Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar I LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është hera e tretë që dalin të parët në zgjedhje

Kurti ka folur edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale, duke thënë se reformat duhet të ndodhin edhe nëpër komuna, njëjtë si në nivelin qendror.

“Komunat ku udhëheq LVV, janë shembull se si duhet qeverisur”, tha ai.

Kurti foli edhe për konsitutimin e Kuvendit, që ka mbetur duke u zvarritur tash disa ditë.

“Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen. E vetmja pengesë është se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon se çfarë duhet bërë në rast se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk i siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen. E vetmja pengesë është se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon se çfarë duhet bërë në rast se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk i siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur”, tha Kurti.

Ai tha se Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pa marrë parasysh a është absolut apo relativ, duke shtuar se Kuvendi themelohet nga të gjithë.

“Ne nuk kemi bllokuar, ne kemi propozuar kandidaten tonë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër ose nuk votojnë. Ne nuk jemi bllokues, jemi propozues dhe propozuesja jonë është Albulena Haxhiu. Të tjerët le t’i ruajnë propozimet e tyre”, theksoi ai.

Kurti tha se mund të shkojnë edhe në zgjedhje, por që rezultati mund të thellohet në favor të partisë së tij./

Transformimi i Gjestit në qendër të vëmendjes – Shpërthen rrjeti

Opinionisti i njohur Olti Curri ka hedhur dyshime për pamjen fizike të fituesit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti.

Ai ka publikuar një krahasim të fotografive të vjetra dhe të tanishme të Gjestit, duke lënë të nënkuptohet se ky i fundit mund të ketë bërë ndërhyrje në hundë.

Me një ton ironik, siç e karakterizon shpesh, Olti ngjalli menjëherë reagime nga ndjekësit dhe fansat e reality show-t, të cilët janë ndarë mes mbështetjes dhe kundërshtimeve ndaj këtij pretendimi.

Gruaja që u plagos nga bashkëshorti e kishte terapi gjuajtjen

Kosova është tronditur nga rasti i sotshëm, i ndodhur në Rrugën B në Prishtinë.

Krejt çka dihet deri më tani, është se një 30 vjeçare – influencere në Tik Tok është therrur nga bashkëshorti i saj.

Ky i fundit, më pas e ka vrarë vetën.

Tik Tok-erja, në një video të postuar në këtë rrjet social, kishte nxjerr pak kohë më parë një video ku shihej duke ushtruar gjuajtjen me armë, shkruan “Kosovarja”.

Ajo, e quante gjuajtjen “terapi”.
@rinamaloku Mos mbAni nervoz ok 😂 #shootingrange#fyp ♬ suara asli – Novalizaid
Shoku i Festimit ndan bisedën e fundit: ‘Me ty ndanim ëndrra… tani ndjej boshllëk

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur sipasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.

I njëjti ishte stilist i njohur mode. Miku i tij Krenar Shala, ka treguar se ka biseduar me të pak para se të vdiste.

Ai tha se do ta kujtojë Isufin si shok të mirë dhe si frymëzim.

“Lamtumirë, Festim shoku… Sot në mëngjes folëm si gjithmonë… kurrë s’e imagjinova se do të ishte hera e fundit, nuk po gjej fjalë ta pranojë që ti nuk je më mes nesh. Ishe jo vetëm një shok i mirë, por edhe një frymëzim – një dizajner me shpirt të madh e talent të rrallë. Me ty ndanim ëndrra, qeshje, plane… dhe tani ndjej një munges të thellë. Do të më mungosh çdo ditë. U prehsh në paqe, e Allahu të shpërbleftë me Xhenet”, shkroi ai, përcjell Insajderi.

Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, shkruan Insajderi.

Ndërsa policia ka iniciuar rastin si “hetim mbi vdekjen”.

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, njofton me dhimbje të thellë për humbjen e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Karalija.

“Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na ka prekur thellë. Ngushëllime të sinqerta familjes Karalija, bashkëluftëtarëve dhe gjithë miqve të tij!”, thuhet në njoftimin e OVL e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 10 maj 2025 (e shtunë), në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pleshinë e Epërme.

Putin kërkon takim, Trump i ‘prerë’ pret ndaljen e luftës – Uashingtoni i vendosur për më shumë presion

Një takim mes liderëve amerikan dhe rus është “në vëmendje”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Por, ndërsa Moska duket se po dërgon sinjale për gatishmërinë për një takim, cili është reagimi i Uashingtonit?

Një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Donald Trump është “i domosdoshëm në shumë drejtime”, por ende nuk është planifikuar, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Një takim i tillë është qartësisht në horizont”, shtoi ai, raporton euronews.

“Duhet të përgatitet siç duhet, dhe kjo kërkon përpjekje në disa nivele ekspertësh”, tha Peskov.

Por çfarë përfshijnë këto “përpjekje”?

Para së gjithash, angazhimin e Kremlinit për një armëpushim në luftën kundër Ukrainës, thotë Kurt Volker, ish-përfaqësues i posaçëm i SHBA për negociatat për Ukrainën gjatë administratës Trump.

