Një tjetër ‘po’ për Osmanin – takimi i së enjtes me liderët politikë zgjerohet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja, për këtë të enjte”, ka thënë Xhemaili.

Presidentja Osmani pritet të nisë një seri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe tashmë u ka dërguar ftesa për takimet e para liderëve të partive politike.

Ndërsa më herët për Indeksonline kanë folur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, duke konfirmuar se kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga presidentja Vjosa Osmani.

‘Qeveria s’po formohet, por biletat po rezervohen’ – Kurti nënshkruan kontratë udhëtimi prej 343 mijë euro

Ndërsa vendi ende po pret formimin e Qeverisë së re, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon të nënshkruajë kontrata të mëdha financiare. Njëra prej tyre është ajo për shërbimet e udhëtimit ajror për tre vitet e ardhshme, shkruan Insajderi.

Sipas kontratës së publikuar në platformën e prokurimit elektronik, tenderi i është dhënë kompanisë “AS Travel Club” Sh.p.k., me një vlerë të përgjithshme prej 343,007 euro.

Marrëveshja do të mbulojë nevojat e udhëtimeve ajrore të zyrtarëve qeveritarë për periudhën 2025–2028.

Kontrata pritet të nënshkruhet me 13 maj (e martë) 2025, ndërsa data e dhënies së saj është shënuar më 30 prill 2025.

Tenderi është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ku kanë konkurruar gjithsej gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa oferta fituese ka qenë më e ulëta nga të gjitha, për dallim nga oferta më e lartë që kishte arritur deri në 346,290 euro.

Kujt i dridhet dora? – VV thotë Albulena merr 70 vota

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se PDK, LDK e AAK po përdorin standard të dyfishtë duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e votimit për kryeparlamentar, përmes votës së fshehtë.Ai në një intervistë për Gazeta Blic, tha se opozita nuk është e sigurt për deputetët e saj për votën e tyre për Albulena Haxhiun.

“Është standard i dyfishtë, edhe anëtarët e Kushtetueses edhe shumë pozita të larta votohen me votim të fshehtë. Parlamenti i ka dy mënyra për të votuar, publike dhe të fshehtë. Mendoj se këta kanë pasiguri pasi shumë deputetë të opozitës kanë thënë se mund të votojnë kandidatja dhe të vazhdohet tutje. i kemi parë deklaratat. Andaj këta nuk kanë guxim sepse kanë frikë se do të votohet dhe kandidatja do të kalojë”, u shpreh ai.Deputeti tha se është i bindur që me votim të fshehtë, Albulena Haxhiu do t’i marrë 70 vota.

 

“Deputetë të caktuar nuk guxojnë të votojnë në mënyrë të hapur pasi mund të ndëshkohen nga partitë. Andaj e kemi parë të arsyeshme që të bëhet votimi i fshehtë dhe të shohim a do të kalojë Albulena Haxhiu dhe mendoj se me votim të fshehtë do të votohet me deri në 70 vota, siç e dimë ne në parti”, theksoi ai.Megjithatë, Bajqinovci nuk përmendi emra.

“Ata vetë e kanë shprehur, edhe publikisht kanë thënë. E kanë thënë nëpër media, s’dua të përmend emra sepse po bëhen objekt i mediave dhe edhe i partive të tyre, por ne kemi thënë edhe ne edhe kryeministri Kurti se nuk negociojmë me pozitën e kryetarit të Kuvendit, për qeveri po, mund të ketë negociata”, potencoi deputeti për Gazeta Blic.Sa i përket numave, ai tha se i kanë 57.

“Ka pasur mungesë të deputetëve në seancën e kaluar sepse ne i kemi çdoherë 57 vota”.Po ashtu, ai theksoi se nuk do ta ndryshojnë emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit dhe se negociata mund të ketë vetëm për qeveri.

“Mendoj se opozita duhet të reflektojë dhe kur të përfundojë çështja e Kuvendit, atëherë të shohim se kush i ka numrat për formimin e qeverisë”, deklaroi ai.Bajqinovci tha se me propozimet që po bëjnë partitë për emra për kryetar të Kuvendit, po tentojnë ta theyjnë grupin parlamentar të VV-së.
“Opozita po tenton ta thyejë grupin parlamentar duke propozuar emra të ndryshëm. Ne e kemi propozuar gruan më të votuar në Kosovë për kryetare të Kuvendit dhe që ka përvojë më së shumti parlamentare. Këto janë vendime të partisë të cilat merren”, përfundoi deputeti Mefail Bajqinovci.

