuar në shtëpinë e saj. Por ajo që të gjithë prisnim, ishte që të shikonim Norën me një partner në krah, e që nuk ndodhi.

Që pas ndarjes nga Robert Berisha, Nora kishte preferuar të mos fliste për ndonjë histori të re, të paktën deri para pak muajsh. Në një dalje të sajën televizive, këngëtarja u shpreh se nuk ishte vetëm, duke preferuar që mos të zgjatej më në detaje. Por pas disa kohësh, duket se kjo histori ka marrë fund dhe çifti nuk është më bashkë, transmeton Insajderi.

Kështu, Nora është sërish ‘single’ dhe preferon që të mos flitet për jetën e saj private. Ndonëse prej shumë vitesh e ndarë nga Robert Berisha, lidhja e tyre edhe pas divorcit ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Moderatori i njohur, Robert Berisha dhe këngëtarja Nora Istrefi i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare në vitin 2019. Dyshja kanë qenë bashkë për 14 vite, teksa nga ajo martesë kanë një vajzë të quajtur, Renee. Roberti ka folur për herë të parë rreth kësaj teme. I pyetur ai tha se e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë mike Norën.

“Po, e kam shoqe dhe gjithmonë do ta kem shoqe”, u shpreh Roberti. Pavarësisht se tregoi për marrëdhënien e mirë që ka me ish-bashkëshorten, ai foli edhe për vajzën e tyre, teksa tha se tiparet më të bukura i ka marrë nga e ëma.

“Renee sa ishte e vogël më ngjante mua më shumë, ndërsa tani jam shumë i lumtur se i ngjan më shumë Norës. Tiparet më të bukura i ka marrë nga mami. Është energjike si unë, por mendoj se më shumë i ngjan Norës, sytë dhe do bëhet gocë e gjatë. Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë”,- tha Roberti./Panorama

Ky është i arrestuari që arriti të vjedhë revolen e policit brenda stacionit në Mitrovicë– e fshehu në brez dhe u transferua në stacionin tjetër pa u vënë re

Një ngjarje e rrallë dhe skandaloze ka ndodhur më 2 maj 2025 në Mitrovicë, që ka tronditur themelet e sigurisë institucionale. Një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje, jo vetëm që nuk u neutralizua siç parashihet me protokoll, por arriti të vjedhë armën zyrtare të një polici brenda vetë stacionit dhe të dalë nga aty me të në brez – pa u vërejtur nga askush.

Burime të Gazetës Sinjali konfirmojnë se bëhet fjalë për Riad Tahirin, 25-vjeçar, i cili po intervistohej në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut për rastin e armëmbajtjes pa leje. Gjatë kohës sa ndodhej në stacion, ai ka përfituar nga pakujdesia e zyrtarëve dhe ka marrë një revole Gllock me karikator dhe 15 fishekë, që ishte armë personale e një zyrtari policor.

Për më tepër, me armën e vjedhur të fshehur në brez, Tahiri është transferuar në Stacionin Policor në Mitrovicë të Veriut, pa u kontrolluar siç duhet. Vetëm pas mbërritjes në stacionin tjetër, gjatë kontrollit të plotë, arma është zbuluar në trupin e tij.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vjedhje e rëndë”. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky rast ka ngritur alarmin për mangësitë serioze në zbatimin e protokolleve të sigurisë brenda stacioneve policore dhe pritet të pasohet me masa të brendshme disiplinore ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Shkurte Gashi në zi, humb personin e afërt

Sot është një ditë e kobshme për familjen e këngëtares Shkurte Gashi.

Nga jeta është ndarë halla e saj.

Këngëtarja ndau lajmin e dhimbshëm përmes një postimi në Instagram, ku ndau fjalët lamtumirëse për hallën e saj.

‘Qofsh banore e xhennetit halla jem. U prehsh në paqe. Do të na mungosh pafund, por lutjet tona do të jenë gjithmonë me ty”, shkroi Shkurta në postimin e saj.

 

E trishtë: Ndërron jetë njëri nga tifozët më të flaktë të “Dardanëve”

Ka vdekur Korab Vllasa, njëri prej tifozëve më të zjarrtë i “Dardanëve”, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur miku i tij, Lik Berisha.

“Korabi ishte gjithmonë me ne – në çdo aktivitet, në çdo organizim – pjesë e pandashme e familjes sonë. Ai do të mbetet përherë në zemrat tona dhe kujtimi i tij do të na shoqërojë deri në takimin tonë të radhës”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

“Hec, hec, hec…” – Deputetët e VV-së të revoltuar me fjalimin e Igor Simiqit

Gjatë seancës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, tensionet u rritën kur deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, mbajti një fjalim që shkaktoi reagime të ashpra nga radhët e Vetëvendosjes

 

 

Deputetët e VV-së, të dukshëm të pakënaqur, e shoqëruan fjalimin e tij me reagime si “Hec, hec, hec…”, duke e konsideruar atë provokues dhe të papranueshëm në përmbajtje.

Kjo situatë pasqyroi edhe një herë përplasjet e vazhdueshme ndërmjet përfaqësuesve politikë në Kuvend.

 

Kuvendi në pritje, VV në pritje – Fitore Pacolli: Ja pse nuk i kemi votat

Nesër do të mbahet seanca e dhjetë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Por, kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu do t’i ketë sërish 57 vota.

Kështu thotë deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Pacolli thotë se numrat do të jenë njësojë përderisa nuk ndryshohet mënyra e votimit.

“Nesër do t’i kemi numrat njësoj, përderisa nuk e ndërrojmë mënyrën e votimit do të kemi prapë numër të deputetëve aq sa e kemi pasur, pra 57. Nuk mundet me pas rënie se 57. Ne i kemi deputetët tonë, nuk ka ndryshime. Nuk do të ketë ndryshime. Ai numër i votave do të qëndrojë. S’mjafton, por është shumë me rëndësi që ne të bëjmë hapim e parë ta konstituojmë kuvendit, e pastaj flasim a kemi mundësinë a jo me kriju qeverinë”, tha ajo.