Në një intervistë për Euronews nga Forumi i Sigurisë në Kiev, Volker tha se presidenti amerikan do të dëshironte të takohej me homologun rus, por vetëm pasi të vendosej një armëpushim në Ukrainë.

“(Trump) dëshiron ta përfundojë luftën, dhe më pas do të donte të rindërtonte marrëdhëniet me Rusinë. Ai mendon se Rusia mund të reintegrohet në ekonominë globale, se mund të bëhen marrëveshje biznesi me të, por Putini duhet të ndalojë luftën më parë”, shpjegoi Volker.

“Dhe meqë Putini nuk po e bën këtë, mundësitë për një takim mes Trump dhe Putin duken gjithnjë e më të largëta”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Volker shërbeu si negociatori i Uashingtonit për Ukrainën midis viteve 2017 dhe 2019, periudhë gjatë së cilës Putini dhe Trump u takuan për herë të fundit në Helsinki dhe më pas në samitin e G20 në Osaka.

Putini po përpiqet të luajë me egon e Trumpit

Volker thotë se presidenti rus “po përpiqet të luajë me egon e presidentit Trump duke thënë: mirë, mund të ulemi si dy burra dhe ta zgjidhim këtë”.

Në fillim të mandatit të dytë, Trump kishte deklaruar se do të takohej me Putinin “shumë shpejt” pas marrjes së detyrës.

“Mendoj se presidenti Trump, në njëfarë mënyre, e sheh veten si një figurë e fortë që është në gjendje ta bëjë këtë. Por ai nuk është i kënaqur me faktin që Putini nuk po e përfundon luftën. Dhe pikërisht këtu, kjo ide për një takim nuk ka gjasa të ndodhë, përveçse nëse ndryshojnë rrethanat”, tha Volker.

Volker i tha Euronews se për pasojë ka pasur një ndryshim të ndjeshëm qëndrimi në Uashington për sa i përket gatishmërisë së Putinit për të ndalur luftën kundër Ukrainës. “Është e qartë se SHBA dhe Ukraina janë në një linjë për të kërkuar një armëpushim të plotë 30-ditor. Dhe kjo është një hap drejt një armëpushimi të përhershëm. Por Putini po e përqesh këtë”, pohoi ai.

“Ai nuk është serioz për ndalimin e luftimeve. Dhe tashmë ndjesia në Uashington është se njerëzit po e kuptojnë këtë dhe po e sfidojnë Putinin, po i thonë se Rusia po kërkon shumë dhe nuk po pranon një armëpushim”, theksoi Volker.

Në vend të kësaj, presidenti rus shpalli një “armëpushim të njëanshëm” tre-ditor për të mbrojtur dhe siguruar paradën e Ditës së Fitores në Moskë.

“Putini nuk është serioz për një armëpushim. Ai nuk është serioz për ndalimin e sulmeve të tij. Mendoj se ai thjesht dëshiron të bëjë një gjest politik, sidomos tani që përkon me paradën ushtarake në Moskë”, tha Volker, duke shtuar se do të ishte “i habitur nëse ai e respekton edhe armëpushimin e vetë”.

Çfarë do të bëjë tani Uashingtoni?

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pranoi këtë javë se bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës janë larg pritshmërive fillestare të Uashingtonit.

“Aktualisht, rusët po kërkojnë një sërë kushtesh dhe lëshimesh për ta përfunduar konfliktin. Ne mendojmë se po kërkojnë shumë”, tha Vance.

Administrata amerikane tani mund të “ashpërsojë retorikën ndaj agresionit rus dhe mungesës së gatishmërisë së tyre për një armëpushim”, tha Volker për Euronews.

Ky do të ishte hapi i parë, i pasuar nga “një theks i ri mbi sanksionet kundër Rusisë”, që mund të përfshijnë edhe sanksione dytësore “kundër atyre që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet ekzistuese për naftën, gazin dhe industrinë financiare”.

Dhe më e rëndësishmja, Uashingtoni do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë. “Nuk do të jetë më me para të taksapaguesve. Mendoj se ajo epokë e fondeve të drejtpërdrejta ka përfunduar. Por mund të kemi kredi për Ukrainën, një politikë huadhënieje-shembim siç bëmë me Mbretërinë e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shtoi ai.

Ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e sekuestrimit të aseteve të ngrira ruse dhe përdorimin e tyre për të financuar armë për Ukrainën, “Kanadaja po lëviz në atë drejtim, dhe nuk do të befasohesha nëse edhe SHBA vepron njësoj,” përfundoi ambasadori Volker.

Bota në ankth – Konflikt bërthamor në horizont? Tensionet Indio-Pakistaneze arrijnë pikën kritike

Bota vazhdon të shikojë me ankth mundësinë që India dhe Pakistani të vazhdojnë një konflikt të hapur ushtarak pas “shkëmbimit” të raketave gjatë natës që synojnë bazat ushtarake në të dyja anët.

