Zhduken katër motoristë në Shtërpcë, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas SHKKSH, ekipet e saj janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave të zhdukur.

“Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”.

Pas ndarjes nga Kaderi, Lumbardhi në lidhje dashurie me një banore tjetër të ‘Big Brother’?

Burime të Prive Klan Kosova kanë siguruar diçka. Mes Erjola Doçit dhe Lumbardh Salihut ka flutura në mes, takime romantike dhe flirtime të vazhdueshme.

Prezantuesja dhe Lumi duket se po kalojnë kohë romantike mes tyre, duke u munduar që lidhjen ta mbajnë larg syrit mediatik e paparacit.

Ata madje do të merrnin pjesë po ashtu në një projekt të përbashkët, në një film që aktualisht është duke u xhiruar.

Por Lumbardhi hoqi dorë në momente të fundit nga projekti, dhe shkak për këtë u bënë mosmarrëveshjet për shkak të pagesës.

Do mbetët të shihet nëse “distanca” që projekti ua krijoi do ndikojë në lidhjen e tyre, por çka mund të themi me siguri është që Erjola e Lumi po ziejnë bashkë diçka që si “Theme” e mbajnë dashurinë.

 

 

Polici rrah gruan dhe e bën për spital, arrestohet dhe suspendohet nga puna

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor në Gjilan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të IPK-së, incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 10 majit 2025.

Pas pranimit të informacionit nga Policia e Kosovës lidhur me ngjarjen, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë vizituar vendin e ngjarjes.

 

 

Viktima e dhunës është dërguar për tretman mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Pas veprimeve fillestare hetimore, është konsultuar edhe prokurori kompetent, i cili ka vendosur që të caktojë masën e ndalimit për 48 orë ndaj zyrtarit policor.

“Si pjesë e procedurës hetimore dhe administrative, zyrtari është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së. Hetuesit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, do të vazhdojnë hetimet për ndriçimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes dhe për marrjen e masave të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i i IPK-së:

 

 

Komunikatë për media

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

 

 

Prishtinë/Gjilan, 10 maj 2025

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

 

 

IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Gjilan ka kryer veprën penale dhunë në familje përderisa incidenti raportohet të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore kurse viktima në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Gjesti dhe Egli: Zbulohet e vërteta misterioze mes tyre?

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, dyshja Egli Tako dhe Gjesti kishin tërhequr vëmendjen e fansave, duke u përfolur si një çift i mundshëm, pas afrimitetit të tyre brenda shtëpisë. Por, ndërkohë që fansat prisnin zhvillime jashtë, situata ka marrë një tjetër rrjedhë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pak ditë më parë, rrjeti shpërtheu pas një deklarate të bujshme nga një gazetar kosovar, i cili pretendoi se motra e Gjestit ka një shoqëri të ngushtë me ish të dashurën e tij, Diellzën.

Sipas gazetarit, kjo miqësi ka ndikuar që Egli të mos pritej ngrohtësisht nga familjarët e Gjestit pas përfundimit të spektaklit. Madje, ai shtoi se Gjesti është takuar sërish me Diellzën dhe i ka dhuruar një zinxhir — një veprim që ka ndezur dyshime për një rikthim të mundshëm ose, të paktën, një afrim të diskutueshëm mes tyre.

Thuhet se Egli nuk ka qenë në dijeni të këtij takimi, gjë që mund të ketë qenë edhe “pika që derdhi kupën”, duke e shtyrë atë të distancohet përfundimisht nga Gjesti dhe rrethi i tij familjar.

Në ditëlindjen e Gjestit, ndodhi diçka tjetër interesante: festë, miq, urime publike nga figura të njohura, por… asnjë shenjë nga Egli. Ajo mungoi totalisht në festë, dhe po ashtu edhe në rrjetet sociale. Asnjë urim. Asnjë “like”. Asnjë shenjë virtuale.

Trump ka paralajmëruar një “njoftim të rëndësishëm” – a mund të jetë kjo një shenjë se…

Arabia Saudite do të presë në mesin e majit një samit të rëndësishëm mes vendeve të Gjirit dhe Shteteve të Bashkuara, i cili përkon me vizitën e parë të presidentit amerikan Donald Trump në këtë vend gjatë mandatit të tij të dytë presidencial. Ky zhvillim pason samitin e mëparshëm të mbajtur më 21 maj 2017, gjithashtu në Riad, gjatë mandatit të parë të Trump, shkruan Gazeta Sinjali.

Samiti vjen pas deklarimeve të presidentit amerikan, i cili më 6 maj, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin kanadez Mark Carney, paralajmëroi një “njoftim shumë të rëndësishëm”, pa dhënë më shumë detaje. Ky paralajmërim ka rritur pritshmëritë në lidhje me një shpallje të mundshme që lidhet me politikën e jashtme amerikane në Lindjen e Mesme.

Burime diplomatike të Gjirit, që kanë kërkuar të mbeten anonime, kanë pohuar se “presidenti Donald Trump do të lëshojë një deklaratë në lidhje me shtetin e Palestinës dhe njohjen e tij”. Sipas tyre, një deklaratë e tillë “do të jetë deklarata më e rëndësishme që do të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme dhe më shumë vende do t’i bashkohen Marrëveshjes së Abrahamit”.

Pjesë e axhendës së samitit do të jenë edhe marrëveshjet në fushat e sigurisë, mbrojtjes, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Në takim pritet të marrin pjesë të gjithë liderët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, me përjashtim të mbretit saudit Salman bin Abdulaziz, i cili për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk ka marrë pjesë në aktivitete publike kohët e fundit.

Mediat gjithashtu raportojnë se “marrëveshjet ekonomike me siguri do të jenë të pranishme, por shumë prej tyre tashmë janë shpallur dhe mund të jemi dëshmitarë të përjashtimit të vendeve të Gjirit nga tarifat”.

Ndërkohë, bëhet e ditur se presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe mbreti Abdullah II i Jordanisë nuk janë ftuar në këtë samit, çka është interpretuar si një sinjal për ndryshimet në prioritetet diplomatike të këtij takimi.

Olta Gixhari: Kam shumë qejf ta zvogëloj gjoksin…

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka shuar së fundmi një kureshtje shumë të madhe të fansave me një “ask me questions.”

Ajo është pyetur nga një fans nëse e ka gjoksin e ka të saj origjinal apo ka bërë ndërhyrje? Olta e mirëpriti pyetjen duke dhënë një përgjigje mjaft të sinqertë.

“Po, nuk kam asgjë të bërë. Kam shumë qejf ta zvogëloj se po më kthehet në lodhje të shpinës e të qafës, por do pres se kam besim që do zvogëlohet vetë. Zeo ka vetëm 4 muaj e pak që e ka lënë gjirin dhe ende nuk jam stabilizuar në trup,” u shpreh aktorja.

Xheneta shfaqet ‘e pakontrollueshme’, thumbon Gjestin?

Ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të re në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

E veshur me një fustan të shkurtër dhe elegant në ngjyrë të zezë, Xheneta ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke marrë komente të shumta nga ndjekësit.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendje është mbishkrimi që ka vendosur në fotografinë e publikuar, a mos vallë ishte ky një mesazh për Gjestin?

“Prezenca ime është alarm, jo thjesht prani!”, ka shkruar ajo.