Presidentja fton partitë në takim – PDK-ja del me këtë qëndrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 15 maji, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë, pas ngërçit politik në vend.

E lidhur me këtë për Indeksonline kanë folur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Nga PDK-ja për Indeksonline thanë se Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani.

‘’Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja.Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë’’, ka thënë Faton Abdullahu – zëdhënës i PDK-së.

Ngërçi politik në Kuvend – Osmani merr këtë veprim

Dështimi për të 14-ën herë i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të reagoi rreth kësaj situate.

Osmani tashmë ka ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend. Presidentja ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka thënë ai.

Ky takim vjen pas shprehjes së gatishmërisë së Presidentes Osmani për të pritur liderët e të gjitha partive politike në një takim gjithëpërfshirës, nëse ata e konsiderojnë të nevojshëm një angazhim të tillë.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim’’ – Rama ndan momentin prekës me Thaçin nga Haga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë ka folur në telefon me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë.

Përmes postimit në Facebook, Rama thotë se telefonata me Thaçin ishte tejet prekëse, transmeton Klankosova.tv.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama ndër të tjera.

Kjo telefonatë vjen një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, rezultatet e së cilës shkojnë në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të një personi të kërkuar për një vepër të rëndë penale.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në përputhje me ligjin, është publikuar fotografia dhe të dhënat identifikuese të personit të kërkuar:

Emri dhe mbiemri: Kujtim (Selim) Alimusaj
Datëlindja: 25.07.1981
Vendbanimi: Fshati Strellc i Epërm, Pejë
Vepra penale: “Vrasje e mbetur në tentativë”

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, të kontaktojë menjëherë organet e rendit.

Numrat për kontakt:
192 (numër emergjent)
0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 (Drejtoria Rajonale Pejë)

E-mail: info@kosovopolice.com

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbulimin dhe arrestimin e tij. Policia garanton ruajtjen e anonimitetit për të gjithë ata që japin informacion.

Çfarë ndodhi në banesën e Festim Isufit? Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e disenjatoritt Festim Isufi, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në banesen e tij.

 

 

 

Në një përgjigjje për Indeksonlinen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, thuhet se  prokurori kompetent ka hapur tashmë rastin “Hetim mbi vdekjen”.

“Iu njoftojmë se prokurori kompetent ka hapur rastin “Hetim mbi vdekjen” dhe është duke e proceduar çështjen në fjalë“, thuhet në përgjigjjen e prokurorisë.

Ndryshe të premten Prishtina është tronditur nga kjo tragjedi, ku dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”. Dyshohet se 34 vjeçari ka therë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Tronditëse: Sulmohet ‘Cufa’, qytetari me aftësi të kufizuara nga Ferizaj

“Cufa”, një qytetar i Ferizajt me aftësi të kufizuara, është sulmuar fizikisht dy ditë më parë.

Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur aktivisti ferizajas, Agon Zhinipotoku.

“Kush e rrahu Cufën, djalin ma të mirë e më të urtë të qytetit tonë, a nuk ju mjaftoi që u rritë jetim dhe i vdiqën 4 motra e 3 vëllezër, e nana e tij e sëmurë me kancer me vite, veç edhe me rrah kështu”, shkruan Zhinipotoku.

Rrahjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se një person është identifikuar dhe është ftuar në stacionin policor për intervistim.

“Sot rreth orës 11:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë përmes rrjeteve sociale lidhur me një incident, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht një person me aftësi të kufizuara, i njohur si “Cufa”. Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit e stacionit policor në Ferizaj janë angazhuar dhe kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar, i cili është ftuar në stacion për intervistim”.

“Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë në sheshin e qytetit. Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka nisur procedurat për shqyrtimin e kamerave të sigurisë me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit”, tha Veseli.

A do të jetë hiti i verës? Rozana Radi rikthehet fuqishëm, gati dueti surprizë me dyshen e njohur

Këngëtarja e njohur Rozana Radi është përgatitur fuqishëm t’i rikthehet skenës muzikore.

Më anë të një postimi në Instastory”zbuloi që ka gati duetin ku kësaj radhe do të vijë bashkë me Noizyn dhe Young Zerkën, shkruan Indeksonline.

Kënga titullohet “Lulebore” dhe pritet të promovohet së shpejti.

Kujtojmë se Radi arriti të bënte për vete mijëra ndjekës gjatë qëndrimit të saj në “BBVA”.

 

TË NGJASHME:

Debate të forta në post ‘Big Brother VIP Albania’, për pak sa nuk eskaloj në përplasje fizike