India nisi një raund të ri përplasjesh me avionë luftarakë indianë që lëshuan raketa kundër tre bazave ajrore në Pakistan.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë indiane, avionët luftarakë qëlluan raketa ajër-tokë në bazat Noor Khan, Murid dhe Shorkot të Forcave Ajrore Pakistaneze, pa raportuar ndonjë viktimë apo dëme të konsiderueshme materiale.

Pakistani u përgjigj pak kohë më vonë me Operacionin “Muri prej Plumbi”, në të cilin avionë luftarakë nga forcat ajrore të vendit goditën infrastrukturën dhe bazat ushtarake indiane, duke përfshirë aeroportin ushtarak Pathankot dhe depon e raketave BrahMos në shtetin indian të Punjabit, si dhe bazën ajrore Udapur në Kashmirin e administruar nga India.

Përgjigja e Indisë erdhi me një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes: “Forcat e armatosura indiane mbajnë një nivel të lartë gatishmërie dhe të gjitha kërcënimet ajrore monitorohen dhe kundërshtohen me sisteme anti-dronë.”

Ushtria indiane tha se “përshkallëzimi provokues i tensionit nga Pakistani me dronë dhe armë të tjera vazhdon përgjatë kufirit tonë perëndimor”. Thuhet se disa dronë armik u vunë re mbi qytetin Amritsar në Punjab, të cilët u “kundërsulmuan dhe u shkatërruan menjëherë nga njësitë e mbrojtjes ajrore”.

Në të njëjtën kohë, ushtria indiane akuzoi Pakistanin për sulm ndaj objekteve mjekësore dhe arsimore në Kashmirin Indian, duke folur, sipas Reuters, për sulme ajrore nga forcat ajrore pakistaneze në 26 vende.

Pas incidenteve të reja, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u bëri thirrje Indisë dhe Pakistanit të gjejnë mënyra për të ulur tensionet në konflikt.

Departamenti i Shtetit njoftoi se Rubio foli me shefin e ushtrisë së Pakistanit, gjeneralin Asim Munir. Reuters raporton se Rubio ofroi ndihmën e SHBA-së në fillimin e bisedimeve konstruktive që synojnë shmangien e konflikteve të ardhshme. /TCh/

Vdes njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar

Ka vdekur njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar gjatë ditës së djeshme në Komoran.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

“Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij”, thanë nga policia.

Derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit tjetër.

Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

Pakistani fillon hakmarrjen ndaj Indisë

Pakistani ka njoftuar se ka nisur një kundërpërgjigje pasi akuzoi Indinë se kishte sulmuar tre baza të tijat ushtarake me raketa të lëshuara nga aeroplanë luftarakë.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, deklaroi se India herët në mëngjes kishte lëshuar gjashtë raketa tokë-ajër duke shënjestruar Nur Khan, Murid dhe Shorkot, tre nga bazat më të rëndësishme ushtarake të Pakistanit.

Ai tha se shumicën e tyre i kishte kapur mbrojtja kundërajrore pakistaneze, shkruan skynews.

Menjëherë pas kësaj, zyrtarët pakistanezë konfirmuan se kishin nisur një kundërsulm ndaj Indisë, i quajtur operacioni “Bunyan Ul Marsoos”.

Pas sulmit, India njoftoi se kishte shkatërruar dronë “dhe municione të tjera” të lëshuara nga Pakistani përgjatë kufirit perëndimor të vendit.

Shpërthime dhe të shtëna nga artileria kundërajrore u dëgjuan pranë të gjitha zonave.

Shpërthime të forta u dëgjuan edhe në qytetin Srinagar të Kashmirit të kontrolluar nga India.

Qytete dhe distrikte në Punjab, Haryana dhe në të gjithë rajonin e Kashmirit nën administrimin indian janë vënë në gjendje alarmi të kuq; banorëve u është urdhëruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe janë zbatuar masa të errësimit të detyruar.

India nuk ka komentuar menjëherë për asnjë sulm, por në një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes thuhet se forcat e armatosura indiane janë në gjendje të lartë gatishmërie.

Eskalon situata në ‘Ferma Vip’ Big Mama kërkon të largohet

Gjatë spektaklit ka ndodhur një debat i ashpër mes Big Mamës dhe opinionistit të ‘Ferma Vip’ Kastro Zizo.

Arsyeja e këtij debate ishte pasi Big Mama gjatë javës ishte shprehur ashpër për Albën, duke ofenduar rëndë.

Andaj Kastro i është drejtuar me tone të larta këngëtares, duke i treguar se “Keni harruar se kush jeni, dhe për çka keni ardh madje jeni dhe artistë që bëni këto gjerë”.

Nga deklarata e rëndë Big Mama ka kërkuar të largohet nga gara, por Luana në një komunikim të drejtpërdrejt i ka kërkuar të qetësohet dhe të vazhdoj qëndrimin në fermë.