Ura e Ibrit sërish në vëmendje, BE-ja tani vijnë me këtë veprim

Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë.

LEXO EDHE:

Mësohet koha kur do të hapet Ura e Ibrit

Lajmin për këtë zhvillim interesant ia ka konfirmuar ekskluzivisht, Klan Kosovës, një burim i afërt me misionin e Unionit në Kosovë. Ekipi pritet të nis punën te ura e Ibrit diku kah mesi i majit.

Ata pritet të kryejnë inspektime për të parë nëse ura është mjaftueshëm stabile, në çdo aspekt, përfshirë përballjen me ujëra të shtuara e të rrëmbyera.

Po ashtu, ekspertët do të testojnë edhe strukturat përreth urës.

 

 

Ky inspektim jo domosdoshmërisht nënkupton që ura mund të hapet edhe për kalim të automjeteve.

Burimi i ka thënë Klan Kosovës, se është mirë që qytetarët ta kuptojnë, kur t’i shohin ekspertët te ura, ndoshta edhe me prani të shtuar të forcave të sigurisë, se ata vetëm janë duke testuar urën.

Matje e inspektime këtu janë bërë edhe vitin e kaluar, nga autoritetet e qeverisë shtetërore në Kosovë.

Ato u kryen në kohën kur ishin shtuar pretendimet për një hapje të mundshme të urës, edhe për automjete.

Pavarësisht kësaj, ajo nuk u hap.

Ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim më makina që nga lufta e këndej.

Luana Vjollca hap zemrën me ndjekësit për sfidat e fundit me shëndetin e saj, tregon se po vuan nga…

Moderatorja e njohur Luana Vjollca pak minuta me parë ka ndarë një shqetësim me ndjekësit.

 

 

 

Ajo ka treguar se kohës së fundit po përballët me ankthin.

“Sot zbulova qe “tensioni” qe ndjej shpesh herë dhe mendoj qe kam nga lodhja, qenka ankth” ishin fjalët e Luanës.

Me këtë veprim Vjollca ka lënë të kuptohet se nga punët e shumta kohës së fundit po përballët me një vështirësi në shëndetin e saj.

 

 

 

 

No description available.
Paralajmërimi i Gëzim Kelmendit: Serbia po përdor fenë për të destabilizuar Kosovën

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala ka folur lidhur me përdorimin e fesë për propagandë dhe për agjentura.

Ai ka thënë se përdorja e fesë nga një shtet që nuk e njeh shtetin e Kosovës, apo në përgjithësi shtetet rivale e armike mes vete, nuk është risi.

Ai ka thënë se shtetet armiqësore përdorin metoda të ndryshme për epërsi ndaj shtetit tjetër, në këtë rast edhe Kosovës, që ta sfidojë qetësinë e saj.

“Serbia është duke ndjekur rrugën e njëjtë të Izraelit dhe Iranit në nivel global. Mos të harrojmë se në vitet e 90-ta Izraeli kishte rekrutuar rreth 30 mijë qytetarë, prej vegjëlisë i kishte shkolluar me emra Muhamed, u kishte mësuar fenë, njohës të mëdhenj të fesë islame dhe i kishte shpërndarë nëpër Lindjen e Mesme për të nxitur konflikte dhe vrasje që po ndodhin sot nëpër Lindjen e Mesme.”

“Vendet armiqësore gjithmonë i kanë përdorur metodat e ndryshme, qoftë të spiunazhit, qoftë të infiltrimit,” ka thënë Kelmendi.

Ai tutje ka thënë se neve si shoqëri kosovare na intereson dhe nuk guxojmë të jemi viktimë e strategjive të Serbisë apo të sionistëve në nivel global.

“Ne nuk guxojmë t’ia mveshim këto fesë Islame,” ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk dyshon aspak në metodat e rrezikshme e perfide të Serbisë në raport me fenë Islame dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në platformën e-Kosova janë lansuar edhe dy shërbime të reja.

