div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Publikohen pamje nga ceremonia e varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij shfaqet me plag në dorë

Të shtunën, më 10 maj 2025, qyteti i Gjilanit i dha lamtumirën e fundit stilistit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili humbi jetën në rrethana tragjike një ditë më parë në banesën e tij në “Rrugën B” të Prishtinës.

Pamjet nga ceremonia mortore u transmetuan në kronikën e emisionit “Prive”, ku shihej një numër i madh njerëzish të mbledhur për t’i dhënë nderimet e fundit dizajnerit të ndjerë. Familjarë, miq, kolegë dhe figura publike ishin të pranishëm për të përshëndetur për herë të fundit njeriun që la gjurmë të thella në botën e modës kosovare.

Në varrim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila u pa me dorën e fashuar – detaj që ngjalli vëmendje të madhe, pasi dyshohet se ajo ishte plagosur në një përplasje të mundshme mes çiftit, ngjarje që parapriu dyshimet për vetëvrasjen e stilistit.

Foto: Prive

Pjesë e ceremonisë ishte edhe modelja e njohur Agnesa Vuthaj, një ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Festimit, e cila nuk i fshehu emocionet dhe dhimbjen për humbjen e një miku dhe kolegu të çmuar.

Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota për motivet e incidentit. Varrosja e Festim Isufit u bë pas namazit të ikindisë në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Mehmetaj: Vëllai i Kurtit ka marrë pozitë në Drejtorinë e Operimeve në KEK

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar se Taulant Kurti, vëllai i kryeministrit në detyrë të Kosovës, ka marrë një pozitë në Drejtorinë e Operimeve në KEK, drejtori kjo që merret me shit-blerjen e rrymës, shkruan Gazeta Metro.

 


Mehmetaj tha se vëllai i Albin Kurti ka marrë një pozitë në KEK, brenda Drejtorisë së Operimeve.

 

”Taulant Kurti, vellai i Albin Kurtit, ka kaluar me pozite ne Drejtorine e Operimeve ne Korporaten Energjetike te Kosoves. Kjo eshte dtejtoria qe merret me shitjen kryesisht, por edhe blerjen e rrymes nga KEK-u”, ka shkruar ai.

 

”Normalisht, ai nuk ka lidhje me ate detyre e as nuk ka profesion per ate pozite. Askush brenda KEK-ut nuk e di cka e si e kush e solli Taulant Kurtin ne kete zyre”, tha ai më tej.

Gjatë Qeverisë Kurti (2021-2025) është raportuar disa herë në media se ka pasur raste të dyshimta në sektorin e energjisë elektrike, qoftë përmes ambasadorit në Slloveni, Martin Berishaj, qoftë përmes ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Konfirmohet gjetja e motorristëve të humbur në Shtërpcë, kjo është gjendja e tyre

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar për IndeksOnline se katër motoristët që u zhdukën në Shtërpcë janë gjetur shëndosh e mirë.

 

 

 

Me të marrë lajmin për zhdukjen e katër motoristëve nga Suhareka, Muharremaj iu bashkëngjit policisë në malet e Shtërpcës, për të ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit, raporton IndeksOnline.

Katër motoristët u gjeten në pjesën malore të quajtur Rrokopeq, pranë fshatit Maçitevë të Suharekës.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe për gjetjen e tyre ishin angazhuar njësitet policore dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë

Katër motoristë nga Suhareka shkuan sot në Shtërpcë për atraksion, pa ditur që orë më pas do të nisej një operacion për kërkim-shpëtimin e tyre.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njoftoi se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve.

Sipas SHKKSH, ekipet e saj janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave të zhdukur.

Tani, është konfirmuar se motoristët janë lokalizuar dhe shumë shpejt pritet të bëhet tërheqja e tyre.

Sipas informacioneve fillestare, fatmirësisht motoristët janë në gjendje të mirë shëndetësore.