Në një postim në Facebook, Sveçla njoftoi se nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër.

“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët tanë e veçanërisht për ata e ato që kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë në tejkalimin e çdo sfide, nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër. Do të punojmë pa u ndalur në digjitalizimin e çdo procesi që të lehtësojmë më tej jetesën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Nuse 82-vjeçare me buzë të kuqe” – Valon Syla ironizon Sali Berishën

Sipas analistit Valon Syla në zgjedhjet në Shqipëri kishte “mungesë të ofertës”.

Ai tha se Sali Berisha ka qenë i freskët 33 vite më parë, ndërsa tani sipas Sylës nuk është.

“Sali Berisha është i freskët në vitin 92, pra 33 vjet më herët Sali Berisha ka qenë i freskët. Nuk mundesh ti me dalë me Sali Berishën si një nuse 82-vjeçare me ja ly buzët me vesh me vello edhe me thanë po e martojmë edhe njëherë se në formë është. Nuk dhezë ajo”, tha Syla në Pressing.

“Kjo ka qenë oferta e opozitës në Shqipëri, një nuse me vello me buzë të kuqe 80-vjeçare e cila po e ofron ndryshimin. Era komunist i ka ardhë Sali Berishës (i dajthtë), a Edi Rama që është socialist ësht pesë herë më i djathtë”, tha Syla në Pressing.

Ai shtoi se transparenca në zgjedhje ishte në nivel dhe “shumë të pastërta ishin zgjedhjet”.

Zërat që nuk u dëgjuan – çfarë rrëfente Festim Isufi para ndarjes nga jeta

Të shtunën iu dha lamtumira dizajnerit Festim Isufi.

Ai ndërroi jetë në rrethana tragjike e të paqarta më pak se 2 muaj përpara se të shënonte ditëlindjen e 35-të.

Rasti i tij po shoqërohet me përplot mistere por për një gjë nuk ka dyshime – ai ishte një talent i jashtëzakonshëm në punën e tij.

Këtë e deklaroi për Prive By Liberta Spahiu edhe kolegu i tij, Mr. Rex i cili u shpreh se “talentët e kanë gjithnjë rrugën më të vështirë”.

Ndërkohë detaje të reja janë bërë të ditura për muajt e tij të fundit.

Përkundër se kishte arritur të depërtonte në industri mes shumë vështirësish, si djalë ambicioz i rritur pa prindër, Festimi duket se kohë pas kohe nuk e ndjente më të vazhdonte në këtë profesion.

Bashkëpunëtorë të afërt pranë tij kanë zbuluar për Prive By Liberta Spahiu se ai e kishte përmendur si opsion edhe largimin nga Kosova si nevojë për diçka të re.

Isufi ishte autor libri mbi modën teksa në vitin 2020 ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

 

Abdixhiku godet ngecjen politike: Ndërsa të tjerët ndërtojnë aeroporte, ne shfaqje 48-orëshe

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se për propozimin e Qevrisë së Tranzicionit, “deri më tani kemi dëgjuar vetëm insistim në dëshira të njëjta partiake që nuk përcillen me një shumicë reale”. Ai pohon se sot askush nuk e ka shumicën, prandaj duhet zgjidhje, që nënkupton përgjigje ndaj kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili insiston në formimin e qeverisë nga opozita në krye me Bedri Hamzën.

Abdixhiku në rrjetin social në FB shkruan: “Nesër bëhet hera e 15-të që mblidhemi për të pritur rezultatin e njëjtë. Për më tepër, në horizont nuk duket fundi i kësaj praktike pa rezultat”.

Gjithsesi, deklaron se LDK-ja mirëpret secilën mundësi në funksion të daljes nga kjo gjendje, përfshirë takimin e përbashkët të ftuar nga Presidentja.

“Por që një nismë të ketë sukses, duhet të paraprihet me ide të reja. Insistimi në të vjetrat, edhe në takim, nënkupton komfort dhe bllokim të mëtejmë”, shprehet ai.

“Dhe kriza vazhdon. Jo vetëm kjo parlamentarja, por ajo e vërteta – ajo jashtë. Çmimet e larta bërtasin, pagat vazhdojnë të mbesin të pamjaftueshme, faturat e energjisë rriten, e asnjë projekt madhor nuk ecën më. Vendet përreth ndërtojnë aeroporte, spitale e centrale. Tek ne disa gjejnë komfortin në shfaqje 48-orëshe pa asnjë rezultat”, shprehet Abdixhiku.

Postimi i plotë:

TË NGJASHME:

Qeveria tranzicionale e propozuar nga Abdixhiku – ja si i përgjigjet Kurti

A po e ndryshon AAK-ja qëndrimin për Haxhiun si kryeparlamentare? Ja çfarë u konfirmua sot

Një ditë para tentativës së 15-të për konstituimin e Kuvendit në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin, e ftuar ishte deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

Kadriaj foli për qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje karshi kandidatës për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiut.

“Nuk e kemi obligim me votu Albulena Haxhiun, dallon zgjedhja e kryetarit me atë të nënkryetarëve, sepse kjo është e përcaktuar dhe dihet saktësisht” tha deputetja.

“Ne nuk jemi të interesuar me hy në koalicion dhe nuk do të hyjmë në asnjë koalicion me ta, hyni dhe shihni kur kandidat ka qenë z.Kadri Veseli hyni e shihni deklartat e Albin Kurtit e të Albulena Haxhiut” shtoi mes tjerash.

Deputetja kritikoi edhe propozimin për votim të fshehtë për kryeparlamentaren.

Kadriaj tregoi se nuk kanë pasur asnjë kontakt si AAK me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Cufa” i urtë dhe i dashur, viktimë e dhunës – ja si ndodhi ngjarja që tronditi Ferizajin

Isuf Hasani, apo siç njihet nga banorët e Ferizajt si “Cufa”, e i cili është me aftësi të kufizuara, është sulmuar brutalisht para dy ditësh në sheshin e këtij qyteti. Sulmuesi i tij dyshohet se është një i mitur.

Agon Zhinipotokun, i cili tash e gjashtë vite kujdeset për të dhe familjen e tij tha se Cufa është sulmuar edhe më herët, por se ky është rasti më i rëndë.

“I ka nja gjashtë vite që kujdesna për ta, për Cufën dhe nanën e tij që është e sëmurë prej kancerit. Jemi tash si pjesë e familjes. Ka ndodhë edhe raste tjera, por ky është më i rëndë. Ky është person me aftësi të përhershme të kufizume”, ka rrëfyer ai për Reporteri.net.

Gjatë intervistës, në stacionin e Policisë është futur i dyshuari për sulm, i cili e ka pranuar se e ka grushtuar Cufën, me arsyetimin se e ka ngacmuar.

Zhinitpotoku ka thënë se nga frika, Cufa i ka thënë se është rrëzuar në shtëpi. Ai e përshkruan Cufën si njeri të urtë, të dashur e që e duan të gjithë.

“Ka pas gjakderdhje prej hundës. Mavijosjet iu kanë bë tek sot. Prej frikës më ka thanë jam rrëzu. Është një person i rritur jetim. I kanë vdekë katër motra, tre vëllezër dhe babai. Njerëzit e dojnë shumë, e respektojnë e sillen mirë me të”, shtoi ai.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Ata kanë nisur procedurat për shikimin e kamerave të sigurisë, për të zbuluar rrethanat e rastit.

“Sot rreth orës 11:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë përmes rrjeteve sociale lidhur me një incident, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht një person me aftësi të kufizuara, i njohur si “Cufa”. Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, janë angzhuar dhe kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar, i cili është ftuar në stacion për intervistim.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë në sheshin e qytetit. Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka nisur procedurat për shqyrtimin e kamerave të sigurisë me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit”, kanë deklaruar nga Policia.